24 ore lajme: Denohet me arrest shtepie sepse nuk e nxinte burgu Denohet me arrest shtepie sepse nuk e nxinte burgu ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 14 March, 2008 07:37:00 Një gjykatë në Sicili ka vendosur se një mafioz i dënuar do ta kryejë atë në shtëpi, pasi është shumë i shëndoshë për burgjet italiane. Saldatore Ferranti, 36-vjeçar me peshë 262 kilogram do të kthehet në shtëpi pas gjashtë muajsh në katër burgje italiane. Rojet në dy burgjet e para thanë se vazhdimisht kërkonte ndihmë. Rojet në burgje të tjera thonë se nuk kishin asnjë shtrat për të, as dera e banjës nuk e nxinte.