24 ore lajme: Finlandë, shkon në bibliotekë të rinovojë librin 100 vjeçar Finlandë, shkon në bibliotekë të rinovojë librin 100 vjeçar ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 14 March, 2008 01:36:00 Një student në Helsinki mendoi “më mirë vonë se kurrë” kur ktheu në bibliotekë një libër që e kishte marrë 100 vite më parë. E vërteta është se librin nuk e kishte marrë studenti, por familjarët e tij. Biblioteka kishte hequr dorë prej librit, dhe punonjësit mendonin se s’do ta shihnin më kurrë volumin “Vartija” të vitit 1902, një periodik shumë popullor në atë kohë. “Një shënim i vjetër i ngjitur mbi libër shkruan se gjoba në rast vonese është 10 peni në javë”, thotë punonjësja, Minna Saastamoinen. Ngjitësja brenda kapakut e shkruar me shkrim të dalë mode lexon se libri është marrë hua në fillim të shekullit të kaluar. Finlanda njihet për rrjetin e gjerë të bibliotekave, duke qenë se ka 9000 të tilla për 5.3 milionë banorë