24 ore lajme: Arkëtarja arratiset me 1 milion euro, e spiunon burri Arkëtarja arratiset me 1 milion euro, e spiunon burri ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 08 March, 2008 02:55:00 Një arkëtare që punonte në një degë të bankës “Raifeisen” në Bosnje u arrestua, kur bashkëshorti tregoi se ajo ishte arratisur me 1.1 milionë euro (1.68 milionë dollarë) të depozituesve të bankës. Sanja Meseledzija-Gvozdjar, 33-vjeçare mori lejen në bankën “Raiffeisen” në kryeqytetin boshnjak për t’u larguar me pushime shtatorin e kaluar dhe që nga ajo ditë s’është parë më në punë. “Ajo u arrestua këto ditë”, thotë shefi i policisë Gojko Vasic. Sanja dyshohet për përvetësim fondesh nga llogaritë e depozitave të bankës nga dhjetori 2006 në shtator 2007. Bashkëshorti i saj ka qenë ai që e ka raportuar në polici. Ai ka kërkuar divorc dhe ka ndryshuar emër