24 ore lajme: Çon djalin në ndeshje me aeroplan se ka trafik Çon djalin në ndeshje me aeroplan se ka trafik ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 08 March, 2008 08:53:00 Robert Kadera duhet të çonte djalin në ndeshjen e tenisit në Illinois. Që të mos vonohej 45 minuta në trafik i lindi një ide origjinale. Problemi i vetëm ishte ulja pa leje. 65-vjeçari inxhinier e uli djalin 14-vjeçar me aeroplanin me katër vende “1949 Piper Clipper” në fushën pranë klubit të tenisit, por duhet të bënte dy rrotullime në ajër ndërkohë që merrte lejen nga autoritet. Ai u arrestua sapo u ul dhe policia rimorkioi edhe aeroplanin. “Herën tjetër do të ngas”, thotë ai.