24 ore lajme: Angli, i dhuron këpucët 70-vjeçare muzeut Angli, i dhuron këpucët 70-vjeçare muzeut ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 08 March, 2008 04:22:00 Një grua në Angli i ka dhuruar muzeut një palë këpucë të cilat i ka veshur për gati 70 vite. Kathleen Dodd nga Hartlepool ka marrë këpucët e kafenjta si anëtare e Ushtrisë së Terrenit gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Këto janë këpucët e ushtrisë, të cilat ishin pjesë e uniformës. Duhet të dorëzonim gjithçka pas luftës, përveç këpucëve”, thotë 87-vjeçarja. Ajo thotë se i ka veshur këpucët gjatë tre viteve të shërbimit ushtarak dhe vazhdoi t’i vishte për shumë vite më vonë. Dodd thotë për “Daily Telegraph” se me këto këpucë ka njohur bashkëshortin. “S’e di pse i kam ruajtur”, thotë ajo. “Besoj për një arsye sentimentale, pasi kam shumë kujtime të bukura me to. S’kam dashur t’i heq asnjëherë, pasi më kujtojnë kohët më të bukura të jetës sime”, shton ajo