Përshkallëzim paralajmërues i një teposhtëze të madhe
1.
Në Mitrovicë, të hënën, u ngrit përshkallëzimi në përpjekjen e qendrave të ndryshme të pushtetit për të administruar Kosovën pas shpalljes së pavarësisë. Liderët e serbëve të Veriut testuan vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare për të administruar tërësinë e territorit të Kosovës sipas planit të "shpalljes së koordinuar të pavarësisë". Rezultati i kësaj sprove, ndonëse mund të jetë rezultat fillestar, është si vijon.
Pas BE-së, edhe UNMIK-u u largua nga pjesa veriore e Kosovës, dhe nga aspekti i pranisë ndërkombëtare, e vetmja forcë që rri është KFOR-i. Liderët e serbëve të Veriut, me dirigjim të qartë operativ nga qarqe të sigurisë nga Beogradi, arritën që me forcë ta delegjitimojnë çfarëdo pranie ndërkombëtare civile në Veri, e vrulli me të cilin reaguan të hënën ndaj KFOR-it është sinjal shkallëzues mes forcave të NATO-s dhe "civilëve" serbë, të cilët treguan aftësi të mjaftueshme ushtarake për të mbajtur tërë pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës nën kontrollin e zjarrit të snajperëve.
Nga aspekti strategjik nuk mendoj se Beogradi dhe as liderët e serbëve të Veriut mund të besojnë se kjo gjendje do të mbetet e pandryshuar. Më shumë ka qenë një lëvizje e fortë taktike ofensive, e cila përzuri administratën edhe ashtu të dobët të UNMIK-ut nga Veriu, në mënyrë që tash e tutje të zhvillohen negociata të brendshme se si do të kthehet m‘u ai UNMIK, por jo edhe se si do të vendoset atje BE-ja.
Edhe pse nuk u përmend kund, aksioni i së hënës qe i drejtuar nga EULEX-i dhe prania ndërkombëtare BE-SHBA e përmbajtur në ICR. Edhe po të kthehet, me shumë mund, gjendja në situatën e mëparshme, ajo do të jetë situata e nëntë viteve të kaluara, pra, e "ndarjes së butë" të Kosovës.
2.
Ngjarjet e së hënës nuk janë jashtë kontekstit të përgjithshëm, pra nuk janë as befasi. Në Serbi, mes pothuaj të gjitha forcave politike, me përjashtim të Partisë Liberalo-Demokratike të Çedomir Jovanoviqit, ekziston konsensusi për "ndarje të butë" të Kosovës, me synim krijimi të "konfliktit të ngrirë".
Për më tepër, me rënien e qeverisë "Koshtunica", dhe me hyrjen në fushatën për zgjedhjet e 11 majit, Kosova do të bëhet poligon për ushtrim "patriotizmi" te të gjitha partitë e përmendura, me përjashtimin e përmendur.
Fushata zgjedhore serbe, pra, nuk do të anashkalojë Kosovën, sepse për zbatimin e operacionit për "konflikt të ngrirë" është identifikuar momenti ideal, ///////////////m‘u tranzicioni, pra kalimi i kompetencave prej UNMIK-ut në institucionet e Republikës së Kosovës dhe të misionit të BE-së, 120-ditëshi i paraparë në Paketën e Ahtisaarit. Brenda këtyre 120 ditëve ishte paraparë që Kosova ta ndërtojë sistemin e vet kushtetues-juridik, në bazë të rekomandimeve të Presidentit finlandez dhe pastaj t‘i marrë në duar kompetencat shtetërore nga UNMIK-u, minus sundimi i ligjit që do t‘i mbetej EULEX-it.
Në rast se gjërat zhvillohen si deri tani, ka gjasa të mëdha që ky synim të dështojë. Me refuzimin e Beogradit, paketa "Ahtisaari" do të mbetet e pazbatueshme në ato pjesët që kanë të bëjnë me bashkëpunimin Kosovë-Serbi për të drejtat e serbëve të Kosovës. Institucioneve të Kosovës, atëherë, do t‘u mbesin të gjitha obligimet e Paketës, por jo edhe benefitet e funksionimit unik shtetëror. Përkthyer në përditshmëri, kjo do të thotë, për shembull, se institucionet kosovare do të kenë obligim të formojnë komuna të reja të banuara pothuaj vetëm me serbë, por ato nuk do të funksionojnë brenda sistemit juridik kosovar.
Qëllimi i Beogradit është që të demonstrojë se paketa e Ahtisaarit vlen për shqiptarët, po jo edhe për serbët në Kosovë. Dhe, kjo do të kuptohet pas një kohe relativisht të shkurtër në Prishtinë, me çka do të rriten pyetjet edhe në opinion publik, edhe brenda institucioneve të vendit, për obligueshmërinë e zbatimit të rekomandimeve me të cilat u kushtëzua pavarësia e Kosovës.
3.
Fundi i tranzicionit UNMIK-Kosovë-BE është tash i pasigurt. Politika e Beogradit, e mbështetur fuqimisht nga Moska, ka përcaktuar vijën ndarëse të aktorëve ndërkombëtarë, me BE-në që duhet të mbikëqyrë institucionet e Republikës së Kosovës dhe UNMIK-un që duhet të rrijë e të legjitimojë institucionet paralele serbe të Kosovës.
Frikësimi i OKB-së që të mos tërhiqet nga Kosova në afatin e paraparë do të mund të shkaktojë jo vetëm dy realitete paralele të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovës, por të kontribuojë edhe më në mungesën e koordinimit të tyre, me çka rrjedhimisht do t‘i kontribuohet edhe më tej dobësimit të funksionimit shtetëror në Kosovë.
Që tani po ngrihet vetëdija brenda një pjese të bashkësisë ndërkombëtare se do të duhej të rifillojnë bisedimet mes OKB-së dhe BE-së për të parë se si të akomodohet fundi i tranzicionit. Dhe, po qe se krijohet hapësira e negociatave, atëherë në të do të hyjnë edhe Serbia, e rrjedhimisht edhe Rusia. Ministri i Jashtëm serb, Jeremiq, ofroi para ca kohësh miratimin e Serbisë për praninë e EULEX-it në Kosovë, nëse bëhet me Rezolutë të OKB-së. Nga dera e vogël, kjo do të mund të rihapte negociatat për Kosovën në OKB.
4.
Këto ditë do të përcaktohet rrjedha e ngjarjeve për një kohë disavjeçare. Njëri prej opsioneve, i cili do të përsëritet në qarqe diplomatike, por edhe në opinion publik, është se Kosova edhe ashtu ka qenë e ndarë dhe ka funksionuar deri në pavarësi, e këtë mund të bëjë edhe në të ardhmen deri sa të mos integrohet Veriu. Mendoj, për disa arsye, se do të ishte qasje e gabueshme nëse legjitimohet gjendja e tanishme.
E para, gjendja e tanishme do të çrregullojë jetën politike në Serbi, e edhe më shumë në Kosovë, me "ndarjen e butë" si çështje që konsumon energjitë edhe ashtu të varfra politike të vendit, i cili përballet me sfidat enorme të ndërtimit të shtetësisë.
E dyta, gjendja e tanishme çrregullon tërësisht funksionet e shtetit. Që prej një muaji, kufiri në Veri nuk ushtron funksionet e doganës. Me këtë, hapësira e Veriut shndërrohet në hapësirë të lirë kontrabandimi, me implikimet e veta të forta të sigurisë (forcimi i krimit të organizuar), ndërsa institucionet e Kosovës mbeten pothuajse pa të vetmin burim buxhetor.
E treta, mund të pengohet funksionimi i tërësishëm i shërbimeve publike, si furnizimi me ujë, hekurudha, linjat telefonike e të tjera.
Dhe e fundit, jo për nga rëndësia, ndarja faktike e Kosovës, me pamjet si ajo e Mitrovicës të hënën, do të ndikojnë negativisht në njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës nga shtetet e Botës së Tretë, të cilat në vorbullën e paragjykimeve e vlerësimeve ekstreme që mund të bëhen rreth Kosovës në OKB, zgjedhin pritjen deri sa të mos sqarohet gjendja në Kosovë.
Përshkallëzimi i së hënës në Mitrovicë mund të jetë indikator i mirë i drejtimit që e pret Kosovën në muajt e ardhshëm të tranzicionit, cili do të duhej përmbyllur para fillimit të verës.
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (3 vendosur):
Kjo ceshtje me sa duket u anash kalue e nuk u muaren masa.nuk duhej shpallur Pavarsia pa u siguruar e sqaruar Mitrovica.Ja qe dardha e pask bishtin Prapa.
Z.Veton Surroj paraqet platforma dhe parashikime e pershkallzime qe jane te rrezikshme per KOSOVEN Shtet Sovran e i pa varun.
Cfar te drejtash ka sot Qeveria eKosoves per Mitrovicen????,a ka polici?? nuk diskutohet por a ka forca te armatosura??.ku jane ata oficer???? madhor qe para disa ditesh than k
emi marr masa ngjarje te tilla te mos perseriten.
Cfare do ti thoni Populli????Ku esht amaneti i Deshmorve ndershekullor per dardanin.Shume dolli u ngriten,shume brohoritje,pergzime,urime.Une me gjithse jam i moshuar e mjaft i semur PASI KOSOVA SHPALLI PAVARSIN e ndeiej vehten me mire,dal shetis,pi nga nje birr per kosoven me shket e mji ne shenje Gezimi.Nuk kam shkuar ne klinika e spitale.Ne fizikoterapi perpar monitori shenonte maksimum shifren 28-30 e tani arrin ne 40-50-deri 60,pra me i lehtsuar,ne gjendje me te mire..
Po nuk jam vetem Une,ka shume te tjere.Kudo qe shkoj me thone a je i gezuar per Kosoven????Shume ju pergjigjem.Me duket vehtje me i fort me dy Shtet,me 5 miljon banor.
Por pa u thare boja e deklerates per Kosoven shife cfa ndodh ne Shqiperi ,Ngjarja e Liqenit shperthimi tragjike etj qe ulin imazhin dhe Forcen para e prapa veprimeve.
Shqiperia halle madhe c te zgjidh me pare,ska kohe te merret me Kosoven dhe hapsirat bosh i plotson Serbi.Bile nuk perjashtohet qe te kete veprimtari agjeturor ne kete ngjarje te Tirane.Ashtu qoft ishalla ska.
Per Deklaraten e Kosoves kam patur vretje,ASGJEKUNDI nuk vjen era e shkakut te fitores se Pavarsise bile ase ceshtja Gjuhesore,Ceshtjet arkeologjike si Popull me i vjeter Dardan,Ase LuFTRAT E ZHVILLUARA as ngjrjet epokat qe kane Influencuar.(Por gati jane te vejn persona e Jo KUVENDE E KRYENGRITJE PERgjkashme'Kacanikut i Raft Pika/Shtat Sahat u ther me thika,..Nuk po din cka esht frika.ose Sef Kosharja i PARI fisit/ Hija me paska Maja e list/hije me ka o shokt e mij/Kam dhene jeten per Shqiptari."Por duke biseduar me akademik Sami Repishtin rreth perpjekjeve te Shqiptarve per Liri e Pavarsi me tha "mos harroni Azem e Shote Galicen Ata jane luftetar te mdhaj...simbil i rezistences.. me mira njerz jan vra kane vdekur burgjeve jane ba sakrifica te mdha----U shperblye puna e bere nder shekuj,.U realizue andrra e kahershme Shqiptare" nder te tjera keto jane fjalet e ketj Patrioti te madh intelektuali te shquar qe ngrit zerin deri ne kup te qellin ne organet e shtypit Kombetar e nderkombetar per ceshtjen e kosoves dhe cameris,deri edhe referime ne Senatin e Kongrsin Amerikan.")Por menduem se kjo esht kosnsultuar me B>E.???????
Edhe ne qeverin e pare jam konsultuar qe jo lepe peqe per gjithshka,sepse Serbin as rusi qe e ka nip nuk e njef sic e njef Kosova??!!!!Pra Deklarata duhet thoshte KUFIT E KOSOVES JANE TE PA PREKSHEM.Ato mbrohet nga Populli Shqiptar dhe Forcat e armatosura te KOSOVES.Pra ju me perkulje e perulje por dhe me Gjoks e force.
Urojm qe te bni kthes dhe mos zhgenjet askush per asnje moment.
Fatbardh Doci
Bashkpuntor Shkncor
New York
19 Mars 08
keta nuk dijten te thojne jo jo.Po keta dijne te thojne po po ede m.. po.
Dhe keshtu me kete paket e shkaterrojne kete pak kosove qe na ka mbet.Po edhe ky plane e bene copa copa dhe sjet kurgja.jete vetem pasunija e ketyre kontrabandgjijve.Qe shesin token e kosoves si mu kane tok private.Po kane met pak avni Rrustema.Po gjithmone pak kishin luftue per kete shqiptari.E pushtetin gjithmone tradhtaret te shiturit.Patriotet luftojne pushtetin tradhtaret.Po mire ke ceke ate kohe Po vetem me shiqu t kaluaren dhe te tashmen e sheh se gjithmone keshtu ishte ku ka shqiptare si shkretetire.Se kete dojne tradhtaret anmiku .kete po lejojme ne populli jone.
Si jena punet i kena.Adem Demaqi Thote:3% luftuan aq liri kena.
Koha e krijimit te kombeve,thuaja se sot eshte e harruar,kete e dijme te gjithe,fatekeqesishte tek ne ndodhin si per cudi keto gjera.Qe nuk eshte normale te ndodhin-dhe shpresojme te mos ndodhin.Kshtu gabuan ata Shqipetare te ketyre Trojeve qe ne kohen e ish-jugosllavis e nderruan identitetin e tyre dhe u bene jugosllav,ne kete menyre perfituan leverdi personale,familjare,klanore,partiake etj.Por shpresojme se sot me nuk do veprojne si atehere...Tash edhe pse e Shpallen Mevetesin dhe Ndarjen nga Serbia,por njekohesishte edhe nga Nana jone Shqiperi nuk u bene nje me te-fatekeqesishte?!!Por kjo dukuri qe po degjohet edhe neper media,pastaj neper shtypin kinse publik ketu ne Kosove fatekeqesishte po e impulsojne kete krijim te nje kombi artificial.Qe do ta conte Kosoven dhe Shqipetaret e saj edhe disa vjet te veprojne dhe punojne se koti.Edhe pse nje krijes te tille nuk e kemi arritr te e degjojme ende nga ndonje parti politike cfardo qofte ajo,por se ne media sidomos ato vizuele eshte be nje ndikim qe te thuhet ky term-KOSOVARE.Ne edhe pse jemi te nje pjese tjeter te Shqiperise Natyrore,kemi pa te arsyeshme qe ta ngrisim zerin kunder kesaj dukurie-ju kerkojme falje nese mendoni se e keni mire-por koha do ta tregoj kete si ju thojne vllezrit tuaj ende te roberuar.Si Preshevare,Bujanovas,Medvegjas etj po i lusim vllazerit tane ne Kosoven e Pavarsuar te mos e nderrojne identitetin Kombetare.Te punojne edhe me me ngulm dhe ta bejme realitet Bashkimin Kombetare,askushnuk na ka ndaluar,te jeni te bindur per kete,por sa kemi mbejll edhe aq kemi korre.Sepse se paku 30% e popullates duhet te hyje ne nje lufte qe te imponojnje zgjidhje,apo se paku duhet te kete nje politike teper te forte .Ne si Shqipetare te asaj pjese te Shqiperise ende te pacliruar nga pushtusi, jemi angazhu edhe gjate diteve te nxehta kur eshte Shpall Pavarsia qe te jemi sa me afer.Te i ndihmojme nese e kerkon nevoja,qofte edhe me jeten tone(kete do e tregoj koha sepse nuk mundemi tash te nxjerrim ne pah sekretet).Por fatekeqesishte kemi pare se disa gjera nuk jane si duhet,si p.sh:kemi pare pjestare te njesive te armikut qe jane veshur ne rrobe civile dhe qe jane fut ne Kosove per te protestu.Bile disa prej tyre kemi arrit te i shohim edhe arme,qe i ekspozonin mes vete si shenje moralizimi mes tyre frigacakeve.Pjestaret e tille kane qene te Xhandarmerise,pastaj te njesise parashutiste,pastaj sa kemi pare ka pas edhe kso Car Llazarista, etj.Keto kemi arrit me i pa edhe me sy normal,pos qe disa here i kemi pare edhe nga optikat.Per kete pjestaret e SHPK-se fare nuk jane sjelle si duhet por teper kan qene "demokrat",kan qendru vetem duke u largu.Pos qe KFOR-i ka qene me plotekuptimin e fjales rigoroz dhe strikt ne veprime sic i kishte shpreh edhe me heret.Prandaj po ju flasim me gjuhen e Zemres O Shqiptare kudo qe jeni,O SOT O KURR TE JEMI NJE,NUK KEMI NEVOJ PER ASGJE TJETER POS PER UNITET.VLLAZEN SHQIPETARE JEMI NJE DHE SI MISHI E ASHTI TE PANDASHEM TE QENDROJME-JU LUTEMI.Sepse shume mire e dijme se lufta frontale eshte me e lehta,ne krahasim me llojet e tjera te luftrave.Prandaj mos te mendojme se ka perfundu nje lufte vetem kur jane harruar frontet.Por lufta e Zemres tone(teper e gjere qe eshte-deh gjithecka duhet te pastrojme ne veten tone:qe nga personailteti,gjuha,feja,kultura,etj shume cka kemi te huaj) nuk do te perfundoj deri sa jemi anash RRUGES SE SHENJTIT TONE GJERGJ KASTRIOTI(mos ta mashtrojme veten dhe Atdheun me fraza boshe qe kem dite dhe dijme ende me edhe sot me i dhene).Lufta speciale ne percarjen e popullit tone(te Kosoves)ka fillu ne vitin 2001(pasi ka perfundu lufta e UCPMB-se).Kjo lufte eshte ne percarjen kombetare dhe fetare.Kete e argumentojme edhe me te dhenat e shume rasteve qe kan ndodhur ne Presheve e gjetke,ku e kemi verejt qarte se cili eshte qellimi i Serbise.Mbajeni mend se baza e kordinimit te veprimeve speciale te serbise kunder Kosoves eshte ne Bujanoce dhe Presheve(duke i infiltruar shume te ashtuquajtur ushtare te ish asaj UCPMB-je).Sepse ne kete menyre shume me lehte kane depertuar ne Nacionalistete Kosoves dhe Shqiperise londineze)-kjo eshte per veprimtarin e Beogradit permes politikes percarese.Nje shembull po e them shkurt(pa i dhene emrat e mbiemrat e ketyre njerezve:nga kufiri administrativ mes Kosoves dhe Presheves jane se paku 30 veta qe e sigurojne Serbine kendej ne territor te Kosoves,sa qe thene sakt nuk mundesh te shkosh ne ate drejtim pa ra ne syrin e tyre.Kurse Shkupi(nenselia ne Presheve)dhe baza e dyte kordinative eshte ne Tregun e ri(keto dy seli jane per veprimet speciale ne percarjen fetare).Edhe per kete kemi shume informacione,sa qe disa here per ndonje Shqipetare mund te jene te pabesueshme(por mund te ja vertetojme).Une e kam parashtru nje rast si argument te kesaj lufte speciale politike dhe fetare:kam qene i zene robe nga ushtrija sllave dhe ate ne tradheti(ata qe kan marre pjese neper luftra mund te e imagjinojne)dhe kur me kan pyet se cka je:jam pergjigj Shqipetare!!! ata Frenkistat dhe Pu-ja(qe na paten marre mbi vete pastaj te na trajtonin ata si dijne)kan bertit dhe me ngulm thonin nuk ka Shqipetare,as ktu as ne Kosove,por Kosovare!!!(kam qene i ri dhe nuk e kuptoja kete prapavij-por tash e kuptoj fare mire).Pasatj nje rast po mua qe me ka ndodh ne fshat nga Serbet(policia)ka qene tere sishte fetare(sepse ne te thuhej sipas shkive se Shqipetare nuk ka ne Presheve por"serbskimuslimani(fjale e cituar).Pastajrasti i Dashnim Hajrullahu ne shtepin e tij kur ka shku nje hoxhe i serbise(i fshatit tone)-por i dirigjuar nga UDB-ja ka fillu te kendoj dhe vallzoj ne gjuhe arabe!!!
-Prandaj nuk e shohim te arsyeshme fare qe te sakrifikohemi per nje kombe te ri-falso,sepse mjafte kemi ndryshu ne histori,prej nje pushtusi ne nje tjeter.Prej fese t'pare ne musliman,e valle ç'na mbeti te mos nderrojme,edhe kete gjuhe e kemi stermbush me barbarizma,ashtu edhe kulturen.Vetem ende nuk e ndrruam Kombin-Mos ndodhte kurr kjo...
E krijuat edhe nje krijese te re,por mos e gjymtoni ate me kombe e dreq,sepse atehere do ken Serbet fakte per te ç'rrenjos Ty(Kosovare)nga ky Troll.Sepse u krijove sot si kombe,kurse sllavi erdhe per disa shekuj para teje(e dijme nga historia)ne ballkan.
SHPRESOJME SE KJO DO NDIHMOJ SADO PAK NE TE KUPTUARIT ME TE QART DHE ME TE MIRE TE KOMBIT,FLAMURIT,GJUHES,DHE KESHTU NDOSHTA PAK DO MBETEMI NE RRUGEN E GJERGJ KASTRIOTIT,QE FATEKEQESISHTE DISA GARDA SI E KOSOVES ETJ DISA E KAN MARRE MBI VETE-POR FARE NUK E KAN NDJEKUR:LUFTEN,POLITIKEN,BESEN,FEJEN,ETJ ETJ TE ATIJ TRIMI ME TE MADHE BOTROR,E JO VETEM SHQIPETARE-KETE NUK E THEMI VETEM NE SHQIPETARET E PRESHEVES DHE QYTETEVE TE SAJ,POR E THON DHE E PRANON EDHE BOTA MBARE.
Shpresojme se ne fund do na degjoni kete ankese qe ua beme nga zemrat tona edhe pse shumica jemi te rinje-kem edhe disa pleq(mu ashtu si Keshilli Mbrojtes i Gjergj Kastriotit)qe kemi bisedu dhe jemi ra ne ujdi gjithe.Prandaj na degjoni mor vllezer sado pak qe mos te humbim ne te kesaj pjese te Atdheut(sepse shume me shume rrezikohet ekzistenca e jone nese ju(te krijoni Kosovar kombin).Nese do gaboni ne do te humbim nga faqja e dheut,ju lutemi ta kujtoni Amanetin e Gjergj Kastriotit.
Vendosni komentin tuaj