Faqja e Pare | Editorial | Dhuna ne Kosove denohet nga Washingtoni dhe New Yorku

Dhuna ne Kosove denohet nga Washingtoni dhe New Yorku

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Dhuna e djeshme në Mitrovicën veriore nuk kaloi e pavërejtshme dhe e padënuar nga zyrtarët e Kombeve të Bashkuara në New York dhe ata të administratës amerikane në Washington, të cilët tërthorazi akuzuan Beogradin për nxitje, duke i bërë thirrje që të ushtrojë ndikimin tek serbët e Kosovës të përmbahen dhe të ndalin provokimet. "Jam shumë e shqetësuar me atë që po ndodh në Mitrovicë dhe mendoj se liderët serbë duhet fuqimisht t'u tërheqin vërejtjen serbëve që jetojnë në Kosovë se nuk është koha për provokime", thuhej në deklaratën e Sekretares Amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice e cila gjendet në vizitë në Moskë, deklaratë të cilën e dha si kumtesë mbrëmë Departmenti i Shtetit. SHBA dhe Rusia kanë mendime të ndryshme qoftë për pavarësinë e Kosovës ashtu edhe për zhvillimet e djeshme ndërsa pritet që Kosova të jetë çështje e bisedimeve të sotme midis Sekretares Rice dhe ministrit të jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon e ka dënuar sulmin mbi policinë e UNMIK-ut dhe forcat e KFOR-it nga serbët në në Mitrovicë, duke thënë se UNMIK-u do të vazhdojë të ushtrojë mandatin dhe të marrë masat ashtu sic e obligon rezoluta 1244. Zëdhënësja e Kombeve të Bashkuara tha më tej se marrja e gjykatës ishte një sfidë direkte ndaj UNMIK-ut në ushtrimin e mandatit të tij në Kosovë dhe se masat e ndërmarra ishin në koordinim të ngusht me KFOR-in

Komente (1 vendosur):

Fatbardh Doci ne 18 March, 2008 11:43:10
avatar
Duhet Mure e jo tela ne mes Kosves e Serbise.
Asgje nuk e ka lidhur Kosoven me serbin pervec fqinjesia,por ehdhe asj ja pa sherrin jo vetem Kosova-dardania-Dalmatia,por gjith arberia.
ne shekullin e VII vershuen sllavet e Jugut dihet ata jane nje kombesi me Ruset.Por nuk kan faj shqiptaret nga Fluktacioni i popullsise.Kosovaret i pranuan por vershimet ishin pa kufi,Dardania Kosov u rrudh,por dhe u shtyp,u shkaperderdh,ne Serbi,mal te zi,Mqaqedoni,bullgari,.
Por kete duhet ta dine riset e serbet se Dardania esht TOKE e ARBERIS>-ILIRISE DARDABISE.
Fjala qe perdoret Kosova esht zemra e serbise .Ju kujtojm Serbve dhe origjina e tyre esht nga RUSIA
Ketu ne Amerik jane me qindra libra historike,filozofike,psikologjike,encikloped,etj qe tregojn nga kane ardhur SERBET dhe kur kan ardhur ne Ballkan

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0