24 ore lajme: Dikush duhet te sqaroje ministrin Mediu: nuk eshte ndertuar Tirana prane Fabrikes se Vdekjes por kjo e fundit eshte ndertuar nga Ministri prane Tiranes Dikush duhet te sqaroje ministrin Mediu: nuk eshte ndertuar Tirana prane Fabrikes se Vdekjes por kjo e fundit eshte ndertuar nga Ministri prane Tiranes ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 16 March, 2008 11:22:00 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha se shumica e reparteve ushtarake në vend ndodhen pranë qendrave të banuara për shkak të zhvendosjeve të popullatës. Zoti Mediu tha se Ministria që ai drejton ka një kontratë të vetme për çarmatimin e municionit dhe kjo është me një kompani amerikane. Janë çështje private e kësaj kompanie, tha ai, marrëdhëniet e saj me firmën shqiptare të kontraktuar për këtë qëllim. Zoti Mediu vazhdon te ngulmoje se ajo qe shpertheu aty ishte nje repart ushtarak. Vazhdon te kembngule dhe te thote se faji ishte i armatimit qe shpertheu. Ia vlen te theksojmne edhe ne per zotin Mediu: ajo qe shpertheu aty nuk ishte Repart Ushtarak dhe as Depo Armatimi. Ajo ishte nje Fabrike per cmontimin e Armatimit te vjeter dhe ishte ndertuar ne ate vend vetem ne vit me pare, pikerisht ne kohn kur minister i mbrojtjes ishte zoti Mediu dhe kryeminister Sali Berisha. Ministria e Mbrojtjes mund te kete nje kontrate te vetme me nje firme amerikane, por kjo ne asnje menyre nuk e cliron ministrine embrotjes nga detyrimi qe te dije se ne duart e kujt po ia dorezon ato tre mije ton predha te artilerise se rende, ne duart e kujt po shkojne mijere e qindra mijera djegore dhe kapsolla dhe ku shkojne kontenieret e ngarkuar me qindra tonelata tritol. Per zotin Fatmir Mediu edhe qyteti i Tiranes eshte ndertuar shume prane fabrikes qe shpertheu dhe qe mori jeten e dhjete veteve, edhe aeroporti i Rinasit ishte ndertuar shume prane fabrikes qe shprtheu, edhe autostrada Tirane Durres eshte ndertuar shume prane fabrikes qe shpertheu. Eshte edhe faji i Enver Hoxhes sigurisht. Ne jemi te sigurte qe do te jete ndonje cudi e madhe nese prokuroria shqiptare do te kete guximin te ngreje ceshtje penale ndaj qeveritareve shqiptare qe drejtpersedrjti apo ne menyre te terthorte jane perfshire ne nje krim te permasave te tilla.Ka shume te ngjare qe faji per shperthimin t'i mbetet tritolit qe nuk ishte rezistent sa duhet ndaj zjarrit. Ose mund te zbulohet edhe ndonje grup terrorist qe vepron nga jashte kufijve qe te heqe nga pushteti Fatmirin dhe Saliun sepse nuk ia duan te miren Shqiperise. Por nje gje nuk e ben dot as prokuroria dhe as makina propagandistike shteterore: te shpelaje ndergjegjen e perlyer te Berishes dhe ministrave te kabinetit te tij -qe lejuan krijimin e nje zone te minuar ne nje zone te banuar me qytetare shqiptare civile dhe te pafajshem, ku te poakten dhjete prej te cuileve humben jeten, dyqind e pesedhjete u plagosen dhe u shkaktuan deme te medha materiale -qe kishin lejuar dorezimin e te pakten tre mije ton municione te rrezikshme ne duar te njerezve te panjohur pa patur asnje dijeni se cfare behej me pas me to -qe lejuan te punonin gra dhe femije ne detyra xhenieresh te detyruar nga varferia dhe buka e gojes -qe mundohen t'i bejne bisht pergjegjesise dhe qe perpiqen te fshehin krimin e tyre Dhe shume te tjera Logjika e prapshte e ministrit shqiptar te mbrojtjes qe s'ka as moralin me te vogel te jape doreheqjen, duhet te sqarohet thjesht dhe shkurt: nuk eshte ndertuar Tirana shume prane Fabrikes se Vdekjes, por Fabrika e Vdekjes eshte ndertuar shume prane Tiranes Shikoni me poshte intervisten e Ministrit te Mbrojtjes Mediu dhene televizionit Zeri i Amerikes :