Faqja e Pare | Editorial | Dikush duhet te sqaroje ministrin Mediu: nuk eshte ndertuar Tirana prane Fabrikes se Vdekjes por kjo e fundit eshte ndertuar nga Ministri prane Tiranes

Dikush duhet te sqaroje ministrin Mediu: nuk eshte ndertuar Tirana prane Fabrikes se Vdekjes por kjo e fundit eshte ndertuar nga Ministri prane Tiranes

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Ministri Mediu

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha se shumica e reparteve ushtarake në vend ndodhen pranë qendrave të banuara për shkak të zhvendosjeve të popullatës. Zoti Mediu tha se Ministria që ai drejton ka një kontratë të vetme për çarmatimin e municionit dhe kjo është me një kompani amerikane. Janë çështje private e kësaj kompanie, tha ai, marrëdhëniet e saj me firmën shqiptare të kontraktuar për këtë qëllim.
Zoti Mediu vazhdon te ngulmoje se ajo qe shpertheu aty ishte nje repart ushtarak. Vazhdon te kembngule dhe te thote se faji ishte i armatimit qe shpertheu.
Ia vlen te theksojmne edhe ne per zotin Mediu: ajo qe shpertheu aty nuk ishte Repart Ushtarak dhe as Depo Armatimi. Ajo ishte nje Fabrike per cmontimin e Armatimit te vjeter dhe ishte ndertuar ne ate vend vetem ne vit me pare, pikerisht ne kohn kur minister i mbrojtjes ishte zoti Mediu dhe kryeminister Sali Berisha.
Ministria e Mbrojtjes mund te kete nje kontrate te vetme me nje firme amerikane, por kjo ne asnje menyre nuk e cliron ministrine embrotjes nga detyrimi qe te dije se ne duart e kujt po ia dorezon ato tre mije ton predha te artilerise se rende, ne duart e kujt po shkojne mijere e qindra mijera djegore dhe kapsolla dhe ku shkojne kontenieret e ngarkuar me qindra tonelata tritol.

Per zotin Fatmir Mediu edhe qyteti i Tiranes eshte ndertuar shume prane fabrikes qe shpertheu dhe qe mori jeten e dhjete veteve, edhe aeroporti i Rinasit ishte ndertuar shume prane fabrikes qe shprtheu, edhe autostrada Tirane Durres eshte ndertuar shume prane fabrikes qe shpertheu.
Eshte edhe faji i Enver Hoxhes sigurisht.
Ne jemi te sigurte qe do te jete ndonje cudi e madhe nese prokuroria shqiptare do te kete guximin te ngreje ceshtje penale ndaj qeveritareve shqiptare qe drejtpersedrjti apo ne menyre te terthorte jane perfshire ne nje krim te permasave te tilla.Ka shume te ngjare qe faji per shperthimin t'i mbetet tritolit qe nuk ishte rezistent sa duhet ndaj zjarrit. Ose mund te zbulohet edhe ndonje grup terrorist qe vepron nga jashte kufijve qe te heqe nga pushteti Fatmirin dhe Saliun sepse nuk ia duan te miren Shqiperise.
Por nje gje nuk e ben dot as prokuroria dhe as makina propagandistike shteterore: te shpelaje ndergjegjen e perlyer te Berishes dhe ministrave te kabinetit te tij
-qe lejuan krijimin e nje zone te minuar ne nje zone te banuar me qytetare shqiptare civile dhe te pafajshem, ku te poakten dhjete prej te cuileve humben jeten, dyqind e pesedhjete u plagosen dhe u shkaktuan deme te medha materiale
-qe kishin lejuar dorezimin e te pakten tre mije ton municione te rrezikshme ne duar te njerezve te panjohur pa patur asnje dijeni se cfare behej me pas me to
-qe lejuan te punonin gra dhe femije ne detyra xhenieresh te detyruar nga varferia dhe buka e gojes
-qe mundohen t'i bejne bisht pergjegjesise dhe qe perpiqen te fshehin krimin e tyre
Dhe shume te tjera
Logjika e prapshte e ministrit shqiptar te mbrojtjes qe s'ka as moralin me te vogel te jape doreheqjen, duhet te sqarohet thjesht dhe shkurt: nuk eshte ndertuar Tirana shume prane Fabrikes se Vdekjes, por Fabrika e Vdekjes eshte ndertuar shume prane Tiranes

Shikoni me poshte intervisten e Ministrit te Mbrojtjes Mediu dhene televizionit Zeri i Amerikes :

Komente (15 vendosur):

PROKURORI ne 16 March, 2008 06:32:52
avatar
TE PRESIM HETIMET, KY MUND EDHE TE JETE 11 SHTATORI I SHQIPERISE, I POROSITUR NGA QARQE TE NDRYSHME ANTISHQIPETARE DHE ANTINJERZORE, E QE I KANE BAZAT E THELLA DHE TE SIGRTA EDHE NE VETE SHQIPERINE,NUK ESHTE SHUME VESHTIRE PER KETO QARQE QE TE GJEJNE BASHKPUNETORE EDHE NE VETE SHQIPERIN, KA KESI ZULLUMEQARE SA TE DUASH, KESI SABOTATORE DHE NJERZE TE KEQIJE PER QELLIME TE NDRYSHME, I I VETMI FAJ I BERISHES ESHTE SE NUK I MERR SHUME SERIOZISHT KETA, VETEM KURBJEN NGA PUSHTETI SI NE RASTIN 1997 ATEHERE KTHJELLET DHE I BIE NDERMEND, PRANDAJ ESHTE KOHA E FUNDIT QE KETYRE IMPRIVIZANTEVE TE "FATEKEQESIVE" TU HIQET KOKA NJEHERE E MIRE, KETYRE INTRIGANTEVE TE SUPERPERSOSUR.
sali skifteri ne 16 March, 2008 07:18:36
avatar
fatkeqesite ne shqiperi nuk paska te sosor,por edhe papergjegjesia e atyre qe na qeverisin.ne qofte se ka nje fije pergjegjesi te pakten fatmir medihu me gjeneralet fantasma te shkojne para gjyqit,kjo te jete me e pakta.
Luli ne 16 March, 2008 07:45:19
avatar
Keto perrallat me sabotim i kemi degjuar boll. Berisha e di mire qe s'ka sabotim pasi di korupsionin qe ka bere me ate pune. Mjere ata qe u iken njerezit e aferm diten per diell thuaj, sepse Berishes vec djerseve qe i shkonin perrua nuk i shkon gje tjeter jo.
Enton Palushi ne 16 March, 2008 08:15:22
avatar
Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka lobuar gjatë vitit të kaluar që kompania amerikane “Southern Ammunition Company” të fi tojë me prokurim të drejtpërdrejtë të drejtën për të asgjësuar municione në vendin tonë përmes metodës së çmontimit mekanik dhe jo me djegie, siç bëhej më parë. Ministri, Fatmir Mediu, ka paraqitur në fi llim të vitit të shkuar një relacion në Këshillin e Ministrave për të mbështetur miratimin e një V.K.M. për t’i dhënë të drejtën kësaj kompanie me fi rmë të kryeministrit të fi tonte pa tender këtë projekt. Kompania, e cila tashmë është përgjegjëse për tragjedinë në Gërdec, ishte e vetmja, sipas relacionit të Mediut, që plotësonte kushtet teknike për të realizuar një gjë të tillë. Por, këtij propozimi i ka rezistuar kryeministri, Sali Berisha dhe V.K.M. nuk është miratuar në mbledhjen e qeverisë. Kryeministri Berisha ka kërkuar prej tij që të sjellë një tjetër arsyetim për këtë qëndrim. Vetëm pak kohë më vonë, Mediu paraqet një tjetër relacion parimor, duke shmangur emrin e fi rmës dhe duke përdorur argumente ligjore që qeveria të autorizonte Ministrinë e Mbrojtjes, pra zotin Mediu, të caktonte një kontraktor për këtë çështje. Pas këtij akti, qeveria miraton vendimin, më datë 14.3.2007. Vendimi mban numrin 3887.
Enton Palushi ne 16 March, 2008 08:17:36
avatar
Dokumenti i parë i paraqitur nga Mediu përmban vetëm vlerësimet për kompaninë SAC. “Kohët e fundit, “Southern Ammunition Company” ka paraqitur në Ministrinë e Mbrojtjes një ofertë, e cila konsiston në demontimin, demilitarizimin e municioneve të kalibrit të vogël me anë të metodave të ndarjes mekanike, pa impakt në mjedis, duke instaluar makinat e pajisjeve të saj dhe për këtë procedurë të ketë edhe përfi timin e saj nga produktet e rezultuara nga demontimi. Gjithashtu, kjo kompani, për shkak të këtij procesi, do të bëjë edhe derdhjen e një vlere të caktuar në favor të buxhetit të shtetit. Kjo kompani është subjekt i së drejtës amerikane, e regjistruar në Loris, South Carolina dhe e licencuar nga Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Mbrojtjes në fushën e eksport-importit të armëve të zjarrit dhe të aktiviteteve ndërmjetësuese. Siç theksuam më përpara, deri tani ne aplikojmë asgjësim të municioneve të kalibrave të vegjël me djegie nga agjencia “NAMSA”, si rezultat i së cilës nuk përfi tohet ndonjë nënprodukt që të krijojë vlerë për buxhetin e shtetit. Në rastin e ofertës, kjo mundësi ekziston për shkak të ndryshimit të metodës së përdorur për demontim. Oferta e bërë nga “Southern Ammunition Company” për kryerjen e demontimit, demilitarizimit parashikon përdorimin e një metode mekanike e të makinerive të posaçme e për rrjedhojë, përfi timin e nënprodukteve nga ky demontim si gëzhojat, plumbat, barutet etj., që mund të kenë një vlerë tjetër përdorimi. Investimi në pajisje e makineri do të jetë i kësaj kompanie”, - thuhet tekstualisht në relacion. 􀀿􀁒􀁙􀁎􀁐􀁖􀁜􀁛􀁖􀀗􀁖􀀗􀁑􀁦􀁡􀃈 Në dokumentin e dytë, pasi iu kërkua që të bëjë ndryshime nga ana e kryeministrit, Mediu argumenton se vendimi për prokurim të drejtpërdrejtë duhet të merret, për shkak se një gjë e tillë është kompetencë e Këshillit të Ministrave. “Mallrat e mësipërm, kur nuk kanë vlerë përdorimi, apo tregtimi, do t’i nënshtrohen procedurës së asgjësimit, sipas rregullave të përcaktuara në ligjin nr. 6942, datë 25.10.1984, “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale dhe monetare”, i ndryshuar dhe akteve të tij nënligjore. Ligji 8671, datë 26.10.2000, në nenin 14, pika 7, përcakton se: Këshilli i Ministrave përcakton afatet e shërbimit dhe të përdorimit të armëve të teknikës dhe të pajisjeve të Forcave të Armatosura, rregullat për trajtimin e tyre pas heqjes nga armatimi dhe përdorimi. Procedurat dhe përgjegjësitë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Bazuar në këtë nen, është kompetencë e Këshillit të Ministrave përcaktimi i procedurave dhe përgjegjësive për trajtimin e municioneve të armatimeve pas heqjes nga përdorimi. Në projekt është parashikuar derdhja e të ardhurave nga ky proces, tërësisht në buxhetin e shtetit”, - thuhet në relacionin e Mediut. 􀁀􀁘􀁎􀁛􀁑􀁎􀁙􀁒􀁡 Por, fi rma e vlerësuar nga Mediu me superlativa ka ngritur bazën në një nga zonat më të populluara në Tiranë, duke punësuar në të njerëz të pakualifi kuar, nga fshatrat përreth, në kushte totale të mungesës së sigurisë. Por, të tjera skandale shoqërojnë vendimin e qeverisë, të nxitur nga Mediu. Nënkontraktor i fi rmës amerikane është një kompani shqiptare, “Albakër”, e Mihal Delijorgjit, e përzgjedhur duke shmangur të gjitha kriteret ligjore. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të punës së saj, edhe kompania nënkontraktore duhej të ishte seleksionuar në procedurë tenderi. Gazeta gjithashtu disponon fakte të pakontestueshme se, në fund të vitit të kaluar, këto dy kompani kanë bërë shitje nën dorë të produkteve të plumbit me një çmim të lirë, çka të lë të kuptosh se ato kanë fi time të padeklaruara nga biznesi i tyre që tashmë rezultoi vdekjeprurës
Deshmitari ne 16 March, 2008 08:20:39
avatar
Kushtet e sigurisë, në vendin ku bëhej demontimi i predhave në Gërdec, nuk respektoheshin. Një prej të dëmtuarve, punonjës në uzinën e demontimit në Gërdec tha dje, se zjarri ka ardhur pikërisht si pasojë e mosrespektimit të kushteve teknike në këtë fabrikë. Sipas tij, shkaktare kanë qenë disa arka baruti të marra nga armët e lëna në oborrin e fabrikës. “Me aq sa pashë, zjarri fi llimisht u shkaktua nga makina, e cila po ngarkohej në oborrin e fabrikës. Makina ka xhiruar gomat dhe, me sa duket, poshtë gomave do ketë pasur barut, më pas kam parë vetëm që arkat kanë marrë zjarr. Këtu u shkaktua dhe shpërthimi i parë. Zjarri përpiu depot kryesore të armatimit dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi”, - shprehet i dëmtuari. Në fakt, banorët e kësaj zone kishin kohë që i trembeshin shpërthimeve që vinin nga depot e demontimit të armëve. Ankesat, sipas banorëve, ia kanë drejtuar herëpashere pushtetit lokal dhe ky më pas ia ka dërguar Ministrisë së Mbrojtjes, por asnjëherë s’janë marrë masat për këtë problem. Gjithsesi, shumë gjëra në këtë çështje vazhdojnë të mbeten mister. Kush e autorizoi demontimin e armëve në një qendër të banuar, as 20 km larg kryeqytetit, kur për një proces të tillë mund të përdoreshin shumë vende të tjera, pa shkaktuar tragjedi të tilla? Nga ana tjetër, kush ishte ngarkuar të mbikëqyrte sigurinë e një procesi të tillë kaq delikat?
Spiuni ne 16 March, 2008 08:25:06
avatar
Sali Berisha, ka shkarkuar pardje nga çdo lloj përgjegjësie Ministrinë e Mbrojtjes për ngjarjen e ndodhur në Gërdec gjatë demolimit të materialeve ushtarake, pronë e këtij institucioni. Gjatë një konference për shtyp, të mbajtur pardje në orët e vona të mbrëmjes, Berisha duke fshire here pas here djerset e sikletit u shpreh se për çështjen në fjalë do të bëhen të gjitha hetimet e nevojshme, por duke shmangur nga përgjegjësia Ministrinë e Mbrojtjes, e cila në këtë proces ka pasur, sipas tij, vetëm rolin e transportuesit të materialeve. Berisha pranoi se tenderi vërtet është fituar nga një kompani amerikane dhe punëtorët kanë qenë shqiptarë, por, sipas tij, janë trajnuar nga kompania në fjalë, e cila në fakt e ka detyrim të sjellë specialistët e saj për të kryer procesin. Sali Berisha gjithashtu u shpreh se përmasat e tragjedisë mund të jenë dhe më të rënda, por, sipas tij, është e pamundur të evidentoheshin të gjitha ditën e djeshme. Nga gjithe kjo del se atij jo se i vjen keq per Merdiun , por se eshte i perfshire vete koke e kembe. Edhe per Saliun fajin per shperthimin e ka komunizmi dhe xhenieret 12 vjecare te fshatit qe punonin per tu pasuruar Argitat e Delijorgjeve
PROKURORI ne 16 March, 2008 08:53:08
avatar
nuk di,nuk di,me falni mund te hyje ne gjynah,eshte moment i veshtire,por nuk e kuptoi se si mund te jete fatkeqesi aksidentale kur kemi parasysh situaten e pergjitheshme ne rajon,p.sh. ne prag te samitit te NATO-se,pastaj problemet e kosoves, gjendja aktuale ne maqedoni etj, disi ndjenja e barkut me thote se nuk munde te jete rastesi, por mund te gaboi, por i lutem zotit qe e verteta te dale ne shesh, kush ka qene faji, pakujdesia,pakujdesia per shkak te korrupsionit te pergjegjesve apo sabotim. njera prej tyre ska se si mos te jete.
Besniku ne 17 March, 2008 12:22:02
avatar
Me pelqen maturija e prokurorit dhe ponashtu dhe une dyshoj vetem ne dy gjera:pakujdesia (si karakteristike tipike shqiptare)por me teper se kjo e gjithe kesaj i vie era sabotim me prapavije shume te erret. Thellesisht besoj se dora e zgjatur serbe(kuptohet me instrumentet vendore)ka gisht ne kte ngjarje. Serbet dhe elementi Ruso-slav me gjase kane rrenje te fella ne Shqiperi.Eshte e dhimbshme dhe deshperuese se jemi aq miope dhe tek pasi gjerat na ndodhin fillojme e mendojme se kush mund ti kete bere. Ambasada serbe ne Tirane nuk rrin duarkryq!Studjojeni kte piste dhe elementet qe bashkepunojne me kte ambasade do te dalin ne siperfaqe. shume nga ata qe merrnin viza ne ambasaden serbe(atehere Jugosllave)dhe vizitonin Kosoven ne kohe te Emargos jane enede gjalle dhe aktive, domosdo se veprimtaria e tyre vazhdon.
Shqiperise i mungon nacionalizmi qe do ta bente njeriun shqipetar krenar ashtu siq i ka hije.
Ndjej dhimbshuri per gjithe keta njerez
te thjeshte e te pafat qe u viktimizuan.
Majmuni ne 17 March, 2008 12:42:17
avatar
Po o shqiptare a pe shihni qe pronari i firmes eshte grek pro serbe.Shqiperine kane marre greket serbet.Sala jaka dhane .Me 1997 e kalli sala tashe sala dhenderr i serbise.A po pritni mire prej dhendorrve shkije.Edhe kosova u kalle njesoj.keta popullin shqiptare jane t que drejt gremines.E dyta o popull qe nderroni komb ju denoj zoti.Zoti ka me ja leshu zollumin tmerin.
Kjo seshte kurgja.Qka ka me ju ndodhe .se nje popull e nuk beson qe hek dore prej identiteti dhe behen shkije ai dote denohet.
BJORN ne 17 March, 2008 01:15:29
avatar
MBAS DROGES MINISTRI MEDIU ME BEKIMIN E SALI BERSHES JU KTHYE SKRAPIT
Kosova ne 17 March, 2008 03:28:09
avatar
Nuk mundet njeriu normal si te mos i thote Minstrit qfare pergjegjie eshte kjo o zoteri ""Zoti Mediu tha se Ministria që ai drejton ka një kontratë të vetme për çarmatimin e municionit dhe kjo është me një kompani amerikane. Janë çështje private e kësaj kompanie, tha ai, marrëdhëniet e saj me firmën shqiptare të kontraktuar për këtë qëllim."" Po si morei njeri nuk ju intereson me armatimin e shtetit minister i te cilit jeni te ju mos interesoj kjo eshte pa koment.
Zoteri vetem pronen tuaj private nese ja kontrakton dikujt mund te mos interesoj qfare eshte duke u bere me te,ndersa prona shteterore nuk eshte e juaja.
Nese mendoni se e keni tjetersuar pronen me rastin e zgjdhjes suaj minister Gaboni rende.
Zoti i ndihmofte familjet qe pesuan ne kete fatkeqesi njerzore.
Emigranti ne 17 March, 2008 04:14:34
avatar
kjo nuk ka nevoje per ndonje hetim te thelle, sepse zoti Mediu e kupton se ai eshte pergjegjesi kryesor per nje krim te kryer me dashje (ose nga padija)kunder ketyre njerezve per perfitime ekonomike te subjekteve te caktuara ndaj ai duhet ne menyre te menjehereshme te largohet nga posti e t'i hape rruge hetimit te lire. Kjo eshte gjeja me elementare qe duhet te beje, te lere te tjeret te veprojne e te minimizohen pasojat e tragjedise, te marre pergjegjesine mbi vete e te mos mundohet te hedhe fajin diku gjetke se edhe te pashkollet e kuptojne se per cfare ndodhi tragjedia, per disa dollare me shume per subjekte te caktuara. Largohu dhe mos i lendo me te demtuarit nga kjo tragjedi e krijuar dhe jo natyrale, tregohu se ke pak fare moral para ketyre njerezve te derrmuar.
nn ne 17 March, 2008 06:39:16
avatar
hi,
kjo qe ka ndodh asht tmerr e tragjedi.
Mund te jete e rastit, por siq u shprehen parafolsit me lart mund te ket edhe prapavije.Pikerisht keto arsye siq asht:anetarsimi ne Nato, Kriza qeveritare ne serbi, ne Maqedoni-->per te ndikuar ne qeverine Shqiptare edhe atje me nji krize. Por do si do ketu dikush duhet te jap pergjegjje pa marre parasysh se cfar posti mban, edhe nese eshte ky Ministri i mbrojtjes.kjo eshte ceshtje e ndergjgjes personale ne rend te pare edhe e pergjegjesise.
Qeveria duhet te punoj ne kete drejtim me perkushtim te madh ne njeren ane duke gjykuar rastin drejte dhe ne anen tjeter te mbaj qeverisjen ne binar.
Po me shume qe kan pesuar kuptohet jan familjaret e viktimave dhe Gerdeci me rrethinen
nn ne 17 March, 2008 07:31:39
avatar
Minsitri i Mbrojtjes ne doreheqje

Pas bisedimeve me Kryeministrin Berisha lajmerhoeht doreheqja e ministrit te mbrojtjes.

Une do kisha shtuar qe kjo te mbetet vetem problem teknik ne menyre qe te iken cdo te´ntative per te krijuar krize qeveritare ne Shqipni. Vakuum nuk duhet te ket pamarreparasysh kush iken nga Qeveria

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Tetor, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
3.40