24 ore lajme: E rendesishme : Nuk ishte depo por Fabrike E rendesishme : Nuk ishte depo por Fabrike ================================================================================ Redaksia on 15 March, 2008 07:22:00 Nje ngjarje e rende ndodhi sot ne Shqiperi.Nje shperthim i fuqishem ne afersi te kryeqytetit, vetem disa kilometra larg, shkaktoi nje numer te vraresh, me e pakta pese dhe nje numer teper i madh te plagosurish. Flitet per rreth 250 te plagosur disa prej te cileve ne gjendje te rende. Nga disa njoftime kontradiktore te mengjesit qe reflektuan edhe ne agjensite boterore te lajmeve behej fjale per nje shperthim ne nje depo municioni te kohes se komunizmit , ku sic thuhet ruhen ende per shkaterrim rreth 100 mije ton municione. Drejtori i lajmeve te Top- channel i cili qendroi heroikisht ne pultin e transmetimit per rreth tete ore, pa u nderruar, tha se komunizmi edhe 25 vjet pas vdekjes se tij ne Shqiperi e beri nje krim. Pak e nga pak lajmet filluan te qartesohen . Ato vec numurit te te vrareve dhe te plagosurve, vec solidarizimit njerezor te njerezve shqiptare ne te gjitha anet jashte dhe brenda kufirit shteteror, transmetuan si shkaraz se nuk ishte fjala per nje depo municioni por per nje FABRIKE. Kjo u transmetua gjysme e fshehur deri ne momentin kur kryeministri i vendit Berisha e tha qarte se shperthimi ndodhi ne nje fabrike qe ishte ndertuar rreth nje vit me pare nga nje firme amerikane e specializuar per shkaterrimin e predhave luftarake dhe ministria e mbrojtjes vetem bente transportimin e materialeve luftarake nga depot e ushtrise ne "fabriken" amerikane. Prisja te shikoja ne ekran ndonje amerikan , apo te degjoja ndonje deklarate nga perfaqesuesit e kesaj firme te specializuar dhe te licensuar, por askush nuk doli te thote gje. Nuk u tha as emri i firmes, as licensa e saj,as pse fabrika ishte bere ne mes te shtepive ne nje zone tejet te populluar shuem prane kryeqytetit, aeroportit te vetem nderkombetar civil, arteries me te ngarkuar te transportit ne vend sic eshte autostrada Tirane-Durres. U tha vetem se municionet jane te vjetra dhe shperthyen se jane te vjetra. U tha edhe se rreth 200 vete punonin ne kete fabrike , shumica femra. U tha nen ze se te gjithe keta ishin " xheniere " qe punonin ne cmontimin e armatimit dhe te predhave te vjetra. Nuk doli kush te thote se sa xheniere ishin brenda nje familjeje te fshatit se sa ishte mosha me e vogel e ketyre " xheniereve" te marre ne pune nga firma e specializuar amerikane. Ne s'kemi informacionin e duhur per te bere transparencen e ngjarjes. Por nese ne Shqiperi ekziston me te vertete nje shtet me institucione serioze, nese ende eksitojne njerez me vetedije publike, eshte e nevojshme nje hetim i plote dhe serioz i ngjarjes. Nje hetim transparent nga institucione te pavarura nga qeveria. Nje hetim ne drite te diellit.Dhe atehere mund te degjojme cudira. Te presim dhe te shohim