Faqja e Pare | Editorial | Dhuna në Mitrovicë - pasojë e konfuzionit mbi kompetencat

Dhuna në Mitrovicë - pasojë e konfuzionit mbi kompetencat

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Serbët në veriun e Mitrovicës po tentojnë të mos lejojnë asnjë lloj pushteti civil në këtë pjesë dhe hyrja me dhunë e disa serbëve në gjykatë, është tentim i Serbisë që të shtrijë sovranitetin në territorin e Kosovës, thonë ekspertët e sigurisë dhe analistët.

Hyrja me dhunë e serbëve në ndërtesën e Gjykatës Komunale dhe të Qarkut në Mitrovicë, si dhe acarimi i situatës së sigurisë atje, është pasojë e mosdefinimit të kompetencave mbi sigurinë në mes të UNMIK-ut, EULEX-it dhe Qeverisë së Kosovës.

Kështu vlerësojnë ekspertët e sigurisë dhe analistët në Kosovë.

Blerim Kuçi, ekspert për siguri, thotë se ngjarjet e sotme në Mitrovicë janë pjesë e planeve të veprimit të serbëve për destabilizimin e shtetit të Kosovës dhe ndarjen e një pjese të saj.

“Për serbët është me rëndësi shumë të madhe që mos të ketë asnjë lloj pushteti civil në atë pjesë, të mos jetë as UNMIK-u, as EULEX-i, e as institucionet tona. Atyre nuk u bën problem çështja e prezencës së KFOR-it, sepse KFOR-i në fakt është NATO dhe NATO ka edhe në Gjermani, në Itali dhe në shumë vende të botës. Ata po duan të na sjellin para një argumenti të kryer, në kuptimin e asaj se toka është e atij që ka pushtet”, thotë Kuçi.

Ndërkaq, analisti Driton Lajçi thotë se ngjarjet e sotme në Mitrovicë janë konflikt brenda një territori, që vijnë si pasojë e garës për pushtet në mes të UNMIK-ut, EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë.

“Kjo është si pasojë e marrëveshjes politike, duke filluar që nga Këshilli i Sigurimit. Kjo mosmarrëveshje është duke reflektuar në terrenin e Kosovës. Prandaj, serbët janë duke u përpjekur që ta shtrijnë territorin e vet, ta shtrijnë autoritetin e vet në territorin e Kosovës, ta shtrijnë sovranitetin e vet në territorin e Kosovës, duke bërë këta hapa, siç ka ndodhur në rastin e sotëm. Qeveria e Kosovës, Misioni i Kombeve të Bashkuara, duhet të ndërmarrin masat e nevojshme adekuate për ta rikthyer autoritetin e vet në veriun e Mitrovicës”, tha Lajçi.

Edhe zoti Kuçi shpreh mendimin se institucionet ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë duhet të ndërmarrin veprime energjike për rikthimin e situatës në rrjedha normale.

“Unë mendoj se duhet të jenë më energjikë në kalimin e kompetencave prej UNMIK-ut në institucionet tona. E para, ne kemi pasur një marrëveshje të dikurshme, që kompetencat e UNMIK-ut të kalojnë në institucionet tona e pastaj në EULEX. Ky proces duhet të kalohet më shpejt, në mënyrë që të dihet saktë se e kujt është përgjegjësia. UNMIK-u është në bartje, në transferim. Ka dëshirë të kalojë pa probleme dhe këtë vakuum, serbët përpiqen ta shfrytëzojnë sa më mirë. Do të thotë, nevojitet që sa më shpejt të barten kompetencat te EULEX-i dhe ajo të implementojë mandatin që e ka”, tha Kuçi.

Ndryshe, zoti Lajçi thotë se ngjarjet e sotme në Mitrovicë do ta tensionojnë edhe më tej veriun e Mitrovicës, me tendencë që Kosovën ta paraqesin si shtet jofunksional, si dhe duke krijuar situata të pakëndshme për faktorët relevantë në Kosovë.

“Qëllimi tendencioz i Serbisë në këtë rast është që ta paraqesë Kosovën si shtet jofunksional dhe të pengojë njohjen e mëtejme të shteteve, të cilat kanë planifikuar që ta njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Forcat e sigurisë, filluar nga KFOR-i, duhet t’i përdorin të gjitha mjetet e nevojshme, duke filluar prej negociatave në radhë të parë. Nëse shteren të gjitha mundësitë demokratike dhe paqësore, atëherë duhet t’i ndërmarrin masat e nevojshme që ta mbrojnë popullatën e veriut të Mitrovicës”, tha Lajçi.

Komente (23 vendosur):

new jersey.usa. ne 14 March, 2008 10:06:16
avatar
pa dyshim ketu ka dore,du te them ne
perkrahje te serbve edhe europa shtrige!
policia ndekombetare dhe kfori,nuk jane ne gjendje te vene rendin e qetesis ne nji pjes te qytetit te mitrovices?mos,
ket nuk e blen askush ejo opinioni i
gjithanshem,por keto jane manevra e
europes qe mos te prish punet krejt me serbo-russet!por kur ke nevoje,
(DERRIT DO THOMI DAJ)
Blerimi ne 14 March, 2008 10:34:29
avatar
Kisha dasht me i pyt institucionet e Kosoves , Presidentin , Kryeministrin se ku e kan SHPK qe nuk pe qojn ne Mitrovic me pru nen kontroll situaten e krijuar. Por njekohsisht edhe po ju pergjigjem .Jo zotri me serbet nuk keni " KAQIK " me kan ata protestues Shqiptar krejt i kishit ba llom e besa-bese edhe i kishi vra sikur ne vitin e kaluar kunder Levizjes Vetvendosje. SHPK neve njerzve te rendomt kqyrin me tesha vesh me na hanger si qent e qartun , pse nuk po shkoni ne Graqanic masi ne Mitrovic nuk po jau man me shku, edhe ne Graqanic perdit pe mbyllin rrugen shkijet. Tung
toni ne 14 March, 2008 12:03:44
avatar
une mendoje se qeveria e kosoves te ja boje me dije bashksise nderkomtare se me serbet nuke ka dialog heret a vone duhet me perdore autoritetin e ligjit kushe e shkele ligjin e kushe i sulmon institucjonet shtetrore te shtihet ne ta si ne tube te qene se aty duhet me kersite kallashi per me vnu rene
Kosova ne 14 March, 2008 03:53:01
avatar
Bravo shkive ju qofte hyren brenda pa me te voglen rezistence nga policia e cila protestate shqiptareve i VRAU njerzit e pafajshem me arsyetim se deshen te hyjne ne institucione,e ata qe hyne dhunshem ne institucione as nuk e penguan e lere me te ndalen me force.
Kujeni o lidere te turpit si do ta justifikoni tash vrasjen e djemve te pafajshem ndersa uzurpimin nga serben shkoni ja merni ne goje Rykerit.Turp per ju se per ju nuk ja vlen as te flitet por njeriu duhet disi te shfryhet.
Isa Mustafa ne 14 March, 2008 07:30:26
avatar
Po dihet mire se si ka ardhur ky pushtet i tanishem ne Kosove, "Kryeministri Hashim Thaqi" iu konvenon faktorit nderkombetar qe Thaqin ta perdorin per qellime te tyre si p.sh transformimi i UÇK-se u be pikerisht nga ai dhe tash po zbatohet pakoja e Ahtisarit e cila eshte ne favor te serbeve dhe ne dem te tonin, krejt qka eshte ne favor te toni eshte ndarja e perhershme nga serbia.
Kemi ne lider sot qe i'u thot JO nderkombetareve si psh: Nexhat Daci e shume njerez me name, pasi qe vet studioj Shkenca Politike e njohe edhe me perseafermi Dacin dhe politiken e tij dhe nuk i'u ka konvenuar nderkombetareve ai pasi qe me te nuk behen pazarlleqe dhe situata te ndrsyhme siq po ndodhin ne Mitrovice.
Per fate te keq jemi nje popull qe nuk ka ende nje kulture dhe vetedije politike, prandaj jemi siq jemi SOT.
Plaku i Maleve ne 15 March, 2008 01:45:57
avatar
desha te kyqem ne kete debat dhe komente te cilat nganjeher po e kalojne realitetin dhe shume njerze jane te pa informuar ose te manipuluar . desha te polemizoj me blerimin i cili pyet se ku eshte SHPK-ja , zoteri shpk-ja eshte aty ku kerkohet nga ajo eshte ne Graqanic dhe policet shqiptar jan ata te cilet e mbajne stacionin e Graqanices.
E sa i perket Umikut dihet qellimi i tyre nga fillimi i instalimit te tyre ne Kosove , e dihet se ne Unmik ka edhe miq te serbise te ia mbajne krahun .
Isa Mustafa sa i perket Nexhat Dacit edhe ai si te tjeret ka pranuar nje plan te Ahtisarit i cili iu jep drejta te papara deri me tash shkiejeve.
Por nuk kan te drejt te flasin askush per lideret politik si per Kryeministrin e ashtu edhe per Presidentin . Sepse nuk mund te ndryshohet situata ne mitrovic brenda nates. Sa i perket policeve SHqiptar te SHPK-se ata jane te gatshem ne cdo kohe te vendosen ne mitrovicen vetum e presin nje urdher per disklokim ne ate pjese.
katunari ne 15 March, 2008 01:53:56
avatar
Plakut te maleve.
Hajde RREN,hajde.
PO TI,koke tu rrnue ma ne katun se une katunari.
Mos ja fut,si Kau,PELES.
Laperi ne 15 March, 2008 02:36:52
avatar
Plaku i Maleve
O plak shko ruaji dhent ne mal se lidhje spahe me kok.PO mos hyne ne politik po shko ruaji dhite.Sa per polic te shpk i pame se kushe jane secili hiki sa mujti prej veriut.Keta me rre shqiptare po, po shkavit nbeth suni hajn se shkavi nuk eshte shqiptare.Me dale ne protesta 400 vete shqiptare.shkijet jane unik sa i perket k ombit e te na pike e pese.
Tene historine.As nuk kane guxue as qe dote guxojne shpk mi prek shkijet.As ne graqanice more i mjere ja mathin me njeher as ne shterpce as ne kamenice.Drejtore i policise se rajonit te gjilanit eshte shka ne kaminice shka 2 polic shkije nje shqiptare qe sguxon za me ju ba se e qesin prej pune.Edhe ne graqanice ashtu ,per veri as te flasim kurre po te baj be qe shiptari kamen ska me qit as Thaqi as sejdija.Kjo pune ka marre fund vetem rrena rrena qe 9 vjet .Plani apo paketa e arthisarit i lejone i lejone rezoluta 1244.
11 komuna shkije parashihen edhe katunet kane me pase politik ne veti.Turqit komune ne veti Gorant ne veti a kemi 29 komuna.Apo nuk dini gja.
Dhe keta tonet e kane pranue kosova multi bashkim vllaznim.E mos e kuptovsh fjalen multi do me thane gjysme per gjysme e ke da kolaqin me 3% shkije dhe tjere.Si kur te ndajshe me vellaun shtepine.
Me perkrahjen e ketij populli tallava po bahet qkomtarizimi i popullit shqiptare dale ngadal po drejt serbise.
Toponimet po jesin serbe shenjat serbe si kosovari si flamuri se heqja dore e shqiptarise si me kushtetut.Po ju jeni te malit dhe qaq logjikoni dhe aq fitoi.Po ju nuk e keni gajle per komb po si te bashkpunoni prap me shkije me te huajt si te beni biznis si te fitoni.
Ashtu politikanet tone si te marrin pushtet si te pasunohen si te behen mete mire me te huajt.
Edhe pak dot shihni si aj gomari qe kane hanger ujqit e ka thene ishalla jame enderr.
Shkavi ka politik jane te njoftun ne bote .Ne jemi te mashtrum pa pervoje i bejme qef vetvetes senit keq i themi mire te mires keq.
Ne politik skemi lidhje i rrokim shtupcat per karrig i shtime megjet i shtime gardhiqet.E qka sbejme.
Rrena rrena pavaresi pa sovranitet pa territor te definum.Ponuk lexoni nuk dini.
Lexo:paketen e arthisarit lexo:kushtetuten.ne dihe me lexue dhe ne qoftese e kupton.PO shumica qe lexojne lexojne prap.
Evropa e do serbine e ne po na pergaditin vorrin edhe ne vorre permes serbise.
Jahjah Salihu ne 15 March, 2008 02:44:33
avatar
Edhe njiher u deshmua se si Polici dhe Ushtria e huaj jan ne gjendje ti mbrojn institucionet e Kosoves.
Do ta thoja nje shprehje popullore ketu:
Askush nuk te kruan me mire se dora jote.
prandaj o Popull vehdihsonju njiher.
katunari ne 15 March, 2008 03:46:02
avatar
Plaku i Maleve.
Po te flet,Katunari:
Hajde plako rrokmi dor per dore,e,e merre eshe naj sakic me veti,e une nej shati e i kthehmi punes ton,se po me duket najkan rras kah e trasha.,..
Se kta me shkoll qe i kemi naj prunen KOPILIN ne shpi,HAJMEDET HAJ PER NEVE.
te pershendet KATUNARI
Plaku i Maleve ne 15 March, 2008 04:03:17
avatar
nuk kam hy ne kete debat mu sha me askend. dhe se asnje nga ju nuk mundeni me qene ma patriota se ata qe kur ish nevoja e rroken pushken e luftuan per kete toke .Po nese me te vertet jeni kaq trima dhe kaq patriota ateher shkoni ne Mitrovic dhe largoni shkijet nga aty .
laper per ty kush eshte i ditur. ti qenke shume i ditur dhe pse burr nuk i thojshen keto fjale ma heret dhe se dil ndali ti shkijet ne kufi kur te vijne
Lapri ne 15 March, 2008 04:54:08
avatar
Plaku i Maleve
Jo more plak te rroksh pushken e te pranoshe kosoven e coptuieme seshte kurgaj.Te rroksh pushken e te pranojshe qe sje kombe eshte tradhti, te nderrojshe flamur e qka ka shqiptare eshte tradhti.Te luftosh dhe te bejshe shtetin kombetare si serbija maqedonija mal i zi kroacija sllovenija eshte patriot.
PO more plak i katunit keta nuk kane luftue per shtet po per pushtet shiqoja pasunine fabrikat restorantat qe para lufte skane pas buk me hanger.
Po ata qe luftuan vdiqen e kteta tallen ne emer te tyre.Po edhe ne qe luftuam dhe perkrahem keta tashe nuk i perkrahmi ma.Se keta tradhtuan amanetin dhe betimin qe dhane para shokeve.NUk kane te drejte te thirren ne emer te vllaznive tone qedhane jeten per kosoven shtet sovran e jo per kosoven multietnike si ne kohen e titos.
Ata shoke qe luftuan dhe ata qe perkrahenluften jane te rreshtuar ne FBKSH-AKSH dhe levizje vetvendosje.Vetem sahan lepiresit karieristet jane ne pushtet pa shtet.Dhe keta ne pushtet pa shtet i perkrahin po ata sahan lpiresit e shkijeve dhe te huajve ata qe ishin kunder UCK atehere.E dine evropa se kushe e qka ka perkrahe shumne mire po besa edhe serbija.Per ate tallen me ne lujne si maca m miun.Ne nuk po shitemi patriota siq thuani ju disa po me pase mendjen tone moti kishim shtetin.Se ne pe dojme te miren e femijeve te juv dhe te toneve.Po qte bejshe qe jeni qua peshe dhe zoti dal nga dale e merr hakun.Perbehi ne te huajt ata jane okupatore.
Po te jemi patriot te gjithe e kobmetare dote kishim moti shtet te forte e me ushtri moderne.Po prap pranum coptimin bashkim vllaznimin si ne kohn e titos prap tito,.vetem te ne.
Se aq meritojme.
Jo Aksh eshte nekufi po qti bajshe qe kjo shpk nuk luftone shkijet po shqiptaret se ne te jane shumica udbashe te perkdhelur te srbise dhe unmikute ,ju po doni ti luftoni.Se mos me u kane pak friga nga aksh moti edhe ne shtepi tane kishin hy shkijet.Sa per ju qe ju njofim per trimnine e juve dove.
Po hajt plak shko qite naj ple prashit naj are e leje politiken se tybe nuk eshte per ju.Se mu kane te menqur nuk perbehi nekete status antikombetare e nuk perbehi ne qopen Arthisari qe se njei fare.
PO more plak me kujtohet kure marrshim pjese ne protesta kunder Serbise jugosllavise na thojshi mani migjo se spo ja doni te miren ketij shteti po naj prishni bashkim vllazninee qka jo.Sote more Plak dreqi thuani mani se sbane se jane te huajt dhe ska gajle edhe ky statuse pa komb pa flamur pa territor pa sovranitet.Prap na akuzoni si atehere se tashe prap po ja prishim bashkim vllaznine.
Te njejtit persona vetem tashe nu ka lidhje komniste po ka lidhje te LDK LDD PDK AKK dhe AKR.
Te njetit njerez vetem neper parti te ndryshme .Here delni ne ate parti here ne tjetren.Nje Familje 5 parti.
Se kena vetdije kombetae per ate nderrojme parti e nuk bejme shtet.
PO ujku po na j ha delet dale ngadal se vete ne torishte e keni prue.
Dote mundoheni me hjek po vonedote jete.
Plaku i Maleve ne 15 March, 2008 06:51:34
avatar
e more laper kur dikush e ka kap pushekn per kete toke dikush nuk ka guxu me permend emrin Kosove . Une nuk jam anetar i asnje partije politike e as qe kam qene ndonjer. Por te quash dike tradhetar duhet te kesh argumente te forta dhe fakte . dhe nje gje ata udbasha qe ti i quan pjestaret e SHPK-se kane qene ata te cilit me heret se ti e kan kap pushken dhe ia kan kthy shkaut dhe ti sot pa asnje fije turpi i quan Udbasha nuk e di kush ta jep ate te drejt.
Laperi ne 15 March, 2008 07:08:03
avatar
Plaku i Maleve
He more plak po qasi udbashi kane edhe ti se i njofim me emra e mbiemra se kushe qka ka ba.
Po tradhtia nuk ka brina po as tradhtari.Po edhe ti qe po i perkrahshe kane po qasi berllogu .PO kur u nise lufta more plak qe te thashe shko ruj gjane me mire,ishim ne te paret qe perkrahem.PO edhe gjate luftes .Po ju ishi dhe mbetet kunra apo kane kane naj fare farkisti i serbise.
Une te thashe po ti sdin te lexoshe se je plak dhe nuk kupton se ke rujt lopt.Se ceka shume mire lufton po tradhtone.
Ata trimat jane prap ne male.
E juve udbasheve ja kena lane me na nek neve.
Po se fudi dotju nekmi ne juve sikur pas lufte ka shume polic dhe pleq si ti qe jetojne ne serbi e tashe po na kthehen prap se jane njerezi si ti per bashkim vllaznim.Po mos ke gajle plak se kena me ja pshurre ne ta edhe kete bashkim vllaznim qyshe ja pshurrem ate te parin.E dote dalin se kushe ishte udbashe e kushe jo.Po nja e dijme qe udbashe eshte ai qe ka shitur kombin ata qe rrehin shqiptare pse lypin liri vetvendosje e nuk guxojne te rrefin apo te prekin shka.Dhe ju qe i perkuli te huajve ,se ashtu ju perkult edhe Milloshit.
Majmuni ne 15 March, 2008 07:09:41
avatar
o Plaku i maleve
mire te paha thane ai shoke -shko kap shatin se nuk jena per politik.Se po naj bajne nja me dy.
Beqa ne 15 March, 2008 07:22:47
avatar
He more Plak dreqi.
A dine ti se ne lufte hyne lloj lloj jerez.Nje grup hyne me vedhe nje grup hyne vetem te me thote dikush e qe jame ne UCk.Nje grup e ka rizalila me ba shtet dhe nje grup hy me laps ne dore siq thote Gafurr Adili.Keta me laps ne dore llogarisin qyshe me pare fitimin dhe pushtetin
Keta hajnat e shfrytezojne luften dhe vjedhin ata nuk kane qellimin shtetin lirine.Grupi tjeter nuk lufton po mshefet skuave dhe thjne edhe ne ishim ne lufte per emen.
E keta qe hyne ne lufte per shtet ja qesin gjyksin armikut i dalin ne balle dhe vriten Po edhe ne qoftese pshtoje nuk püajtohen me gjysme liri po ata vazhdojne rrugen deri ne liri ata nuk bejne politik.E kjo grupa me laps ata kane llogaritur qyshe me ardhe te pasunija pushteti dhe bejne qmos intriga me pshtue dhe marrin pushtetin atynev nuk kane pase qellim shtetin e tashe u treguan keta ky lloje Thaqi Fatmir Lima Jakupi E shume tjere Qeku e do.
Laperi e ka me vend te lumte se je analiste i fort.
plaku i maleve ne 15 March, 2008 10:22:08
avatar
me vjen mire qe ju jeni analista te fort dhe jeni patriota se kesi si ju ju duhet kosoves tash e te shohim se qka do te boni ju qe po shkruani ketu e po keni kohe mu marr me analiza ne internet , me mire kish qene qe te jeni atje ku jane ata ushtar te AKSH -se , se te merrni me pseudoanaliza dhe ti quani tradhtar drejtuesit e UCK-se , duke fillu nga thaqi e ramush haradinaj er te tjere ,
Laperi ne 15 March, 2008 10:40:05
avatar
plaku i maleve
hahaha deri dje i shta ithate ka vjedh farmerka e qka jo si Thaqit si ramushit.Tashe kure po tradhtoje i livdoni.Po e dijme ne qe shqiptari e do tradhtarin Kure ishin ne lufte dhe kishin mendim bashkiin i shajshi qetash si pe bajne politiken e shall tradhtarit thuani te mire haaaah na knaqt.Patriotit tradhtare tradhtareve patriot o kosovari bre pritne.
Kure te punon mire dikush duhet perkrahe jo mi shkue si rugoves 20 vjet mbarapa e bat edhe pejganber tradhtarin tashe dojne me ba Thaqin tani ku medit kane.Po si ta pashe qe po tradhton hik hudhe ne berllog.
Po skeni faje jeni msue njehere Tito tito tani Milloshi Milloshi tani Vllasi vllasi tani ugova Rugova tani Thaqi Thaqi tani merika Amerika tani Unmik Unmik tani Evropa evropa tani ku me dit qfare dreqi na vjen.
plaku i maleve ne 15 March, 2008 10:53:49
avatar
laperi.
Ti nuk ke te bejsh asgje me AKSH e as me FBKSH-se. por nuk dua te replikoj me ju vetum te deshiroj te cdo te mire ne jete. jam duke e ndier dhimbje per vellezerit shqiptar ne Shqiperi per tragjedin qe iu ka ndodhur sot.
Laperi ne 15 March, 2008 10:59:18
avatar
plaku i maleve
Ani Plak i dhive shko ma mire se sje per politik shko qit naj ple a prashit.Se ti nuk mundesh me dit kushe eshte e kushe jo me Aksh.me ba me dite edhe ju udbashet i kishe hanger dreqi moti.
Edhe une shprehi ngushllimet familjareve.Po po me dhemb se krejt gjanat mete keqija po na ndodhin neve shqiptareve.Per qdo dite vrasje.Ja prej natyres ja prej shiptarit.PO Besoni ne zote se ai eshte nje dhe i madhe mos leshoni rrugen e zotit.E qka te vjen prej tije mire se ardhte .
Po jo prej dores se keqe shqiptare.
katunari ne 17 March, 2008 03:06:24
avatar
Laper,vertet i fort?
Me Plakun e Maleve,ja paske shtue Kosves edhe nji,Invalid.
A,ma mos HARRO,nji gje e ke gabim ne komentet(analizat) e ,TUA?do gjana i ke te teperta,KET PO TE THAM NESE PRETENDON DIQKA MA TEPER,DHE MA TE MIRE PER KOSOVE,urdhno dhe gjeje veten ne REALITET:
TE PERSHENDES UNE.
katunari.
plaku i maleve ne 17 March, 2008 05:00:30
avatar
katundar , laperi nuk eshte kerkund me realitet , dhe se kush eshte udbash aty nuk dihet se vet eshte udbash ose nje bir i nje udbashi dhe i etiketon njerzit tjer dhe se jam i sigurt se ky fare laperi nuk ka te bej fare me AKsh e as qe din se ku jane vetum se e ka lexu ne internet dhe eshte nje patriot i internetit i larguar nga realiteti. se me qene aksh nuk kish pas kohe mu marr me pseudoanaliza dhe se nuk ka haber me politik. vet emri ose pseudonimi i zgjedhur nga ai tregon se qka ka ne te. por une nuk do te polemizoj me te me ,sepse eshte nje njeri shume pa edukat dhe shume i paditur.
katunari ne 17 March, 2008 05:29:34
avatar
Plaku i Maleve.
Me vjn keq,nuk desha dhe as qe due me ndez zjar ne mes emerave,por keta lloj tipash jane ata qe i la THAQI,ne zall e nuk i bani Ministra,etj,tj,,
Mos u merakos.
katunari,tung

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
3.00