Faqja e Pare | Editorial | NATO, Shqiperia mbetet jashte?

NATO, Shqiperia mbetet jashte?

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Ndërsa ka mbetur më pak se një muaj nga Samiti i Bukureshtit, shtohen hijet e dyshimit dhe frikës se Shqipëria nuk do të mund të marrë një ftesë për anëtarësim në NATO. Shumë shpresa ishin vënë në një vendim politik të ministrave të jashtëm të aleancës, të mbledhur në Bruksel të enjten që sapo lamë pas. Pritej që diplomatët e aleancës të binin dakord dhe të shprehnin vullnetin e përbashkët politik që Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, janë gati për anëtarësim në NATO dhe prandaj, duhet të marrin një ftesë në samitin e ardhshëm. Por nuk ka ndodhur kështu. I vetmi vend që ka marrë nga ministrat mbështetjen e plotë për anëtarësim ka qenë Kroacia, e cila është perceptuar si "kandidati më i avancuar për sa i takon reformave të nevojshme për anëtarësim". Mjerisht nuk ka pasur një konsensus të tillë për Shqipërinë dhe me sa duket, stadi i ulët i reformave është shkaku kryesor dhe jo sikundër po shpallet gjerësisht në media, një viktimizim i mundshëm i Shqipërisë, për shkak të konfliktit të Maqedonisë dhe Greqisë, lidhur emrin e ish-Republikës Jugosllave.


***

Sesa të hidhura janë sinjalet që mbërritën nga Brukseli pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të NATO-s, mund të kuptohet nga reagimi i politikës shqiptare. Ndërsa më parë nuk kish ditë që të mos deklarohej diçka për hapat e bërë drejt anëtarësimit në NATO, tani qeveria hesht si fija e barit. Një heshtje të tillë ndaj ngjarjes së rëndë po mban (sikur të ketë një akord të fshehtë) edhe opozita. Dhe sikur të mos mjaftojë kjo, janë edhe mediat që shkëpusin nga informacionet e agjencive dhe stacioneve botërore vetëm pjesët më të buta, shpresëdhënëse dhe më alibike të lajmeve. Citohet agjencia REUTER, sipas së cilës ministrat kanë nisur mbledhjen, duke firmosur tri ftesa për vendet e A3 - por pa emra në to - që të jenë gati për t‘u lëshuar në samitin e ardhshëm të 2-4 prillit. Por nuk citohet po agjencia REUTER kur transmeton se është vetëm Kroacia që ka më shumë të ngjarë që të fitojë një ftesë, ndërkohë që pikëpyetje qëndrojnë pezull mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë. Duket sikur të gjithë (pushtetarë, opozitarë, gazetarë) përpiqen të mos flasin për një të keqe shumë të mundshme që mund të na trokasë shumë shpejt në derë. Por a ka mjet më të mirë në demokraci për të parandaluar një të keqe të mundshme, veçse duke diskutuar rreth saj? Patriotike nuk është të heshtësh, por të diskutosh dhe debatosh për të zbuluar se përse Shqipëria nuk ka marrë ende konsensusin e të gjitha vendeve të NATO-s për anëtarësim? Patriotike është të zbulosh se përse po i ngjet një e keqe e tillë Atdheut. Prandaj nuk duhet heshtur, por duhet këmbëngulur, përse, përse, përse? Mos vërtet vallë, sikundër pohojnë disa diplomatë, duhet besuar se Shqipëria mund të mos marrë ftesë për shkak të bllokimit të Maqedonisë nga një veto greke pra, që Maqedonia të mos mbetet jashtë NATO-s vetëm? Por po të qe kështu, përse të mos i bëjë Kroacia shoqëri Maqedonisë jashtë NATO-s? Por përse edhe Kroacia? Tek e fundit, përse dikush duhet të mbetet jashtë për shkak të Maqedonisë kur dihet botërisht, se ftesa bazohet në meritën pra, në avancimin e reformave demokratike në vendet kandidate? Prandaj do të qe absurde të besoje (dhe akoma më absurde po të ndodhte) që Shqipëria të mbetej jashtë NATO-s për shkak të Maqedonisë. Nëse kjo do të ndodhë, do të ndodhë vetëm për shkak të ecurisë së ngadaltë të demokracisë në vend dhe të reformave që promovojnë demokracinë. Ndaj për shqiptarët duhet të jetë alarmant fakti që vetëm për Kroacinë u pohua qartë dhe me konsensus të të gjithë ministrave të NATO-s, ecuria e reformave në atë shkallë që të mundësojnë anëtarësimin. Dhe bëhet fjalë për reformat në drejtësi, reformën zgjedhore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndaj mosmarrja e konsensusit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, duhet vlerësuar si një shans i humbur që bën të domosdoshëm korrektimin e politikës shqiptare sa nuk është vonë. Apo mos vallë është vërtetë shumë vonë për të shpëtuar shansin? Mos ndoshta, si kanë ardhur punët, mund të na ndihë vetëm nevoja strategjike e NATO-s për stabilitet në Ballkan, nevojë që mund të tolerojë përkohësisht prapambetjen e demokracisë në Shqipëri? Por dhe nëse me shpresë ndodh kështu, a duhet t‘i kërkohet llogari qeverisë për prapambetjen e demokracisë dhe reformave demokratike, apo që të mbahet një heshtje "atdhetare" dhe bipartizane sikundër po ndodh? Ky është shqetësimi dhe problemi tani, kur më pak se një muaj na mbetet nga Samiti i Bukureshtit.


***

Në Tiranë nuk këmbëngul kritika, por heshtja, jo pyetja por alibia, jo shpjegimi i së keqes, por pajtimi me të keqen. Ndërsa s‘ka asnjë dyshim që përgjegjësia kryesore për një dështim të mundshëm bie mbi qeverinë, opozita politike duket (pa asnjë shpjegim) e konfirmuar me alibitë që përpiqen ta zhveshin qeverinë nga përgjegjësia. Por e vërteta nuk mund të fshihet, aq më tepër kur ajo është shumë e hidhur. Sepse të mos marrësh dot ftesën për anëtarësim në NATO, kur një gjë e tillë shfaqet shumë e rëndësishme për stabilitetin e rajonit pas pavarësisë së Kosovës dhe egërsimit të Rusisë, të mos marrësh dot ftesën me gjithë mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, do të thotë të kesh mbetur aq prapa me demokracinë dhe shtetin ligjor, sa nuk ngjall dot besimin e të gjithë anëtarëve të NATO-s. Dhe këtu lind menjëherë pyetja, ç‘duhet bërë? Por jo, qeveria nuk ka kohë për të tilla pyetje. Në të kundërt, ajo i vihet punës për të devijuar vëmendjen e opinionit nga ky alarm i ligjshëm. Opozita rri dhe vështron e heshtur. Në Tiranë mbërrin zëvendëspresidenti i KE-së, Franko Fratini, dhe në publik shpallet me bujë hapje e negociatave me BE-në për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Shpërthen një propagandë sa euforike, aq edhe e papjekur për e heqjen e vizave dhe bashkë me të, i hiqet vizë dhe sinjaleve të pakëndshme që sapo kanë arritur nga Brukseli lidhur me anëtarësimin (më saktë mosanëtarësimin) në NATO. Deklarohet madje se liria e lëvizjes mund të realizohet nga viti 2009. Publiku gëzohet dhe nuk arrin të perceptojë hatanë që tashmë po i troket në derë, rrezikun që Shqipëria të mbetet jashtë NATO-s. Një shpresë e re po mjegullon një zhgënjim, një iluzion, një deziluzion. Në këtë gjeratore premtimesh të reja që mjegullojnë premtimet e vjetra, publiku nuk arrin të perceptojë se edhe për lëvizjen e lirë duhen kapërcyer të njëjtat pengesa që qëndrojnë edhe para dyerve të NATO-s. Sepse Fratini vërtet deklaroi se një lëvizje e lirë e shqiptarëve është e mundshme deri në mes të 2009-ës, por nuk harroi të përmendte se gjithçka do të varej nga ecuria e reformave. Dhe pranë tij ndodhej përsëri i njëjti Kryeministër që premtoi se "do të bëjë gjithçka" që të mund të arrihet lëvizja e lirë. Të njëjtin premtim kishte bërë edhe për NATO-n. Është një tragjikomedi që përsëritet bashkë me stinët dhe që nuk mund të mos të tallet nga zgjuarsia e vargjeve popullore: "Më mbaje me gënjeshtra, më thoje sa të vijë vjeshta".

Komente (7 vendosur):

hasan ne 09 March, 2008 11:46:03
avatar
partit politike ne shqipri si te djathtat si te majtat jon pjell e komunistve serb apo rus te gjitha mosmarveshjet kinse spo arin konsesus per reforma mosmarveshjet ne mes partis socijaliste dhe aleatve te tyre jon te krijuara me qellim qe te pengohen standardet zgjellore te bahet tollovi apo qdo ngadalsim i reformave ne shqiperi miret meqellim qe shqiperija te jet sa ma larg NATOS apo perendimit se kta ullheqes te vet zgjedhur nga ana e milladinave apo enveristave stalinistave qe marin para te majme veq qe populli shqipetar te mos perparoj e ti plotesohet deshira eka moqme shteteve ortodokse qe te i coptojn trojet shqipetare une jom nga qyteti i presheves dhe jav boj me dije ju tradhetar qeveritar te keni turp apo ju materjalist te qmendur po dote kalleni me at pasuri se ditet i kini te fundit se shqiperija prap dote antarsohet ne NATO edhe pa deshir te juajen .Adini ju per shqiptaret qe i shkilen te drejtat ma elementare ne serbi preshev bujanovc e medvegje.Ju pyes pse frigoni qe ta ngrisni zerin se ka shqiptar edhe jasht kosove edhe ne kombet ebashkume te grisni zerin . Poju edini se ruset ju kan ndu ne qeveri dhe per at arsyje frigoni se e hubasni kariken dhe me paramendime mereni me konflikte ne parlament me ni prapavi qe te mos mireni me qeshtje kombtare ne keto vite vendimtarepo ju jeni ata qe vendin e qut ne luft civile ju jeni ata te sabotimit ne parlament me jav eme muj JO ZOGU I ZI ejo kinse ruga morin- durs ka kinse keqmenaxhime ekeshtu me mi raste po kush ka koh mu mar me juve ore qyqar po CIA amendoni se u zhduk ju ekini vendin ne rusi te familja e millosheviqit ruset do teju japin azil apo strehim qe ta shpetoni koken
Imeri ne 09 March, 2008 11:54:14
avatar
hasan
Shume me vend e ke se eshte evertet se Politika shqiptare ne pergjithesi po eshte Pro serbe greke italiane apo maqedane.
Se qellimi i armiqeve eshte qe mose te inkuadrohen ne nato moste te kete zhvillim perparim po te perqare.Se shumica e politikaneve jane pro serbe.
Sala berisha dhenderr i serbise po si te mendon mire ai per shqiptare ku femijet kane dajte ne serbi apo vajza e tije ishte ne pune ne veri te Mitrovices. te dajte.
Ne nto as qe ka mu pranue fare.
Kjo eshte dame per ne.
Ne kosove plitikanet PRo serbe pro te huaj.
Ne mqedoni Pro maqedone per karrig.
Ne persheve medvegj Pro serbe qka banen per popull kurgja.Shume keq.pajtohem plotesishte se ke te drejte naka hanger dreqi.
ne 09 March, 2008 12:19:37
avatar
Kosova
Kam qene ai qe shume kame perkrah Thaqin Jakupin Fatamir Limen pas lufte dhe gjate luftes.Po e pashe karakterin tradhtine dyftyresine qe treguan ata,ata shfrytezuan rastin emrin e UCK per veti qe te vijne ne pushtet pa shtet dhe mete vertet e shiten shqiptarine shume lire.AS serbise as evropes nu ja ka marre mendjase keta te UCK aq lehte heqin dore.
PO me kujtohet njehere Joshka Fisher ne vitin 2003 kure Thote:citoi: Ne qoftese forcat radikale te UCK Thaqi Ramushi etj marrin pushtetin eshte rrezik qe kosova te fitone shtetin sovrane.PO ne duhet dale ngadale te ngritmi politiken e Rugoves njeriut te moderum qe perkrahin edhe serbet.
Dhe keshtu disa pjestare te UCK ti burgosim ne kosove disa ti qojme ne Hage dhe ose ti kthejme ne politiken e Rugoves.
DMTH:qka ndodhi ata priten qe statusi i kosoves te zgjidhet kure atynev tju konvenon pasi:Ramushin Fatmir Limen quan ne Hage me aminin e Rugoves dhe Ishe udbasheve dhe te tjeret i futen ne burge ne kosove ku burgjet jane plote me trima shqiptare si ne kohen e Milloshit dhe kushe nuk qane koken as Thaqi.Fatmir Limen leshuan me kushte puno per ne dote jeshe i Lire ajo ndodhi pas 4 vjeteve dhe tashe po shifet se kushe eshte Fatmir Lima qe naj hjek Flamurin ishte kunder OQPMB dhe qmilitarizon disaqindra ushtare atehere ne emer te UNMIKUT tradhtone shoket ne lufte me urdherin e Thaqit.
Thaqin e kthyne ne politik te Rugoves po edhe Ramushin.Dhe dul fjala e fisherit.Ramushin ne qoftese e leshojn nga burgu e leshojne me kushte qe ti ndihmon Thaqit qe te vazhdon kete rruge antikombetare ne favore te evropes dhelper.Po ne qoftese e denojne dota denojne me 15 vjet burge ao me shume qe te frigojne Thaqin qe ja puno ne kete rruge ja edhe ty te pret Burgu.Dmth i kane duart e lidhura.
Fatmir Sejdiut ja puno siq te themi ne ja nuk ke pushtet koalicion dhe jete me gishta ne goje. Kjo eshte everteta.Agim QEkun siq e dini e burgosen ne Hungari apo slloven dhe eleshuan UNMIK i thane po te bejme kryeminister puno qyshe te themi ne ja ne Biruc.Pra me besoni te gjithe shiten kombin se jane me kushte ne politik.PO me mire kishna shkue ne burge se kishna shit popullin time.Po per ta me i mire pushteti se kombi.
Ky eshte realiteti.Ndeshi besoni ndeshi mos besoni.
vasi ne 12 March, 2008 06:55:35
avatar
eshte e drejte keto ke ke thene valla te lumte
Teuta ne 12 March, 2008 07:04:21
avatar

Me vjen keq ON, nuk pajtohem me ty. Kta jane tuj punu per popullin dhe Kosoven tone. Nuk bahet ndryshe, po te kishim cene na ma te forte e me hjek shkaun vet at`her kishim vendose vet, po na u duft ndihma e shteteve tjera. E per ate ata edhe munjne me vendose pake per ne. Po une prape i falenderoj Thaqin e tjeret qe na e prune ket pavarsi se mos ti kishim politikajte te menqum sot ishim ner serbi.
Mos u gutni se edhe per kte do ta dini te vertetn mas disa vjete, si ka shku, kushe na ka ndihmu e shume e shume tjera.

Ju duhet kohe, mos u gutni.

play_boy ne 12 March, 2008 07:16:40
avatar
pj teuta oj teuta oj TEUTAAAAAAAA toka te lshoft po hala gjall je a kuku hajt bre se sje me t ti as shum keta ter mu merr me politik se ka kush merret boll e kena z,BUSHIN,,ai i kryn keto krejt leni HASHIMAT e JAKUPAT e fatmir limat se PEJ ketyne ska sen besoni bre valla sen hiq ishalla sjesmi me na udhheq qifti i ktyne me siper si i permena ju pershendes un per sen spo heki vetem per ni sen po spo me dojn qikat hiq bre se di a qa u ba hiq tybe bre i kisha preferu femnat qikat mem dasht ma shum bre hahha
ne 12 March, 2008 08:15:33
avatar
A bre teuta shume ,,pe njofshe politiken".
Po ky qe paha shkrue me nalte krejt me ven e pahase ashtu eshte leje Ameriken se me doket qe kane tuj u mite mete huajte.E ta pahan lane amel.Po bolle ma allahile ake shpi afmi a burrea hiq.
Se na knaqe-met pase pas grue ta kishna hjek kryet si vremq.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Tetor, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
5.00