Faqja e Pare | Editorial | Kryeministri Berisha uron gratë me rastin e 8 Marsit

Kryeministri Berisha uron gratë me rastin e 8 Marsit

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Kryeministri Berisha u përcolli sot urimet më të përzemërta të gjitha grave,vajzave,  motrave dhe nënave shqiptare me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Gjatë një ceremonie të zhvilluar me këtë rast nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kryeministri Berisha tha se do të bëhet çdo përpjekje për të tejkaluar vështirësitë dhe pasojat e diskriminimit të trashëguar ndaj grave.   
“Për një komb si i yni shpalosja e potencialeve të mëdha të grave dhe vajzave shqiptare të ndrydhura për shkak të një mentaliteti të vjetër, përbën një nga kushtet më vendimtare për emancipimin tonë shoqëror dhe kombëtar”, tha Kryeministri Berisha.
Kryeministri theksoi se në reformën elektorale përfaqësimi i duhur i gruas në vendimarrje do të jetë një nga çështjet kryesore. Në këtë kontekst Kryeministri nënvizoi se duhet të përcaktohet që të mos ketë më pak se 30 % gra në parlament dhe qeveri.
“Unë jam shumë i vendosur dhe e konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme përcaktimin e një kuote përfaqësimi për gratë jo më pak se 30 % në parlament dhe në qeveri dhe kam kënaqësinë të theksoj se po në këtë pozicion qëndron edhe opozita shqiptare”, u shpreh Kryeministri Berisha duke nënvizuar se hapat e tjerë do të përcaktohen nga beteja, solidariteti dhe lëvizja e vetë grave dhe vajzave. 
Kryeministri nënvizoi se në këtë rast partitë politike kanë një rol për të luajtur, duke dëshmuar se janë të vendosura në parimet që shpallin për emancipimin shoqëror. “Në rast se ne këto do t`i shndërrojmë këto parime në vepra konkrete dhe do të vendosim kuota, kjo situatë do të jetë ndryshe”, theksoi Kryeministri duke shtuar se përcaktimi i kuotave është i domosdoshëm. 
Kryeministri theksoi se hapat e bëra deri tani për përfaqësimin e gruas janë shumë inkurajuese, duke nënvvizuar se në shkollat dhe universitetet e vendit numri i vajzave është më i madh se ai i djemve. E njëjta situatë tha më tej Kryeministri është edhe në administratën shtetërore.    
Duke vlerësuar potencialin e gruas shqiptare, për ndryshimin e kësaj situate, Kryeministri solli në vëmendje figurën e mirënjohur në shkallë botërore të Nënë Terezës, e cila mbetet frymëzuese për çdo mendje shqiptare.   

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0