Gordon Bardos: Pavarësia e Kosovës mund të sjellë ndërlikime
Gordon Bardos, zëvendës drejtor i Institutit Harriman në Nju Jork thotë se pavarësia e Kosovës mund të sjellë një numër ndërlikimesh në skenën ndërkombëtare. Zoti Bardos u intervistua nga Branko Mikasinoviç i shërbimit serbisht të Zërit të Amerikës.
Gordon Bardos, zëvendës drejtor i Institutit Harriman pranë Universitetit Kolumbia në Nju Jork thotë se Kosova do të jetë një element i rëndësishëm irritimi në marrëdhëniet amerikano-serbe për të ardhmen e afërt. "Të dy vendet ngulin këmbë në qendrimet e tyre dhe është e vështirë të shihet se si mund të shkëputen prej tyre. Më e mira që mund të shpresohet tani për tani është që si Beogradi edhe Uashingtoni të përpiqen ta heqin çështjen e Kosovës nga aspektet e tjera të marrëdhënieve mes tyre."
Zoti Bardos mendon se rikthimi i Rusisë në Ballkan është një element i ri në skenën politike dhe kundërshtimi i saj ndaj pavarësisë së Kosovës ka një kontekst më të gjerë se sa mendohet. "Për herë të parë pas një dekade ose 15 vjetësh, vendet e Europës juglindore kanë tani alternativa diplomatike, ekonomike dhe politike. Në vitet 90, ishte Uashingtoni dhe në një farë mase Brukseli që luanin rolin vendimtar. Por pas lëvizjeve të fundit të Moskës ne shikojmë prova se Rusia po rikthehet. Të tilla janë vizita e Presidentit Putin në Sofje dhe vizita e zëvendës kryeministrit të parë Medvedev në Beograd."
Përsa i përket kundërshtimit të Rusisë ndaj zhvillimeve në Kosovë, thotë zoti Bardos, ai shkon shumë më larg se sa zoti Putin dhe rrethi i tij i brendshëm sepse kundër kësaj janë shprehur Kisha Ortodokse ruse dhe një pjesë e mirë e inteligjencës së vendit, madje edhe ajo pjesë që ka mbetur nga opozita liberale ruse nuk është e kënaqur me mënyrën se si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e trajtuan këtë çështje.
Zoti Bardos thotë se pavarësia e Kosovës mund të sjellë një numër komplikimesh. "Eshtë e qartë se Kosova nuk do të ketë një vend në Kombet e Bashkuara dhe në OSBE dhe nuk do të jetë anëtare e Këshillit të Europës si dhe e shumë organizatave të tjera ndërkombëtare. Do të shkaktojë edhe një numër problemesh për sa i përket integrimit rajonal në Europën Juglindore sa herë që të organizohen takime për këtë qëllim. Është shumë e qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta tërheqin vendimin e tyre për njohjen e Kosovës po ashtu edhe vendet europiane. "
As Rusia, thotë zoti Bardos nuk do të heqë dorë nga qendrimi i saj dhe do të vazhdojë të mbështesë pozicionin e Beogradit. Pra kemi të bëjmë me një situatë diplomatike që do të vazhdojë të mbetet pezull
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (8 vendosur):
ardos tregoju ketyre shqiptareve te ndershem qfare statusi kane.Se keta autonomise i thoj pavaresi.keta i ka msue shalli.
Po besa naka ardhe edhe nje zevendes i tije nje far Thaqi edhe ky rrene si ai.Bile ky ka zane vndin e pare ne kosove per rrena.PO ja pahe ** ***** ketyre rrencave qe i thojne vees shqiptare po ne fakt jane shqiptare tendershem.
SE kyshte mashtrim i popullit ne e dijme po edhekta e dijne po thojne shtet se ke qef me jetue me vllanit e tyre shkije si perpara se e dijn qe nuk kemi te drejta as si ne kushtetuten 1974.
O ishalla mushen mend.
SE krejt drejt pahe shkrue.PO tsh edhe tykanmet sha keta se po thojne Amerika na kaj dhane pavaresine.
PO ku i njeh evropa hajnat rrencat qe as qe ju intereson ketyre statusi.
Shqiptaret e mi nuk ju interesone statusi keta presin qe evropa hazer tjabje.
Keta te mit me vjedhe m sti megjet mu vra per megje per lope neper automata disko pufa e qesi gjana.
Per shtet nuk ju intereson forte.Evropa e di se sa trima jane dheja dha nje status pershesh.
Keta e hangren enderrun Flamurin me njelecke dhe nderruan kombin se nuk ishin te sigurt a jane shqiptare apo qka.Keshtu thane me mire kosovare paka a shume tju afrohen sllaveve.
Te LUmt Zoti Bardos ja pahe thy dhembet ketyre shqiptareve te ndershem dhe politikaneve te shitur.Folni tashe shqiptare.
turp-nuk keni komb me kushtetut nuk keni flamur nuk keni identitet.ne kushtetut permendet 13 here populli serbe e kerkunde populli sqiptare.
Dmth serbet jane popull ne kosove e ne shqiptaret nuk egzistojme.Kuku per ne qfare populli injorant kuku per femijt e juve qka presin nga ju.
Zgjonu nga gjumi o gjumashe sa seshte bere vone.Se evropa dhelper ka qellimin te na shkaterroje si popull.PO shiqoni historine gjithmone vetem ne shqiptaret si popull i pergdhelem te huajt i pritem me muzik e me valle okupatoret.
Pse vetem ne jemi kshtu siq jemi.
Po si munde te thuani se dojme atdheun kombin kurse pranon te shuhesh si kombe.Turp turp.
E a kali i serbise kali.Po a nuk dine me lexue apo nuk kupton.Po njerezit si ti humbin kombin.
Qeni qen edhe leh ne shtepi te vete.E ju disa jeni kudra qe qe qihen me qene te huaj e nuk dijne se kane stepi ajo.
Po qfar trim je ti ju jeni mutat e shqiptarise .
Bolle mire te paha kallxu se qyshe je.
Po mete vertet muta jeni siq paha thane luci.
Ju vjen era e flliqte juve qe nuk keni logjik.Dhe mashtroni vetveten.
Po turp turp more te mjere qe nuk kuptoni qe as me kushtetut as ne nji dokument nuk je shqiptare ma e as popull.Popull eshte ai serbe.ekjo evrop taka definue e Amerika.Ju jeni sherbetore te tyre.Nje popull qe hjek dore prej identitetit ai seshte popull.Ata jae kafshe si ju
Vendosni komentin tuaj