24 ore lajme: Thatcher-i shtrohet në spital Thatcher-i shtrohet në spital ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 08 March, 2008 12:26:00 Ish-kryeministrja britanike, Margaret Thatcher, është shtruar në një spital në Londër. Mjekët thanë se ajo do të bënte disa teste. Ata e përshkruan gjendjen e saj shëndetësore si të qëndrueshme. Ata nuk dhanë më shumë hollësi. Ish-kryeministrja Margaret Thatcher është 82 vjeç. Qëndrimi i saj iI prerë ndaj atyre që kundërshtonin politikat e saj gjatë kohës kur shërbeu si kryeministre, i dhanë asaj emrin 'Zonja e Hekurt'. Gjatë 11 vjetëve të qeverisjes së Margaret Thatcher-it shoqëria britanike pësoi disa nga ndryshimet më të mëdha.