Faqja e Pare | Editorial | Nensekretari amerikan i shtetit Frid pergezon udheheqjen kosovare per menaxhimin e situates pas pavaresise

Nensekretari amerikan i shtetit Frid pergezon udheheqjen kosovare per menaxhimin e situates pas pavaresise

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Nensekretari amerikan e shtetit Frid dhe kryeministri i Kosoves Hashim Thaci

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ndihmëssekretari i Shtetit amerikan, Daniel Fried, kanë biseduar sot për zhvillimet pas shpalljes së pavarësisë dhe bashkëpunimin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Kryeministri Thaçi fillimisht ka shprehur falënderimin e përzemërt në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i kanë dhënë mbështetje të madhe dhe të pakursyeshme Kosovës para, gjatë dhe pas luftës, veçanërisht gjatë procesit të definimit të statusit final të Kosovës.
 
Kryeministri Thaçi ka pranuar nga ndihmëssekretari Fried përgëzimet më të mira nga Presidenti Bush dhe nga Sekretarja e Shtetit, Rice, për Kosovën shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, si dhe për progresin e arritur në Kosovë, përgëzime këto që janë përcjell me angazhimin për një Kosovë me mundësi të barabarta, me sundim të ligjit dhe për një Kosovë të pandashme, që do të ketë vizion integrimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe ndërtimin e fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit.
 
Kryeministri Thaçi ka njoftuar ndihmëssekretarin Fried për punën që është duke u bërë gjatë kësaj kohe dhe ka rikonfirmuar edhe njëherë angazhimin e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës, për të vazhduar punën me përgjegjësinë më të lartë shtetërore për qeverisje të mirë, demokratike, funksionale dhe efektive. “Prioritet yni do të jetë sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të minoritarëve, lufta e pakompromis ndaj korrupsionit  dhe zhvillimi ekonomik, për ta bërë shtetin që të funksionojë”, është shprehur kryeministri Thaçi.
 
Ndihmëssekretari i Shtetit, Daniel Fried, ka theksuar se është nder dhe kënaqësi të jesh në shtetin më të ri të Evropës, në demokracinë më të re në botë, në Republikën e Kosovës. “Kosova e arriti pavarësinë dhe tani ka testin e përmbushjes së premtimit të pavarësisë - të ndërtojë shtet funksional, me treg të lirë, me institucione funksionale demokratike dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e saj, është shprehur z.Daniel Fried.

Komente (3 vendosur):

Shyqa ne 08 March, 2008 01:03:44
avatar
Te lumt zoti Kryeminister, besoj se ju dhe presidenti Sejdiu jeni tue i bind bashkesin NDERKOMBETARE per realitetin ne Kosov, prandaj nese vazhdoni me ket, ju do ta keni mbeshtetejen edhe nga mbar bota! SUKSESE...
ne 08 March, 2008 01:40:12
avatar
Shyqa
O mend lepurosh
Ne qoftese vazhdojne keshtu kosoven e hanger dreqi me gjithe ty.Kjo politik eshte antokombtare o Koqovari i serbise.
Naj hakshi leshin ti me gjithekata dy.O serb shqiptare-koqovari.
ti.-une..une.-ti ne 09 March, 2008 01:22:39
avatar
ti o i mjer po qfar te mire po shef o sgkurtpames....po hapi syt edhe njiher more shkurtabiq,shikoja kryet qfar e ka taman si qen i sharrit te kofshin fal merri e qoj ne shpi tane,,...tung mor hajvan

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
1.00