Faqja e Pare | Editorial | Kombet e Bashkuara festojne Ditën Ndërkombëtare të Grave - 8 Marsi në shenjë të luftës kundër dhunës

Kombet e Bashkuara festojne Ditën Ndërkombëtare të Grave - 8 Marsi në shenjë të luftës kundër dhunës

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Dita ndërkombëtare e gruas - 8 Marsi Organizata e Kombeve të Bashkuara sivjet do ta shënojë në shenjë të tejkalimit të pabarazisë gjinore, ngritjen e statusit të grave dhe posaçërisht të eliminimit të dhunës mbi gratë në të gjitha format e paraqitura.

"Të gjithë ne që jemi pjesë e bashkësisë ndërkombëtare - qeveritë, organizatat multiraterale, institucionet bilaterale dhe sektori privat - duhet t'i llogarisim shçenzimet ekonomike të pabarazisë së përhershme gjinore dhe resurseve të cilat nevojiten për pengimin e saj. Duhet të krijojmë mekanizëm për ndjekjen e investimeve në barazinë gjinore. Duhet rregullisht ta ndjekim dhe të njoftojmë për shpërndarjen e atyre resurseve. Duhet t'i aftësojmë buxhetet vendore si dhe rrjedhat e ndihmës ndërkombëtare ndaj nevojave reale, dhe të kujdesemi për të se ata me të vërtetë janë të përhershme", deklaroi Ban Ki-mun gjatë fjalimit të tij zyrtar me rastin e Ditës së gruas.

Me qëllim që t'i jepet kuptim dhe jehonë publike më të gjërë përpjekjeve që organizatat qeveritare, të grave dhe qytetaredhe të tjera, KB-të dhe partnerët-donatorë, i bëjnë në luftën kundër dhunës së bazuar gjinore, më 25 shkurt sekretari i përgjithshëm i Kombeve të bashkuara, Ban Ki-mun e publikoi fillimin e fushatës së Organizatës Botërore "Të bashkuar në pengimin e dhunës ndaj grave".

Siç kumtoi Zyra e Koordinatorit të përhershëm të KB-ve në vend, pritet kjo fushatë, për të cilën personalisht u angazhua sekretari i përgjithshëm dhe apeloi për mbështetje deri te burrat dhe liderët botëror, të kontribuojnë në përhapjen e porosisë themelore se eliminimi i praktikave të dhunës ndaj grave është qëllim kyç zhvillimor i njejtë.

Luis Arbor, komisare e lartë për të drejtat e njeriut, në kontekst të fushatës së KB-ve,  thotë se duket se shumë vende u lënë anash oblgimet të cilat i kanë ndërmarrë.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0