Hidhet ne rruge akademiku i pare, akademik Jorgo Bulo
Me anë të një shkrese të datës 26 shkurt 2008, përcjellë përmes një korrieri të panjohur, drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike (QSA) Ardian Marashi ka njoftuar ak. Jorgo Bulon, profesor, doktor i shkencave, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, se “lirohet nga kjo detyrë dhe kalon si punonjës kërkimor-shkencor në departamentin e letërsisë”.
Por, më datë 29 shkurt 2008, vetëm tri ditë më as, pa mbaruar afati prej 72 orësh për ankimim, titullari i QSA urdhëron degën e financave dhe atë të personelit edhe për daljen në pension të akademik Jorgo Bulos, duke filluar nga data 1 mars 2008. Në fakt, përveç studjuesit të njohur, autorit të monografisë dhe botuesit të veprës së plotë të poetit tonë kombëtar Naim Frashëri. Prof Jorgo Bulo, janë jequr nga puna deri tani, me të njëjtin stil, edhe prof. Emil Lafe, mbrojtësi më i flaktë i standartit për gjuhën e njësuar shqipe, si edhe prof. Myzafer Korkuti. Të tri këta personalitete të kulturës sonë kombëtare, të cilët kanë një jetë të tërë të përkushtuar ndaj albanologjisë, me kontribute themelore, janë flakur nga puna pa asnjë etikë dhe mirënjohje, me një shkresë të thatë përcjellë nga një shofer i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Por, mbi të gjitha, duke iu referuar rastit të Akademik Jorgo Bulos, rezulton se vendimi i largimit nga Instituti, është i paligjshëm. Në Ligjin nr. 9853 datë 26.12.2007 “Për disa shtesa në ligjin nr. 9655 datë 11.12.2006 për Akademinë e Shkencave në republikën e Shqipërisë”, neni 6/1 thuhet shprehimisht se “statusi i anëtarit të rregullt të ASH, i atij të asociuar dhe i çdo funksioni tjetër drejtues përfundon kur ai mbush moshën 75 vjeç, kur jep dorëheqjen, kur zgjidhjet apo emërohet në funksione drejtuese në parti politike apo organe kushtetuese, kur deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim gjyqësor të formës së prerë, kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi, kur shkarkohet me dy të tretat e votave të gjithë anëtarëve të asamblesë të ASH për akte e sjellje që cenojnë rëndë figurën e anëtarit të Akademisë ose ndërron jetë”.
Asnjë rrethanë ligjore e parashikuar në ligjin e hartuar nga shumica në qeverisje, nga po ajo shumicë që ka emëruar z. Ardian Marashi në detyrën e drejtorit të QSA, nuk është e vlefshme për të formalizuar e justifikuar urdhërin e tij.
Largimet e para nga puna të albanologëve shqiptarë nisin kështu me turp, duke dëshmuar njëkohësisht se e ashtuquajtura reformë në albanologji nuk paska qenë veçse një “fshesë partiake” për të larguar kundërshtarët e kësaj sjelljeje politike dhe shtetërore. Në mjediset shkencore tashmë e dinë pse “reforma” nisi me largimet e profesorëve Bulo, Korkuti dhe Lafe.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj