Faqja e Pare | Editorial | Kosova do ta paguajë borxhin e jashtëm, jo Serbia

Kosova do ta paguajë borxhin e jashtëm, jo Serbia

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Ndertesa e Qeverise se Kosoves

Kosova do të marrë përsipër pjesën e vet të borxhit që ka ndaj organizatave të huaja financiare, pavarësisht deklarimeve të Qeverisë së Serbisë se ajo do të paguajë borxhin e Kosovës, për të treguar, siç kanë thënë ata, se Kosova është pjesë e Serbisë, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Çdo borxh i Kosovës, i cili është nënshkruar nga institucionet e atëhershme të Kosovës dhe është shfrytëzuar për nevojat e Kosovës, do të paguhet nga institucionet e Republikës së Kosovës, thotë Bedri Hamza, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Financave. Ai ndërkaq pohon se kjo çështje është e rregulluar edhe me pakon e Ahtisaarit.

“Kosova është shtet i pavarur, Kosova i ka pranuar obligimet e veta ndërkombëtare; është e rregulluar edhe me pakon e Ahtisaarit; ne e kemi pranuar pakon e Ahtisaarit, ne do ta zbatojmë pakon e Ahtisaarit dhe ne i marrim obligimet tona”, pohon Hamza.

Në pakon e Ahtisaarit, sa i përket borxhit ndërkombëtar, thuhet se një vit pas fuqizimit të marrëveshjes për statusin, nëse Kosova dhe Republika e Serbisë nuk pajtohen për përmbushjen dhe caktimin e borxheve, atëherë Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të emërojë një arbitër që do të merret me ndarjen e borxheve në mes të dy vendeve.

Bedri Hamza thotë se institucionet e Kosovës janë të gatshme që ta zbatojnë pakon e Ahtisaarit.

“Është e precizuar që ne nuk merremi vesh në një kohë të caktuar me Serbinë, që unë dyshoj se ne do të merremi vesh. Atëherë, faktori ndërkombëtar do të vendosë për këtë çështje dhe do të caktohet një person përgjegjës për zgjidhjen e këtij problemi”, thotë Hamza.

Ndryshe, edhe ekspertë kosovarë për çështje ekonomike pohojnë se Kosova duhet të marrë përsipër shlyerjen e borxhit ndërkombëtar, deri në vitin 1999, në rastin kur përfituesi përfundimtar është vendosur në Kosovë.

Bedri Selmani, profesor në Universitetin Viktoria, tha se pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt, Kosova e ka adresën juridiko-shtetërore. Dhe, prej atij momenti, Selmani thotë se të gjitha obligimet që kanë rrjedhur nga ish – Jugosllavia dhe janë të lidhura me Kosovën, duhet t’i shlyejë Kosova si subjekt i ri shtetëror.

“Është paradoksale që dikush me subjekt tjetër juridiko-shtetëror të marrë pjesë në obligimet e subjektit tjetër. Kjo është çështje që nuk mund të ndodhë. Edhe Klubi i Parisit, edhe ai i Londrës, sigurisht se tashmë e dinë adresën se me kë duhet biseduar për këto borxhe”, tha Selmani.

Bedri Hamza, ndërkaq pohon se shpagimi i borxheve të jashtme nuk paraqet ndonjë problem për Kosovën. Ai thotë se tashmë Qeveria e Kosovës, nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, për këtë vit ka ndarë një shumë të mjeteve për kthimin e këtyre borxheve.

“Ne kemi ndarë këtë shumë për këtë vit, mirëpo ne edhe në konferencën e donatorëve dhe në vitet e ardhshme do të ndajmë fonde. Normalisht se do t’i kryejmë të gjitha obligimet tona financiare në raport me borxhet e jashtme”, tha Selmani.

Megjithatë, ende mungojnë shifrat zyrtare se sa i ka borxh Kosova organizatave të huaja financiare, por, sipas disa ekspertëve të ekonomisë, kjo shumë duhet të jetë prej 500 mijë deri në më pak se një miliard dollarë.

Komente (5 vendosur):

hamit ne 02 March, 2008 04:15:14
avatar
po leni bre edhe naj dit ne ta paguan aj thi.shfytzone se boll na kan vjedh
Kosova ne 02 March, 2008 04:41:45
avatar
Kosova duhet te paguaj borxhet,te cilat jane marre para vitit 1989,para suprimimit te Autonomise ndersa pas kesaj date,duhet te analizohen dhe te studiohen cilat kredi jane investuar ne Kosove pasi qe dyshohet se kredite e marrura ne emer te Kosove jane shfrytezuar per nevoja te beogradit dhe keto mjete te cilat nuk jane investuar ne Kosove asesi nuk duhet te paguhen nga ana jone por duhet ti paguaj serbia e cila edhe i ka shfrytezuar ato mjete per nevoja te veta.
Lumi ne 02 March, 2008 08:14:30
avatar
kosova nuk i ka borgj askujt vetem kosoves i kan borgj po kza po folin per par por per viktimat ** me qindra mira shqiptar te folum prej luftes se dyt botrore jan vra e masakru prej sllave ktu kush do ti pagun tung.
jack ne 02 March, 2008 03:04:56
avatar
Shpresoj te jete gabim i gazetares (se nuk kane aq shume shkolle) e jo i zëvendësministrit t'Ekonomisë dhe Financave per shifrat qe jep se vaj halli kush na dirigjon. Lexoni mire shifrat:"kjo shumë duhet të jetë prej 500 mijë deri në më pak se një miliard dollarë". Zoteri zevendesminister nuk e di ku e keni mbaruar shkollen qe te beni kete lloj gabimi trashanik apo jeni sikur kolegu juaj i meparshem qe thoshte: "sipas expertizes qe kemi bere taksat qe do te vjelim ne 2008 do arrijne shumen ne 4 miliard euro". Une nuk e di si i beni keto hesape ore te uruar e kokebosh.

Po e perseris edhe njehere se u shkriva duke qeshur: "Megjithatë, ende mungojnë shifrat zyrtare se sa i ka borxh Kosova organizatave të huaja financiare, por, sipas disa ekspertëve të ekonomisë, kjo shumë duhet të jetë prej 500 mijë deri në më pak se një miliard dollarë".

Edhe njehere ore i uruar: nga 500 MIJE DOLLARE deri ne 1 MILIARD DOLLARE.

Pyyyyyyhhhhhh injorant…



lulzim20@hotmail.com ne 04 March, 2008 09:13:31
avatar
mendoj se ata i kan ba hesap edhe ndihmat qe do ti jepen kosoves por kjo shum eshte shum bre,po shum njerz te mequm kena bre,me ato pare kosova bahet si dubai,hahahahahah

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
3.00