Faqja e Pare | Editorial | Rasti për qartësim

Rasti për qartësim

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Çka BE-ja nuk do të thotë, por e mendon privatisht, është kjo:ne po e përkrahim pavarësinë e Kosovës për shkak shansit që do të bëhet më shumë si ne, andaj edhe një fqinj më i mirë.Pse i jep perëndimi Kosovës pavarësi kur refuzon të njohë Transdniestrinë, Osetinë jugore dhe Abkhazinë? Këto trivende janë formalisht të pavarura, së paku në sytë e tyre,dhe kanë qenë për shumë vite.Në shikim të parë duket si një rast i qartë i standardevetë dyfishta të perëndimit. Shqiptarët kosovarë nuk duan të jenë nën udhëheqjen serbe, njëlloj si abkhazët që nuk ndihen si gjeorgjian apo transdniestrianët si moldovë. Ata ekanë vendosur statusin e tyre me forcë të armëve dhe e kanë ngulitur këtë gjatë dhjetë vjetëve të kuazi pavarësisë.A nuk është tregimi i vërtetë vetëm një lojë fuqie e Amerikës në Evropë, që dënon Serbinë dhe shpërblen të vetmit myslimanë pro amerikan në botë? Askush nuk mund të mohojë se llogaritje të tilla kanë ndikuar në vendimmarrje. Por dallimi i vërtetë është njëgjë tjetër. Kosova dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Kaq është e qartë, sado keq që udhëhiqet tani Kosova, dhe sado gangsterizëm dhe etno nacionalizëm që mund të lulëzojë atje nën udhëheqjen kuturu të së ashtuquajturit komunitet ndërkombëtar. Kosova nuk dëshiron t’i bashkohet, le të themi, Turqisë në një “Kalifat Otoman” të ri. As bile nuk është e interesuar në krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Kjo bën një dallim të madh. Transdniestria, Abkhazia dhe Osetia jugore nuk po nënshkruhen për vizionin Euroatlantik të sigurisë së shumanëshme dhe lirisë politike të qeverisur nga ligji. Prioriteti kryesor i elitave udhëheqëse atje është vetë pasurimi, i përcjellë nga së paku një përkushtim retorik për integrim më të afërt me Rusinë (një qëllim të cilin Kremlini e mbërthen në teori por bëhet tejet i kujdesshëm kur vjen në pyetje praktika).Perëndimi ngurron ta thotë këtë kaq hapur, por kjo bënjë dallim. BE-ja po dërgon mijëra avokatë, prokurorë dhe policë në Kosovë, në atë që mund të quhet si aventura më ambicioze kolonialiste e kontinentit në dekada. Ky “imperializëm  i butë” krijon së paku një shans të suksesit për pavarësinë e Kosovës.Kjo ende mund të del nga binarët. Bosnja po copëtohet sërish; Maqedonia ende duket e brishtë; dhe Rusia nuk kishte mundur të gjente një tokë më fertile për dinakëri, me Evropën e ndarë dhe të pa vendosur. Por ia vlen të provohet.Krahasoni këtë me Transdniestrinë apo Abkhazinë. Paramendoni se Rusia dhe një tufë shtete tjera – Bjellorusia, Uzbekistani, Armenia dhe le të themi Venezuela- kanë vendosur të njohin këto shtete të vogla përçarëse. Është pothuajse qesharake të paramendohet çka kishin mundur të ofrojnë kësi përkrahës nga jashtë për promovimin e rendit dhe ligjit dhe qeverisjen e mirë. A do të ofronte Hugo Chavezi i Venezuelës policë? A do të sillte Rusia prokurorë, apo Uzbekistani të fillonte t’i mësonte punonjësit civil Abkhaz për eqeverisjen? Kjo është dobësia në zemrën e të gjitha orvatjeve të politikës së jashtme të Kremlinit në shtetet e ish Bashkimit Sovjetik.Ofron shumë për elita. Disa kënaqin mirëseardhje luksoze dhe diktatura fitimprurëse. Tjerët marrin bashkëpunim të inteligjencës dhe shitje të armëve të përparuara.Por Rusia ka shumë më pak të ofrojë nga pikë pamja e publikut. E vërtetë, ofron pasaporta, dhe një pasaportë ruse nuk është i pavlefshëm.Por mbijetimi i sistemit propiska nga epoka Sovjetike (rregullore e dizajnuar për të kontrolluar lëvizjet e brendshme të qytetarëve duke i lidhur ata me vendlindjen apo vendbanimin) do të thotë se nuk jep të drejtën e çmuar të jetesës dhe punimit në Moskë. Madje edhe aleatët më besnik të Kremlinit nuk mund ti ofrojnë këtë qytetarëve të vet si punë të kryer. (Duhet pranuar, vizat Shengen dhe Amerikane ende janë turpërisht vështirë të merren, madje edhe për qytetarët e ish-kombeve të robëruara që janë besnikërisht euroatlantikë nga jashtë). Çka BE-ja nuk do të thotë, por e mendon privatisht, është kjo: ne po e përkrahim pavarësinë e Kosovës për shkak shansit që do të bëhet më shumë si ne, andaj edhe një fqinj më i mirë. Ne kundërshtojmë pavarësinë për Transdniestrian e të tjerë, sepse kjo do t’i bënte më shumë si Rusia, andaj më të këqija për Evropën. 

Komente (1 vendosur):

lira ne 29 February, 2008 04:50:51
avatar
Artikull qe thote shume gjera dhe s'thote asgje. Cdo njeri para se te rregullj punet e te tjereve kujdeset pe te rregulluar punet e shtepise se tij ne fillim.KOSOVA ESHTE GJEOGRAFIKISHT EUROPE. Autori i artikullit e di mire kete por nuk i intereson ta thote. Sic duket ka interesa te tjera. Budallalleku i serbve qe bene gjenocid kundra shqiptareve ne zemer te Europes, u shperblye. Kosova eshte sot e pavarur ne Europe. Ligjet e Europes funksionojne me pare ne Europe e me tutje... Asgje s'eshte e komplikuar ketu. Autorin e ngatrron feja dhe eshte skeptik kunder saj. Shqiptaret jane tolerant dhe myslimanizmi eshte fe e importuar tek ta pa rrenje te thella. E thelle tek ta eshte identiteti shqiptar dhe Europian.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0