Faqja e Pare | Editorial | A eshte Kosova Serbi?

A eshte Kosova Serbi?

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

“Kosova është Serbi”, “Pyesni çdo historian”. Këto janë frazat që shihen në pankartat që valëvisin serbët e inatosur nëpër protesta kundër pavarësisë së Kosovës. Kjo gjë na bën qejfin ne historianëve, se nuk para na pyesin për të dhënë gjykime. Kështu, historia për serbët nisi në fillim të shekullit të 7-të, kur ata u vendosën në Ballkan. Baza e tyre e pushtetit ishte jashtë Kosovës, të cilën ata e pushtuan plotësisht në fillim të shekullit të 13-të. Kështu që pretendimi se Kosova ishte “djepi” i serbëve është i pavërtetë. Ajo që është e vërtetë, është fakti se ata sunduan Kosovën për më shumë se 250 vjet, deri në pushtimin otoman në mes të shekullit të 15-të. Kishat dhe manastiret ortodokse serbe që ndodhen sot në Kosovë, janë pikërisht nga ajo periudhë e historisë. Por nuk ka vazhdimësi mes shtetit serb mesjetar dhe Serbisë së sotme, ashtu siç nuk ka mes Perandorisë Bizantine dhe Greqisë. Kosova mbeti territor otoman, derisa u zaptua nga forcat serbe në vitin 1912. Serbët përdorin frazën “çliruar”, por edhe vetë shifrat e tyre tregojnë se popullsia serbe ortodokse ishte më pak se 25 për qind. Shumica e popullsisë ishte shqiptare, dhe natyrisht që nuk e mirëpriste sundimin serb, kështu që “zaptim” më duket termi i duhur. Por ligjërisht Kosova nuk u përfshi në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene në vitin 1912, por ajo mbeti një territor i pushtuar deri në 1918-ën. Më pas u bë pjesë, por jo e shtetit serb, kësaj here e shteti jugosllav. Dhe pas një ndërprerjeje të madhe (Lufta e Dytë Botërore), ajo mbeti pjesë një lloj shteti jugosllav deri në qershor të 2006-ës*, deri në shkatërrimin e së vjetrës Jugosllavi Federale të Millosheviçit, Kosova kishte një status të dyfishtë. Ajo quhej pjesë e Serbisë, por ishte gjithashtu njëra prej njësive të Federatës Jugosllave. Në të gjitha mënyrat praktike, Kosova fitoi dalëngadalë autonominë: kishte parlamentin dhe qeverinë e vet dhe përfaqësohej në mënyrë të drejtpërdrejt në nivel federal, së bashku me Serbinë. Ajo ishte në fakt një prej 8 njësive të sistemit federal. Thuajse të gjitha njësitë e tjera tashmë janë bërë shtete të pavarura. Historikisht, pavarësia e Kosovës e kompleton këtë proces. Ndaj Kosova është bërë tashmë një ish-shtet jugosllav, si çdo historian mund t;ju thoshte.

Historik

Kosova ishte njëri nga 4 vilajetet etnike shqiptare, njësi administrative në Perandorinë Turke dhe u nda përfundimisht nga Shqipëria në Konferencën e Londrës në 1913. Një vit më parë, delegatët e saj shprehën vullnetin e Mëvetësimit të Shqipërisë në Vlorë, pas kryengritjeve të mëdha të fundviteve 1878-1911. Kosova u përfshi në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene dhe në Jugosllavinë e Pashiçit në vitet 1914-1921. Me dekretin mbretëror të vitit 1914, Kosova quhej “koloni”. Në vitin 1942, Kosova u bashkua nga Italia fashiste me Shqipërinë. Konferenca e Bujanit në 31 dhjetor 1943 - 2 janar 1944 shprehu përsëri vullnetin e Kosovës për bashkimin me Shqipërinë, premtim që u ishte bërë shqiptarëve nga Miladin Popoviçi, udhëheqës komunist serbo-jugosllav dhe kryetari Josif Broz Tito. Ky premtim u shkel në Kuvendin e Prizrenit në 1946, pasi u vranë deputetët e Kosovës dhe u imponua Prishtina si kryeqytet. Deri në fill,imvitet 1960 shqiptarët nuk gëzonin asnjë të drejtë as gjuhë, as arsim dhe u dëbuan rreth 400 mijë prej tyre me fushatën e famshme të ish-ministrit të Brendshëm, Rankoviç. Në fund të viteve 60 u lejua Universiteti i Prishtinës, ndërsa në 1974 Kosova u quajt pjesë përbërëse e federatës, duke e udhëhequr atë në vitin 1979 me Mahmut Bakallin, njësoj si republikat e tjera dhe krahina simotër Vojvodina (etnike e Hungarisë). Në 1981, Kosova kërkoi statusin e republikës që përputhej me statutin që gëzonte në federatë. Por të paktën 11 shqiptarë u vranë dhe rreth 700 mijë u përndoqën pas demonstratave të marsit të atij viti. Në mars 1989, Serbia i hoqi autonominë, akt i miratuar në Kuvendin Krahinor, asaj që e quante “Krahina serbe autonome e Kosovës”. Në 19 shtator 1992, me rezolutën 777 të KS-së së OKB-së, territori ku shtrohej Jugosllavia u quajt “Ish-Jugosllavi” dhe ky shtet nuk ekzistonte. Në 9 qershor 1999, KS miratoi rezolutën 1244, që vepronte mbi një shtet që nuk ekzistonte. Por statusi i fundit i Kosovës ligjore ishte ai i vitit 1989: Krahinë autonome me të drejta të barabarta me 6 republikat dhe me Vojvodinën. Rezoluta 1244 nuk e përcakton pjesë të Serbisë, por të “territorit të ish-Jugosllavisë”, madje si frymë dhe jo si akte ligjore.

Noel Malkolm është profesor i Oksfordit. Ai është autori i librit: “Kosova, një histori e shkurtër”.

Komente (17 vendosur):

gajur memishi ne 27 February, 2008 06:21:02
avatar
Shum sqarim i mir dhe i drejt, me kete Noel Malkolm pasqyron nje realitet te historis shqiptare ne Kosove dhe me kete sqaron se shqiptaret gjithnje kur kan qene te lire kan vendos ashtu si vendos nje popoull.Por ata kan qene pjese e Serbis vetem si koloni dhe me dhune e me mjete shtipese dhe duke bere reprezalje.Me kete Noel Malkolm jep nje shembull per historianet shqiptar qe belbezojn duke u munduar te miren me gjera bajraktarizmi e jo duke u mar me punime shkencore qe ta lakuriqsojn tezen serbe se Kosova eshte serbi ne simpoziumet shkencore. Mendoj se koha eshte qe historianet shqipetar duhet te aktivizohen e me argumente shkecore te gjunjezojn tezat serbe dhe me argumente shkencore duhet te pasqyrohet gjenocidi serb mbi shqiptaret gjat historis e jo vetem ne kohen e fundit .Me 1999 gjenocidin e verejti e gjith bota per shkak se koha ishte kur mediat botrore ishin ne vend te ngjarjes por mos harojm se serbia edhe ne te kaluaren ka bere gjenocid mbi shqiptaret edhe ajo kohe duhet te nxiret ne drite me argumente dhe me punime shkencore.nuk duhet te heshtet duke menduar se duhet te ruhet qetsia cdo krim serb duhet te dal ne siperfaqe cdo serb duhet te denohet per veprat qe i ka bere ne kosove. Nese nuk denohen kriminelet qe kan bere krime ne Kosove do te kushtoj shum per shqiptaret .
sokol ne 27 February, 2008 11:41:39
avatar
Kjo eshte e verteta e Kosoves Pasi historianet serb e shtrembojne historin njiashtu edhe ruset ne favor te vetin
Xha _Mema ne 28 February, 2008 06:26:35
avatar
Mua po me pelqen nga ky Istorian Amerikan Noel Malkolm e ka psqyruar gjendjen reale te Kosoves.As ka qen dhe as dote jet Kosova serbi.Serbia ka ardhe shum vone ne Ballkan,e kur kan ardhe serbet ne Shqiptaret kemi qen dhe jemi autokton.Spo ju vjen marre more ktyre dhe Rusis athua a lexojn more kto..... avetem pse jav kana.e jo valla ma se Kosova ni dite dote bashkohet e kur dota shohim valla.Istoriani shum mir e ka cek se si Shqiptaret kan qen te perndjekur nga Viset shqiptare.po ceki vitin 1876 shqiptaret jan ndjeknga Prokupla,Vranja,Leskovci dhe Nishi jo ma pak se 200.000.Po sa Shqiptare jan ndjek gjate luftrave Balkanike i kan shpergul mbi 120.000 shqipta,po gjate dy luftrave Boterore jan shpergul ne Turqi 300.000dhe per ne Shqiperi 50.000 mij.po keta po harrojne se e kan okupue dhe e kan tredhtue shpeshe Shqiperin dhe Kosoven .Po prej vitit 1974--1999mbi 300.000 Shqipetar jan larguar nga kosova ne vendet e ndryshme si refugjat,ekonomiknga dhuna serbe.spo ju vjen marre me than djepi i sebis esht Kosova.ju Pershendes kudo qe jeni juve Shqipetareve dhe u uroj Pavarsin e Kosoves,inshalla edhe ni dite dota mberrijm edhe Bashkimin e trojeve etnike.
naim gashi ne 28 February, 2008 12:56:31
avatar
Me i ra si shkurt edhe shqip qysh eshte nje fjale popullore ,une pershendes nga zemra historianin amerikan per njohurt qe ka nadaj kombit shqiptar dhe Repblikes Kosoves ,ne popullata e kosoves eshte 95 % me shqiptar , e nuk thote as nje njeri e as zoti ta bej regiren nje 3 ose 5 perqind 95%.Une kisha propzua serbet ti rroken punnes nese mendojn per nje te ardhme ne kosove te largohen nga gjerat e kqija.
edi_uk ne 29 February, 2008 01:12:13
avatar
e verteta gjithmon del ne shesh ket e kan dite te gjith por eshte koha qe te se ne londer na kan nda kosoven e ne N.Y po do te bashkohet por kemi shum hale per te ber kemi doka ende te coptuar mos mendoj qe nuk e dim ne do et vi koha qe edhe viset tjerA TE BASHKOHEN ME REPUBLIKEN E KOSOVES.
ilir shkodra londer ne 01 March, 2008 03:02:01
avatar
Se Kosova eshte Shqipri ,e di edhe majmuni,{edhe majmuni serb) por duhet thene jo vetem me gojdhena,por me te shkruajtur, me histori,se e kemi prej vehtes.Te gjithe lumenjt rrjedhin ne dete......sado prita ..nuk ndalohen..
ARBEN Camaj ne 02 March, 2008 05:39:23
avatar
Serbia fell under Ottoman Empire in 1459. While Arberia at that time (Albania + Kosova) survived until 1468 (succumbed after the death of the Albanian heroic warrior Scanderbeg). Also during B.C period Illyrian people, inhabited those areas and more, until Roman Empire invaded the whole Balkan. Slavic names appear on the historical books around VI - VII century.
Dardania/Kosova will have a bright future in Europe, in spite of the Serbian howl
Serbia! Read the real history, not propaganda! Learn who was Gjergj Kastrioti Scanderbeg! Then, lets discuss about right and wrong. A lost war during XIV century doesn't give you any reason to call Dardania a promised land. No Serbian, or orthodox prophet, was ever born there, or promised to the Serbian population something regarding that territory. So, stop comparing Kosova with Jerusalem! Nobody could have promised a land that was still under the ottoman occupation! Wake up!
Dardania/Kosova have a great chance to be a prosperous country. Dardania is rich in minerals.., rich enough to give her people a comfortable living. Also our great allies will help with investments...
Kosova Serbians must realize they gain more by being a valued minority under the Albanian majority than being unnoticed under the Serbian majority. Doesn't matter who wins or loses from the Albanian political parties, Serbian minority will always have their share of power. THE FUTURE IS US! Think!
peter ne 03 March, 2008 05:30:40
avatar
http://kosovoarguments.blogspot.com/

<a href='http://kosovoarguments.blogspot.com/2008/02/part-1-was-kosovo-ever-serbian.html'>http://kosovoarguments.blogspot.com/2008/02/part-1-was-kosovo-ever-serbian.html</a>
Zefi ne 03 March, 2008 05:35:09
avatar
mire t paha thene ai luli.
per 3% katolik kena aq shume kisha sa qe kane mbete thate.
Per isha tjera shkoni ne ato te artemise se seni dallim aq shume..
Shkolla e fabrika kena nevoje o i mjere ti per mendet qe pahe..
ismail kadare ne 04 March, 2008 03:19:10
avatar
po eshte edhe ka me met kshtu ner serrbi







edhe juve shipeca te karit mos e qoni kryt perpjet se ju hi karuc bytheve falla ti bogami komsho kosovo metohie
beni ne 17 March, 2008 02:29:08
avatar
Never Again komsho.
Nemoj da zaboravis 17 mart 1999.
Spavao si do sada.
Sad je Republika e Kosoves i bice tako forever.
Hasani ne 19 March, 2008 02:20:05
avatar
jebi se komsho i ti i tvoja srbija,pustite KOSOVEN na miru,Veq perpara SHQIPTAR le te kupin Shkijet.
musli ne 19 March, 2008 12:53:43
avatar
KOSOVARIZMI KOMB I RI=(BARAZ)ME ISH-JUGOSLLAV

Koha e krijimit te kombeve,thuaja se sot eshte e harruar,kete e dijme te gjithe,fatekeqesishte tek ne ndodhin si per cudi keto gjera.Qe nuk eshte normale te ndodhin-dhe shpresojme te mos ndodhin.Kshtu gabuan ata Shqipetare te ketyre Trojeve qe ne kohen e ish-jugosllavis e nderruan identitetin e tyre dhe u bene jugosllav,ne kete menyre perfituan leverdi personale,familjare,klanore,partiake etj.Por shpresojme se sot me nuk do veprojne si atehere...Tash edhe pse e Shpallen Mevetesin dhe Ndarjen nga Serbia,por njekohesishte edhe nga Nana jone Shqiperi nuk u bene nje me te-fatekeqesishte?!!Por kjo dukuri qe po degjohet edhe neper media,pastaj neper shtypin kinse publik ketu ne Kosove fatekeqesishte po e impulsojne kete krijim te nje kombi artificial.Qe do ta conte Kosoven dhe Shqipetaret e saj edhe disa vjet te veprojne dhe punojne se koti.Edhe pse nje krijes te tille nuk e kemi arritr te e degjojme ende nga ndonje parti politike cfardo qofte ajo,por se ne media sidomos ato vizuele eshte be nje ndikim qe te thuhet ky term-KOSOVARE.Ne edhe pse jemi te nje pjese tjeter te Shqiperise Natyrore,kemi pa te arsyeshme qe ta ngrisim zerin kunder kesaj dukurie-ju kerkojme falje nese mendoni se e keni mire-por koha do ta tregoj kete si ju thojne vllezrit tuaj ende te roberuar.Si Preshevare,Bujanovas,Medvegjas etj po i lusim vllazerit tane ne Kosoven e Pavarsuar te mos e nderrojne identitetin Kombetare.Te punojne edhe me me ngulm dhe ta bejme realitet Bashkimin Kombetare,askushnuk na ka ndaluar,te jeni te bindur per kete,por sa kemi mbejll edhe aq kemi korre.Sepse se paku 30% e popullates duhet te hyje ne nje lufte qe te imponojnje zgjidhje,apo se paku duhet te kete nje politike teper te forte .Ne si Shqipetare te asaj pjese te Shqiperise ende te pacliruar nga pushtusi, jemi angazhu edhe gjate diteve te nxehta kur eshte Shpall Pavarsia qe te jemi sa me afer.Te i ndihmojme nese e kerkon nevoja,qofte edhe me jeten tone(kete do e tregoj koha sepse nuk mundemi tash te nxjerrim ne pah sekretet).Por fatekeqesishte kemi pare se disa gjera nuk jane si duhet,si p.sh:kemi pare pjestare te njesive te armikut qe jane veshur ne rrobe civile dhe qe jane fut ne Kosove per te protestu.Bile disa prej tyre kemi arrit te i shohim edhe arme,qe i ekspozonin mes vete si shenje moralizimi mes tyre frigacakeve.Pjestaret e tille kane qene te Xhandarmerise,pastaj te njesise parashutiste,pastaj sa kemi pare ka pas edhe kso Car Llazarista, etj.Keto kemi arrit me i pa edhe me sy normal,pos qe disa here i kemi pare edhe nga optikat.Per kete pjestaret e SHPK-se fare nuk jane sjelle si duhet por teper kan qene "demokrat",kan qendru vetem duke u largu.Pos qe KFOR-i ka qene me plotekuptimin e fjales rigoroz dhe strikt ne veprime sic i kishte shpreh edhe me heret.Prandaj po ju flasim me gjuhen e Zemres O Shqiptare kudo qe jeni,O SOT O KURR TE JEMI NJE,NUK KEMI NEVOJ PER ASGJE TJETER POS PER UNITET.VLLAZEN SHQIPETARE JEMI NJE DHE SI MISHI E ASHTI TE PANDASHEM TE QENDROJME-JU LUTEMI.Sepse shume mire e dijme se lufta frontale eshte me e lehta,ne krahasim me llojet e tjera te luftrave.Prandaj mos te mendojme se ka perfundu nje lufte vetem kur jane harruar frontet.Por lufta e Zemres tone(teper e gjere qe eshte-deh gjithecka duhet te pastrojme ne veten tone:qe nga personailteti,gjuha,feja,kultura,etj shume cka kemi te huaj) nuk do te perfundoj deri sa jemi anash RRUGES SE SHENJTIT TONE GJERGJ KASTRIOTI(mos ta mashtrojme veten dhe Atdheun me fraza boshe qe kem dite dhe dijme ende me edhe sot me i dhene).Lufta speciale ne percarjen e popullit tone(te Kosoves)ka fillu ne vitin 2001(pasi ka perfundu lufta e UCPMB-se).Kjo lufte eshte ne percarjen kombetare dhe fetare.Kete e argumentojme edhe me te dhenat e shume rasteve qe kan ndodhur ne Presheve e gjetke,ku e kemi verejt qarte se cili eshte qellimi i Serbise.Mbajeni mend se baza e kordinimit te veprimeve speciale te serbise kunder Kosoves eshte ne Bujanoce dhe Presheve(duke i infiltruar shume te ashtuquajtur ushtare te ish asaj UCPMB-je).Sepse ne kete menyre shume me lehte kane depertuar ne Nacionalistete Kosoves dhe Shqiperise londineze)-kjo eshte per veprimtarin e Beogradit permes politikes percarese.Nje shembull po e them shkurt(pa i dhene emrat e mbiemrat e ketyre njerezve:nga kufiri administrativ mes Kosoves dhe Presheves jane se paku 30 veta qe e sigurojne Serbine kendej ne territor te Kosoves,sa qe thene sakt nuk mundesh te shkosh ne ate drejtim pa ra ne syrin e tyre.Kurse Shkupi(nenselia ne Presheve)dhe baza e dyte kordinative eshte ne Tregun e ri(keto dy seli jane per veprimet speciale ne percarjen fetare).Edhe per kete kemi shume informacione,sa qe disa here per ndonje Shqipetare mund te jene te pabesueshme(por mund te ja vertetojme).Une e kam parashtru nje rast si argument te kesaj lufte speciale politike dhe fetare:kam qene i zene robe nga ushtrija sllave dhe ate ne tradheti(ata qe kan marre pjese neper luftra mund te e imagjinojne)dhe kur me kan pyet se cka je:jam pergjigj Shqipetare!!! ata Frenkistat dhe Pu-ja(qe na paten marre mbi vete pastaj te na trajtonin ata si dijne)kan bertit dhe me ngulm thonin nuk ka Shqipetare,as ktu as ne Kosove,por Kosovare!!!(kam qene i ri dhe nuk e kuptoja kete prapavij-por tash e kuptoj fare mire).Pasatj nje rast po mua qe me ka ndodh ne fshat nga Serbet(policia)ka qene tere sishte fetare(sepse ne te thuhej sipas shkive se Shqipetare nuk ka ne Presheve por"serbskimuslimani(fjale e cituar).Pastajrasti i Dashnim Hajrullahu ne shtepin e tij kur ka shku nje hoxhe i serbise(i fshatit tone)-por i dirigjuar nga UDB-ja ka fillu te kendoj dhe vallzoj ne gjuhe arabe!!!
-Prandaj nuk e shohim te arsyeshme fare qe te sakrifikohemi per nje kombe te ri-falso,sepse mjafte kemi ndryshu ne histori,prej nje pushtusi ne nje tjeter.Prej fese t'pare ne musliman,e valle ç'na mbeti te mos nderrojme,edhe kete gjuhe e kemi stermbush me barbarizma,ashtu edhe kulturen.Vetem ende nuk e ndrruam Kombin-Mos ndodhte kurr kjo...
E krijuat edhe nje krijese te re,por mos e gjymtoni ate me kombe e dreq,sepse atehere do ken Serbet fakte per te ç'rrenjos Ty(Kosovare)nga ky Troll.Sepse u krijove sot si kombe,kurse sllavi erdhe per disa shekuj para teje(e dijme nga historia)ne ballkan.
SHPRESOJME SE KJO DO NDIHMOJ SADO PAK NE TE KUPTUARIT ME TE QART DHE ME TE MIRE TE KOMBIT,FLAMURIT,GJUHES,DHE KESHTU NDOSHTA PAK DO MBETEMI NE RRUGEN E GJERGJ KASTRIOTIT,QE FATEKEQESISHTE DISA GARDA SI E KOSOVES ETJ DISA E KAN MARRE MBI VETE-POR FARE NUK E KAN NDJEKUR:LUFTEN,POLITIKEN,BESEN,FEJEN,ETJ ETJ TE ATIJ TRIMI ME TE MADHE BOTROR,E JO VETEM SHQIPETARE-KETE NUK E THEMI VETEM NE SHQIPETARET E PRESHEVES DHE QYTETEVE TE SAJ,POR E THON DHE E PRANON EDHE BOTA MBARE.
Shpresojme se ne fund do na degjoni kete ankese qe ua beme nga zemrat tona edhe pse shumica jemi te rinje-kem edhe disa pleq(mu ashtu si Keshilli Mbrojtes i Gjergj Kastriotit)qe kemi bisedu dhe jemi ra ne ujdi gjithe.Prandaj na degjoni mor vllezer sado pak qe mos te humbim ne te kesaj pjese te Atdheut(sepse shume me shume rrezikohet ekzistenca e jone nese ju(te krijoni Kosovar kombin).Nese do gaboni ne do te humbim nga faqja e dheut,ju lutemi ta kujtoni Amanetin e Gjergj Kastriotit.
PA FE SKA ATDHE ne 21 March, 2008 03:31:09
avatar
Për të afishuar dhe deklaruar përpara Evropës “rrënjët krishtere të shqiptarëve”, kohëve të fundit në vendin tonë po ngrihen kudo buste të Nënë Terezës dhe emrin e saj po e marrin institucione, sheshe dhe objekte të rëndësishme si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, etj. Po ashtu në shërbim të këtij afishimi edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu (të cilin rilindasit tanë me mençuri ia dolën që ta bëjnë të pranueshëm si hero kombëtar për të gjithë shqiptarët si simbol bashkimi, lirie dhe rezistence), kohët e fundit ka filluar të paraqitet si “atlet i Krishtit”, “shpëtimtar i Evropës së Krishterë nga rreziku osman” etj.
Rasti tjetër është Predikimin i don Shan Zefit, kancelar i Ipeshkvisë katolike të Kosovës në Kravasari të Malishevës të mbajtur me datën 20 Janar 2008, i cili në rastin më flagrant është përjashtuese, urrejtë nxitëse dhe përçarëse karshi shumicës së shqiptarëve të besimit musliman në Kosovë dhe shqiptarëve në përgjithësi. Kisha e Kravasarisë e ndërtuar midis popullatës muslimane e tregon shembullin më të keq të predikimit të fesë së krishtere duke u shndërruar në kishë politike dhe dezintegruese për kompaktësinë shqiptare. Tentimet të cilat bëhen në vazhdimësi nga disa krerë të Kishës Katolike në Kosovë për të neglizhuar, poshtëruar dhe konvertuar shqiptarin musliman, jo vetëm që nuk i shkojnë në favor të mirë, por e prishin imazhin e shqiptarit tolerant dhe e rrënojnë bashkëjetesën e cila është themelore dhe e shtresuar mirë midis popullatës së gjerë, por edhe në trojet shqiptare në përgjithësi.
Kohëve të fundit, në vazhdën e sulmeve të para disa ditëve është “dëshmia” e Imzot Dodë Gjergjit në Strasburg, para parlamentarëve evropian me datë 19 shkurt 2008, i cili në dëshmin e tij tepër fyese për 95% të popullit Shqiptarë që i përkasin besimit Islamit, të ilustruar me shpifje e trillime shumë provokuese, para të cilëve nuk duhet heshtur.
Deklaratën apo “dëshminë” e Imzot Dodë Gjergji mund ta veçojmë në disa pika dëshminë e tij para parlamentarëve, të cilat janë:
a) përhapja e Islamit me dhunë dhe me haraçe, dhe kthim në fenë e vjetër të krishterë, dhe nxitë një pjesë të rinisë dhe të intelektualëve të orientohen në kërkimin e "rrënjëve", trashëgimin tonë të përbashkët shpirtëror, që ne e quajmë "pagëzimin kulturor";
b)Persekutimet e ndryshme nga ana e poshtuesit turku-otoman, dhe kleri katolik ishte ai që barte dhe ruante vlerat, kulturën tonë (krishtere), gjuhën , etj.;
c)Duke veçuar dhe lartësuar dy figurat e ndritura të popullit tonë Gjergj Kastrioti, – Atleta Christi dhe e Lumja Nëna Terezë (1910-1997), bija e popullit tonë;
e) Ne kërkojmë me këmbëngulje dialogun ekumenik me Kishën Ortodokse Serbe, sepse jemi dy Kisha të krishtera. Në të kaluarën kemi pasur suksese të mjaftueshme në këtë drejtim, etj.
Ajo që u tha më lartë dhe nga keqdashësit e këtij besimi Islam, ka të bëj me akuzat kryesore që i bëhen Islamit predominon ajo që ka lidhje me përhapjen e tij me dhunë, në përgjithësi në botë, veçanërisht në trojet tona, fe që është imponuar nga pushtuesit dhe si rrjedhojë e kësaj propagande, vijnë thirrjet primitive që na bëhen për tu rikthyer në “fetë e të parëve tanë”, apo më konkretisht fjalët e Dod Gjergjit “në fenë e tyre të vjetër”. Disa kanë shprehur mendime nga më të ndryshmet; disa e kanë vlerësuar si fe të një kulture e civilizimi të pra­pa­mbetur, si fe e dhunës dhe e fanatizmit, që pengon mode­rnizimin e je­t­ës, lirinë e të menduarit dhe të shprehurit; fe afriko-azi­atike e, madje disa e kanë quajtur fe të Lindjes. Por, të shkretët sikur harruakan se edhe fetë e tjera, si: Krishterimi apo Hebraizmi e kanë zanafillën po nga Lindja. Kanë tentuar ta paraqesin islamizimin e shqiptarëve si “një e keqe e madhe”, një konvertim i detyrueshëm me metoda të ndryshme, më shumë me shpifje e me shprehje rrugaçërie, sesa me dëshmi historike, kanë provuar të paraqesin ‘dëshmitë’ se “Islami është fe e turkut”, se “islami është trung i huaj në trupin shqiptarë”, se “është mbjellur me shpatë gjatë pushtimit 500 vjeçarë turk!”, dhe se është “në kundërshtim me zakonet shqiptare” , etj.
Aristidh Kolja (Kryetar i Arvanistasve të Greqisë), në lidhje me këto është shprehur se: “Ndërrimi i fesë së shqiptarëve me anë të dhunës” është pjellë e fantazisë dhe shpikje e murgjëve...“.[1] Duhet përkujtuar Dodë Gjergjit dhe të tjerëve se, Dokumenti i Vatikanit, i vitit 1970 “Orientimi për dia­log në mes të të krishterëve dhe muslimanëve”, i lëshuar pas Koncilit të Dytë të Vatikanit, dëshmoi ndryshimin the­lbësor të opinionit për muslimanët. Ky dokument, në for­më të rezolutës, e mori përgjegjësinë e pranimit të padre­jtësisë që i është bërë islamit në të kaluarën, duke dhënë një mesazh të qartë; “Të lirohemi nga paragjykimet ndaj islamit”.[2]
Po ti kthehemi histotisë dhe realitetit dhe duke u liruar nga paragjykimet ndaj Islamit, e vërteta tregon ndryshe. Mënyra e ftesës në Islam ka qenë larg nga gjakderdhja dhe përdorimi i shpatës. Rruga e përhapjes së fesë mbështetet mbi faktin se vet fuqia e ftesës së vazhdueshme në Islam është më e fortë se fuqia e shpates. All-llahu i Lartësuar në librin e Tij të fundit Kuranin thotë: “Nuk ka dhunë në fe” (Bekare 256), kurse në një ajet tjetër thotë: “Thirr (Muhamed) në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira, dhe polemizo në mënyrë më të mirë. Vërtetë Zoti yt e di më së miri kush e ka devijuar rrugën e Tij dhe për ata që janë udhëzuar” (Nahl 125), “Thuaj atyre të cilëve u është dhënë Libri po edhe analfabetëve: a e keni pranuar Islamin? Nëse e kanë pranuar, e kanë gjetur rrugën, e nëse e refuzojnë, për ty është obligim t’i lajmërosh, All-llahu i sheh robërit e vet (dhe e di se çbëjnë) “. (Ali Imran 20) Kjo është esenca e thirrjes Islame, e gjithë kjo është paqe, liri dhe zgjidhje, pa detyrim e pa dhunë. Është e vërtetë e pamohueshme se Islami nuk është përhapur me forcën e shpates, por është përhapur me forcën e bindjes me besimin e thellë të njerëzve në drejtësinë e tij.
Nëse kanë dëshirë të dijnë se cila është ajo fe e cila ka përdorë dhunë në konvertimin e tyre, vec pak të shfletohet historia mund të vërehet se cilat janë të vërtetat e feve gjatë historisë. Po të shikohen fetë e tjera, shihet detyrimi i tyre me dhunë që ta përqafonin sidomos fenë e krishtere që qe bërë në mënyrë institucionale. P.sh.: “Sharl Leman- mbret i Francës i detyronte të gjithë ata që nuk ishin të krishterë me anë të shpatës ta pranonin krishterimin. Poashtu, Olafi- mbret i Norvegjisë i ekzekutonte të gjithë ata që refuzonin të hynin në fenë e Krishtit nga banorët vikanë (pjesa jugore e Norvegjisë), ose ia këpuste këmbët dhe duart. Gjithashtu, atje ishte një grup ekstrem që përhapnin krishterimin me forcë, të cilët e quanin veten “vëllezërit e shpatës”.[3]
Gustav Lubuni në veprën e tij “Hadaretul Arabije” fq. 271 tregon se: “Në Spanjë muslimanët u përndoqen në mënyrë më barbare, si asnjëher më parë në histori, vetëm pse thoshin “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguar i Tij”. Këto ndjekje vazhduan deri më 1556 të udhëhequra nga inkuizicioni kishtar. Inkuizicionit iu bashkua edhe mbreti Filipi i dytë, i cili nxorri një ligj, sipas të cilit muslimanët që kishin mbetur në Spanjë, Brenda ditës duhej të braktisnin gjuhën e tyre, traditat e tyre, fenë e tyre, emrat e tyre dhe gjithçka Islame. Pas këtij ligji diskriminues, ai nxorri edhe një dekret tjetër, me të cilin jepte urdhër që të rrënoheshin të gjitha hamamet (banjot publike, më se 900 sosh), me arsyetim se ato ishin gjurmë të pabesimtarëve! Kështu, u zhduk civilizimi Islam me largimin e muslimanëve nga Spanja”.[4]
Po ashtu historia e Krishterimit na mëson se në vitin 1209, në qytetin Berziers, u therën 15.000 albizhanë. Vërtetë, kur një vitez e pyeti Emisarin e Papës, se si do t'i dallonte heretikët nga besimtarët e vërtetë dhe të mirë, iu përgjigj "theri të gjithë dhe lëja Zotit t'i ndajë në boten tjetër"[5]. Dikush mund të thotë se është çështje e herëshme, po a nuk ngjau e njëjta gjë në Parisë, në "Natën e Bartolomeut" më 24 gusht 1573, ku tinëzisht u sulmuan dhe u mbytën mijëra besimtarë të sektit hugenotë nga katolikët. Më pas, u mbytën edhe mbi 100 mijë hugenotë të tjerë anembanë Francës.[6]
Duke folur shkurtazi për persekutimet dhe torturat nga ana e klerëve katolik, gjatë historisë, nuk duhet lërë pa përmendur edhe disa fakte të tjera në trojet shqiptare nga persekutime të tilla, pa kaluar pastaj tek historia e perandorisë Osmane gjatë shekujve në këto troje.
U cekën disa shembuj jashtë trojeve shqiptare, sepse afërsisht në këto kohë, diçka e ngjajshme ngjau edhe me shqiptarët që kishin mërguar në 80 fshatrat e Italisë Jugore, në Kalabri e Sicili, për të cilët Papa Piu IV, me bulën "Romanus Pontifex" (16 shkurt 1564) dhe Klementi i VIII-të (1595), vendosën urdhërin për konvertimin e këtyre shqiptarëve të ritit lindor (ortodoks) në ritin perëndimorë (katolik). Për të rezistuar, ata u detyruan të mërgonin prej një vendi në tjetrin, shpesh duke ua vënë zjarrin të mbjellurave të tyre. Kështu, deriqë u konvertua shqiptari i fundit atje.[7]
I cekëm këto të vërteta historike sa për të dëshmuar vatrat e kulturë së kishës katolike të Dodë Gjergjit, që përmendi në dëshminë e tij. Po ashtu Dodë Gjergji kërkon ku thotë: “Ne kërkojmë me këmbëngulje dialogun ekumenik me Kishën Ortodokse Serbe, sepse jemi dy Kisha të krishtera. Në të kaluarën kemi pasur suksese të mjaftueshme në këtë drejtim”. I nderuari Dodë besoj që fort mirë e dini edhe ju se çka ka vepruar kisha ortodokse serbe gjatë historisë në trojet shqiptare, duke pasur parasysh edhe bashkëpunimin apo “suksese të mjaftueshme” siç e quani ju.
Në “Kanunin“ e vet, Stefan Dushani, shpalli sllavizimin dhe ortodoksizimin e dhunshëm të të gjithë besimtarëve të besimeve të tjera. Dhuna shkonte deri në damkosjen më hekur të skuqur në fytyrë të atyre që nuk pranonin konvertimin në ortodoks.
Në “ Zakonik Stefana Dušana “ të Stojan Novakoviq, gjinden nenet, ndër të cilat janë:
Neni 10: “Dhe në qoftëse ndodh që ndonjë heretik (besimtarë joortodoks) të jetojë mes pravosllavëve, të damkoset me hekur të skuqur në fytyrë dhe të përzihet, dhe në qoftë se gjendet dikush që i jep strehim, edhe ai të damkoset“.Neni 9: “Në qoftëse gjendët ndonjë heretik, i cili do të jetë martuar me ortodokse, mundet në qoftëse dëshiron të pagëzohet në pravosllav; në qoftëse nuk pranon, t’i merren gruaja dhe fëmijët dhe pjesa e shtëpisë, e ai të dëbohet“.[8]
Që në vitin 1815, Knjaz Miloshi kështu i shkruante Petër Dobërnjës: "Ne, deri më tani, kemi vepruar me fat në të gjitha anët dhe Zoti na ka ndihmuar, kështu që të gjitha qytezat i kemi spastruar (nga muslimanët), dhe vetëm edhe në katër qytete e në Qupri, ka turq". Ndërkaq, në "Kurorën e maleve" Vojvoda Batriç, brohoriste: "Thyeni (rrënoni) minaren dhe xhaminë"[9]. Sepse krahas urrejtes për Islamin, Njegoshi (150 vjetë më parë) frymëzohej me një konflikt midis të krishterëve e muslimanëve malazez që përfundoi me masakrimin e muslimanëve.[10]
Edit Durham, përshkruante konvertimet e dhunëshme që u bëheshin shqiptarëve muslimanë: "Pagëzimet bëhen me tortura. Njerëzit hidhen në ujin e akullt të lumit e pastaj vihen e piqen pranë prushit të zjarrit, derisa kërkojnë mëshirë. Dhe çmimi për gjithë këtë është kthimi në fenë e krishterë - ortodokse" [11] Kështu shqiptarët musliman gjendeshin midis konvertimit dhe vdekjes.
Sduhet lënë pa përmendur një rast, kur Shkodra kishte shpallë kushtrimin në mobilizimin e mbrojtjes së Tivarit (1878)[12] katolikët e Malësisë e të Mirditës në marrveshje me malazeztë, nuk ju përgjigjen thirrjes[13]. Madje në Koplik, derisa muslimanët shqiptarë kishin shkuar të luftojnë hasmin, katolikët duke menduar se ata do të vdesin atje, kishin ngritur kryqe nëpër tokat e tyre, për ti uzurpuar ato.[14]
Dodë Gjergji nuk harron të përmend edhe ndikimin që,”kanë ndikuar dy figurat më të ndritshme të popullit tonë, Gjergj Kastrioti, – Atleta Christi dhe e Lumja Nëna Terezë (1910-1997), bija e popullit tonë”.
Siç thotë i nderuari prof. Dr. Muhamet Pirraku, “Kujtdo që ti mbushet mendja t’a vlerësojë Nënë Terezen si nënë e gjithë botës, apo si nënë e të gjithë shqiptarëve, është e drejtë e tij. Ajo mund të ishte “e madhe”, por ama as djersen, as vuajtjet, as dashurinë, as gjakun, as varrin nuk ja fali tokës shqiptare”.[15] Ndërsa nëse Skënderbeu vihej në mbrojtje të drejtëpërdrejtë të krishterimit. .. Si do të arsyetohet fakti i pjesëmarrjes së tij në luftën e princit të Napolit kundër një princi tjetër të Gadishullit Italik? Në veprimtarinë e tij kishte edhe luftra kundër të krishterëve, por edhe aleancë me ortodoksinë që nuk është krishterizëm perëndimorë! Ai ishte edhe katolik, edhe musliman edhe ortodoks. Si do të arsyetohet aleanca e tij e madhe me serbët, kundër të cilit për këtë arsye u ngritën princa e udhëheqës të rëndësishëm të shqiptarëve? Ai ishte bashkëpunëtorë i një pushtuesi e sundimtari, kundër një pushtuesi e sundimtari tjeter! Aso kohe, ende ishin të pathara damkat e hekurit të skuqur të serbëve të Stefan Dushanit, masakrat, shpronësimet, ndarjet e burrit nga gruaja e të birit nga prindi, si presion i konvertimit të shqiptarëve katolikë në ortodoks. Dhuna e këtyre konvertimeve tregon qartë rezistencën e shqiptarëve për të qëndruar në fenë katolike, dhe nuk kish si të dukej e mirë aleanca e Skënderbeut me nipin e Car Llazarit – Brankoviqin!
Përrallat ‘intelektuale’ se Skëndrebeu e mbroi Evropen nga invadimi Osman, nuk u shiten më as fëmijëve të mitur, athua se nuk kishin rrugë tjetër osmanët për të depërtuar në Evropë, veç asaj që ‘mbrohej’ nga Skënderbeu! Pse të mos e pyesim vetë Skënderbeun çfarë admirimi kishte për krishterimin prendimor të Romës? Ai, tek po largohej i zhgënjyer e i helmuar nga Qyteti i Shenjtë i Romës, në fund të marsit 1467, mallkoj klerin cingun me këto fjalë: “Jo vetëm që duhet të lidhim paqë, por duhet t’ja hapim turkut edhe rrugën drejt Romës, që t’i shtrojë siç duhet këto priftërinj...”[16]
Ndërsa sa i përket pushtimit të Perandorisë Osmane në trojet tonë dhe për tiu përgjigjur Dodë Gjergjit dhe të tjerëve në lidhje me Islamin, themi se Kontaktet e para të shqiptarëve me Islamin dhe gjurmët të islamizmit të tyre dëshmohen relativisht herët. Në shekujt e mesjetës paraosmane tokat shqiptare, për hirë të pozitës së tyre gjeografike, janë frekuentuar dendur prej misionarëve të botës islame arabo-turke, qoftë për qëllime tregtare, qoftë për qëllime fetare etj. etj. të cilat historia i shtjellon shumë mirë. Por unë do të flas në lidhje me perandorinë dhe veprimin e saj në këto troje.
Është faktuar historikisht se Osmanlinjët kanë filluar të duken në viset ballkanike rreth vitit 1354, kohë kur këto vise bënin një jetë feudale dhe vuanin nën sundimin e bizantit, të bullgarëve, të serbëve etj., të cilët edhe shqiptarët ishin vazhdimisht nën sundimin e tyre, dhe malltretimeve të ndryshme.
“Osmanët ishin gjeografikisht larg, kurse ata që shqiptarët u druheshin se mos i thethitnin, ishin popujt kufitarë me origjinë sllave dhe grekë”.[17]
Shumë prej sunduesve ushtronin dhunë ndaj shqiptarëve dhe i terrorizonin ata që nuk u nënshtroheshin urdhërave, ligjeve dhe besimeve të tyre, siç i përmendëm disa më lartë.
Me depërtimin e Perandorisë Osmane dhe me shkatërrimin e Perandorive, për shqiptarët fillon një jetë e re. Perandorin Osmane disa zona apo vende e kanë pritur duarhapur sepse kanë qenë pjesëtarë të fesë Islame edhe para Osmanlinjëve, kurse në disa zona janë pritur dhe konsideruar edhe si shpresë-çlirues.
Perandoria osmane-turke shqiptarët i gjen në gjendjen më të mjerueshme dhe tokat shqiptare të coptuara. Ndërrimi i një pushtuesi të egër me një të butë, i cili me vehte sillte mesazhin hyjnor të Islamit, ishte fillimi i një fati të ri historik, kur fillon të krijohet një shtresë e re e identitetit kulturor e kombëtarë të shqiptarëve. Nën halifatin islam të Osmanlinjëve tokat shqiptare u bashkuan, filluan të frymojnë së bashku, të tregtojnë e të punojnë së bashku. Pastaj, duke parë mesazhet e qarta dhe jodevijuese të Islamit, të cilat i jepnin njeriut vlerë, duke i kushtuar rëndësi lirisë, si gjëja me e çmuar, se si e urrente robërimin e skllavërimin, atëherë mendja e shëndoshë nuk mund të rrinte pa e pranuar. Duket se, çdo gjë që nuk e kishin më parë, tashmë e kishin. E si të mos pranonin të bashkëpunonin me këtë sundues, i cili ua hoqi terrin dhe i la të lirë të jetojnë, të punojnë, të tregtojnë, të lirë në besimet tjera, të organizojnë dhe të kenë një identitet të ri, që gati e kishin humbur.
Do të përmend disa nga argumentet të historianëve dhe të tjerë rreth kohës së Osmanlinjëve dhe depërtimit të tyre në Ballkan e në veçanti në trojet shqiptare.
Historiani ynë i periudhës Osmane, dr. Ferid Duka në lidhje me këtë çështje ka shkruar: “Faktorët që përcaktuan përhapjen e Islamit në tokat shqiptare janë të ndryshëm, por një gjë duhet thënë: nuk ka pasur një politikë islamizuese të zhvilluar me tendencë të posaçme nga sunduesit Osman. Të dhënat flasin se feja Islame është pranuar me dëshirë, nuk ka pasur dhunë në përhapjen e saj me qëllim që të imponohej si fe në masat e popullit shqiptarë”.
Mark Tirta ka pohuar se Islamizimin e shqiptarëve nuk e shihte si dhunë; por si një ftohje, si një bojkotim i shqiptarëve kundër krishterimit, e pikërisht fillimisht kundër ortodoksisë serbe, greke e bullgare që i shpiente në shkombëtarizimin, në tjetërsimin etnik”.
Arsa Millotoviqi, armik i madh i shqiptarëve i cili thoshte se “shqiptarët me përqafimin e fesë Islame i shpëtuan sllavizmit”.[18]
Volteri, njëri nga armiqët e fanatikët më të mëdhenj të Islamit thotë se “ modeli islam i rregullimit të jetës, i pranishëm në kohën e Osmanlinjëve, paraqet shembullin më të mirë të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në lirinë e plotë të pjesëtarëve të feve dhe popujve të ndryshëm”.
Historiani Robertson thekson se: “Me të vërtet muslimanët janë ata që e kanë unifikuar zjarrin dhe flakërimin për fenë e vet me zemërgjërësi dhe tolerancë ndaj pjesëtarëve të feve tjera dhe këto janë ata që, krahas tërë përkushtimit dhe vendoshmërisë konsekuente për përhapjen e fesë së vet, i kanë lënë të lirë të gjithë ata që këtë fe nuk e kanë përqafuar, sepse kanë dëshiruar t’i mbesin konsekuent mësimit të vet fetarë”.
Kurse prof.Dr. Muhamet Pirraku thotë se: “Islami nuk ishte fe turke, e as fe e poshtuesit, por ishte sa fe e turqve aq edhe e shqiptarëve dhe të tjerëve dhe turqit në Bashkësinë muslimane osmane paraqisnin vetëm pakicën sunduese”.[19]
Aristidh Kolaj në “Arvanitët”, Athinë, 1985 thotë se:”Nuk ka egzistuar absolutisht asnjë rast kthim feje me dhunë nga ana e turqve”.[20]
Profesori Robert Matran thotë: “ drejtuesit osman nuk kanë pasur vullnet për asimilimin e popullsive të poshtuara, nuk kryen as osmanizimin dhe as islamizimin të detyruar; përndryshe, si do të mund të shpjegonim ruajtjen e gjuhëve greke, bullgare, serbe apo të gjuhëve të tjera dhe feve të tjera…”. Poashtu dr. Çiro Truhelka i cili ka thënë se: “Është mendim i gabuar se Islamizmi është përhapur me dhunë. Egzistojnë argumente të shumta, të cilat e hedhin poshtë këtë. Unë mund të përmend vetëm një dhe ai është se shekulli i 19-të nuk do të gjente asnjë të krishterë dhe asnjë kishë e manastirë në Ballkan, sikur Islamizmi të përhapej me dhunë shtetërore”.[21]
Italiani Roberto Marocco della Roca, ka shkruar: “Islamizmi i Shqipërisë ka qenë një pritë kundër trysnisë sllave”. Pët të provuar këtë me 1604 arqipeshkvi katolik i Shkupit informon Romën se shqiptarët ndiqeshin më shumë nga kisha ortodokse se sa nga turqit musliman”.[22]
Duhet tja bëjë me dije Dodë Gjergjit, që ti përkujtojë vargjet e Gjergj Fishtes i cili në “Lahuta e Malcis”, ka shkruar:
“Por, pse na të vegjël jemi
Pse kend fis e vëlla nuk kemi
Na sot shkjaut s’mund t’i bajmë ballë
** po do t’na përpijë gjallë
Prandaj, thom se e lyp e mara
** dhe sot na, si përpara
Të rrim njit me mbret të Stambollit
Për me i bamun ballë Nikollit…”.

Dodë Gjergji përmend edhe një shkak të kalimit në Islam të popullatës shqiptare, gjoja gjendja e rëndë ekonomike , haraçet brenda perandorisë Osmane si presion për ta përqafuar fenë Islame. Kjo nuk qëndron, sepse mirëkuptimi midis fesë Islame dhe feve të tjera, tolerance dhe bujaria muslimane kanë qenë çështjet parësore që kanë bërë për vete një numer dhe mas të madhe njerëzish, kurse dhuna dhe haraçi kanë qenë përjashtim. Lidhur me shkaqet e kalimit të shqiptarëve në Islam, Tomas W. Arnold, përveç të tjerash shkruan: “Është e mjerueshme ajo që pohojnë autorët e krishterë se shqiptarët janë detyruar ta pranojnë fenë nën presionin e dhunës e të haraçeve të paligjshme. Këta autorë nuk na ofrojnë fakte për akuzat e tyre. Zmajeviçi konvertimin e dy mijë njerëzve e arsyeton me numrin e madh të tatimeve dhe të taksave të tjera, por ai në të njëjtën kohë e pranon se edhe muslimanët jepnin të njëjtat tatime”.[23]
Është turp i madh për të gjithë historianët që mbështesin këtë tezë, duke e ditur se Islami ishte ai që na mbrojti nga sllavizmi dhe nga humbja e identitetit tonë.
Duke i njohur këto të vërteta, historiani anglez De Lacy shkruan: "Historia e bënë të qartë, se legjenda që “fanatikët musliman u shpërndanë nëpër botë duke detyruar popujt e mundur me majën e shpatës që të pranojnë Islamin', është një nga legjendat më absurde që historianët ta kenë pranuar ndonjëherë"[24].
Në prag të kapitulimit të Perandorisë Osmane, ekzistonte një rrymë që kërkonte t'i bindëte shqiptarët se "turqit" ishin armiq kryesorë të shqiptarëve, sepse u 'mohonin' gjithëçka - propagandë e sajuar dhe e mbështetur fuqimisht nga serbët, malazezët, bullgarët dhe grekët, që çonin ujë në mullirin e tyre, sepse ishin të vetëdijshëm se me dobësimin e Perandorisë, me shqiptarët do t'i qeronin hesapet më lehtë. Për fat të keq, edhe atëherë sikur sot, në lojën e propagandës së ndyrë sllave, ishin futur edhe disa prijës të fiseve shqiptar.[25]
Pas rënijes së Perandorisë Osmane, italianët dhe malazezët nga e majta, bullgarët në të djathtë, serbët mbi kokë dhe grekët përfundi, të gjithë në aleancë u derdhën si të tërbuar në bark të Shqipërisë. Dhe kur u gjymtua Shqipëria Etnike, sllavët nuk ishin në aleancë me islamikët, por me Athinën e Vatikanin, Moskën e me gjithë Evropën. Cila aleancë i dhuroj Serbisë 1400 km2 me 2 milion banorë? Cila aleancë i dhuroi Greqisë 16844 km2 me 1 milion banorë? Cila aleancë i dhuroi Malit të Zi 2040 km2 me 700 mijë banorë të tokës shqiptare e të popullit shqiptarë?[26]
Apeloj tek shqiptarët në përgjithësi e muslimanët në veçanti që të tregohen maksimalisht të matur dhe të kujdesshëm ndaj këtyre provokimeve të vazhdueshme me qëllime dhe plane të caktuara më parë, dhe të mos bien pre e qarqeve të caktuara politike, por të ruajmë bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare që kemi pas me shekuj dhe e kemi ende. Duke iu shmangur çdo lloj provokimi dhe gënjeshtre. Mirë e ka thënë Sami Frashëri, se po të mos kishte gënjeshtra shumë kredi e myshterinj, askush nuk do të gënjete, as edhe Islamofobët.
catnari ne 24 March, 2008 03:08:23
avatar
oshqiptar perzine dhe ato qent serb qe kan mbet edo rregullohen gjitha
ne 24 March, 2008 03:19:16
avatar
ta qifshin ***** muslimanet.
memi haziri ne 26 April, 2008 04:45:05
avatar
mo0s shikoni kisha e gjamija se feja e shqiptarit esht shqiptarija.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
4.18