Faqja e Pare | Editorial | Kosova e Pavarur dhe politika

Kosova e Pavarur dhe politika

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Xhavit Haliti

Ngjarja më e madhe kombëtare, historike dhe politike u finalizua. Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u shpall nga Kuvendi, u firmos nga 109-të deputetët e pranishëm në të, u festua me dinjitet dhe me vetëpërmbajtje nga shqiptarët etnikë në Kosovë, nga gjithë bashkëkombësit tanë në trojet e tyre në Ballkan dhe në diasporë. Më 16-17 shkurt, në prologun dhe Shpalljen e Pavarësisë, festuesit në mbarë Kosovën e "ngrohën" natën e ftohtë, duke festuar nëpër rrugë. Ne të zgjedhurit e popullit të Kosovës, nga zgjedhjet e katër muajve më parë, të dominuar nga besimi (vota) e popullit, mbanim përgjegjësinë për "Deklaratën e Pavarësisë",
të pranueshme dhe të pëlqyeshme për gjithë shqiptarët etnikë të Kosovës, për gjithë minoritetet në të dhe për gjithë bashkësinë shtetërore e politike ndërkombëtare, që aktualisht shfaqej në shumicë absolute pro Pavarësisë sonë. Momenti i Pavarësisë së Kosovës u bashkërendua dhe u kushtëzua nga premtimet
e aleatëve tanë për njohjen e saj, që janë një shumicë potente dhe kam bindjen që nga ora në orë do
të shtohen shtetet që do ta njohin pavarësinë, ashtu sikundër SHBA -ja Shqipëria,Franca,Britania
Avganistani,Turqia etj.
Ky proces tashmë nuk vret më nga ne. Ne e bëmë tonën, e shpallem dhe e firmosëm Aktin Historik për Pavarësinë në Kuvendin e zgjedhur demokratikisht.Presim me orë  dhe me ditë njohjen zyrtare të Shtetit të Kosovës nga shumica e vendeve. Falenderojmë për këtë në radhë të parë aleatët tanë të mëdhenj,
SHBA e BE,NATO-n që realizuan me ndërhyrjen ushtarake pavarësinë faktike të Kosovës nga Serbia dhe
që e inspiruan dhe e nxitën popullin e Kosovës për të shpallur institucionalisht Pavarësinë.
Cili është guri i themelit për Pavarësinë e Kosovës, që edhe në këto ditë historike po diskutohet, është një
problem që duhet të mbetet objekt studimi i historianëve, kurse politika duhet të ketë vetëm një objektiv: njohjen ndërkombëtare të Shtetit të Pavarur të Kosovës dhe mishërimin e konsoldimin politik, ekonomik, social, arsimore kulturor të shtetit më të ri në botë. Kjo është thelbësore dhe kombëtare! Politika është parcializim i kombit. Duhet dhe vërtet mund të funksionojë pas konsolidimit institucional, moral, psikologjik, social, ekonomik, kulturor-arsimor dhe ndëretnik. Pas konsolidimit të këtyre elementeve të domosdoshëm për një shtet demokratik, të cilin e shpallëm dhe e firmosëm të gjithë të pranishmit në Kuvend, politika, partitë tona mund të jenë efikase dhe progresive për ecurinë e gjthanshme dhe drejtuese të Shtetit të Pavarur të Kosovës.
Politikës kosovare i takon e drejta përgjegjësia dhe detyrimi të bëjnë shtetin e pavarur e Sovran të Kosovës;
historinë le t'ua lënë ta bëjnë historianët.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0