Faqja e Pare | Editorial | Kosova, nje kenge lirie

Kosova, nje kenge lirie

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

"Çohuni serbë se na e morën Kosovën shqiptarët". Kështu këndon rapsodi serb në "Tri këngë zije për Kosovën" të Ismail Kadaresë. Veç përballë serbëve në betejën e Fushë Kosovës nuk qenë shqiptarët. Ishte viti 1836 dhe shqiptarët, përkundrazi, ndodheshin në krah të serbëve për të mbrojtur Ballkanin dhe Perëndimin nga invazioni lindor i osmanëve. Por kënga e vjetër nuk ndalej duke sfiduar realitetet, e djeshmja mposhtte të sotmen, urrejtja-aleancën, armiqësia-miqësinë. Rreth 600 vjet më vonë, nga ngjarja që rrëfen shkrimtari i shquar, përsëri po dëgjohet e njëjta këngë e vjetër. Por këtë herë janë diplomatë dhe politikanë të mileniumit të ri që, po aq të verbër sa një rapsod, ja marrin avazit të lashtë të urrejtjes dhe skllavërisë: Ngrihuni sllavë... Janë Putinët, Koshtunicët, "rapsodët" e mbetur të kohës sonë. Nuk përdorin gusla, por mikrofona dhe valë satelitore. E megjithatë është e njëjta këngë. Por Kosovës dhe Serbisë i duhet më në fund një këngë e re, kënga e lirisë, kënga e Perëndimit.


***

Diplomacia ruse dhe serbe kanë kohë që përpiqen të trembin botën se pavarësia e Kosovës mund të ketë pasoja negative edhe mbi rajone të tjera. Ministri i Jashtëm serb, Jeremiç, e quajti precedent të rrezikshëm që duhet shmangur. Në fakt është krejt e kundërta. Precedent i rrezikshëm për Evropën dhe Perëndimin do të ishte nëse e tradhtonin kauzën e pavarësisë së Kosovës. Do të ishte tradhtim i shpirtit që mban gjallë Perëndimin, tradhtimi i lirisë. Dhe liria, e parë si precedent, nuk rrezikon askënd përveç një skllavërie të turpshme që U është imponuar shqiptarëve të Kosovës. Njerëzimi është bërë më i mirë vetëm duke ndjekur precedentin e lirisë. Ndërkaq, të mos njohësh të drejtën e Kosovës për pavarësi, do të thotë edhe të mohosh në mënyrë cinike shtypjen, vuajtjet, dhunën, torturat, vrasjet, dëbimet masive që kanë shtangur botën mbarë. Akoma më e rëndë nëse këtë e bëjnë serbët që duhet të ndihen fajtorë për shumë vuajtje të shqiptarëve. A do të ketë dikur pendim shërues për ta? Serbët thonë që Kosova është toka e jonë. Po toka e shqiptarëve ku është? Ndërkaq ata janë atje, mbi 90 për qind e popullsisë së Kosovës. A kanë të drejtë këta njerëz të jenë të lirë? Kosovarët kanë shekuj që lindin dhe vdesin mbi Kosovë. Dhe varret e brezave të tërë janë si ca rrënjë shumë të thella që nuk mund të shtrihen në një tokë të huaj. Atdheu nuk është toka pa njerëz, por mbi të gjitha njerëzit e tokës.

Po përse të mos jetonin serbë dhe shqiptarë në paqe dhe harmoni në një republikë si ajo e ish-Jugosllavisë? Këtu vërtet flasim për një shans. Por ishin pikërisht serbët që e humbën shansin që të bëheshin një popull me kosovarët. Nacionalizmi si shovinizmi i zhyti ata në qorrsokak. Nëse do të kishin mundur të krijonin një popull shumëkombësh, ku shqiptarë e serbë të bashkëqeverisnin në barazi e harmoni, sot do të kishim një tablo tjetër. Por Serbia e shtypi Kosovën deri sa e detyroi të ngrihet në protesta e më pas në revoltë. Për shumë vjet shqiptarët u përpoqën paqësisht me Rugovën për të drejtat e tyre njerëzore, për të qenë të lirë në Federatën Jugosllave, për të qenë qytetarë të lirë si serbët apo malazezët dhe jo qytetarë të dorës së dytë, jo skllevër. Por nuk u dëgjuan. Madje u shtypën, u rrahën, u torturuan, u vranë. Pastaj lindi UÇK-ja, sepse shtypja sjell revoltë. Pastaj dolën tanket e Millosheviçit, pastaj doli NATO-ja. Në Kosovë u bë luftë, sepse serbët dëshmuan që nuk ishin në gjendje të bashkëqeverisnin me shqiptarët. Sepse bashkëjetesa themelohet mbi barazinë, jo diferencimin, paqja ngrihet mbi dashurinë dhe jo mbi urrejtjen. Kjo shtypje ekstreme deri në terror dhe përzënie masive ishte një nga bazat morale që ushqeu të drejtën e kosovarëve për shkëputje nga Serbia, të drejtën për pavarësi. Asnjë shembull tjetër, asnjë shtypje tjetër, kudo qoftë në Oseti, Çeçeni, Qipro, Spanjë e kudo qoftë, nuk mund të përligjë skllavërimin e mëtejshëm të Kosovës. Prangat nuk janë argument për prangat. As edhe aleancat e vjetra dhe diplomacitë (Rusia nuk i tradhton miqtë e vjetër, tha një diplomat rus) që duke ngritur në piedestal racën apo pansllavizmin, poshtërojnë njeriun. Ndërkaq, nuk është naive të besosh se pavarësia e Kosovës mund të frymëzojë rrezikshëm pishtarë të tjerë lirie. Atje ku ndihet mungesa e lirisë do të ketë probleme edhe sikur Kosovës t‘i mohohet liria. Por pas thuajse 1 shekulli padrejtësie, kur toka të banuara në shumicë nga shqiptarët ju dhanë Serbisë, pavarësia e Kosovës është tashmë një fryt i pjekur. Është një fryt i rrekur nën dhunë, në protesta, në luftë çlirimtare me aleat Perëndimin. Politika serbe nuk duhet të gabojë, të bëhet zbatuese testamentare e një regjimi humbës, duke i vënë kushte lirisë së fitimtarëve. Sepse nuk ka ligj ndërkombëtar, rezolutë, bllokadë apo kërcënim që të mund të mbajë fitimtarin nën prangat e të mundurit. Është mjerim të shohësh se pasi i shtypën liritë e shqiptarëve me ligjet e Serbisë, politika serbe po përpiqet të mbysë po këtë liri, me rezoluta ndërkombëtare që mund të kenë neglizhuar të drejtën e një populli duke i dhënë më shumë një populli tjetër. Harrohet se vetëm e drejta universale e lirisë është e pagabueshme. Harrojnë që misioni i Bashkimit Evropian nuk është të robërojë, por të pavarësojë popuj, që misioni i Këshillit të Sigurimit nuk është që të sigurojë e garantojë skllavërinë. Diktatura e egër e "Kasapit të Ballkanit" i bëri shqiptarët të ngrihen për pavarësi. Serbët nuk kanë as forcë dhe as të drejtë ta ndalojnë, sepse e drejta nuk mund të themelohet mbi shtypjen por mbi lirinë. Ndërkaq, kosovarët duhet ta tregojnë veten se janë bij të denjë të lirisë. Ata nuk duhet të bëjnë kurrë kundër pakicave serbe, atë që pushtetet serbe ushtruan mizorisht kundër tyre.


***

Por më kot qahet politika serbe, më kot kërcënon Kosovën me bllokadë dhe errësirë. Pavarësia e Kosovës do të çlirojë edhe serbët. Kënga e pavarësisë së Kosovës është një këngë lirie edhe për serbët. Sepse dihet që nuk mund të jetë i lirë një popull që skllavëron një popull tjetër. E çliruar nga detyra e turpshme dhe çnjerëzore e skllavërimit të një populli, tashmë Serbia i ka të hapura rrugët për integrim me botën e lirisë, me Evropën, me Perëndimin. Në novelën e Ismail Kadaresë, shkrimtarit të famshëm shqiptar, serbët dhe shqiptarët shfaqen bashkë në "fushën e mëllenjave", të rreshtuar në një front për të mbrojtur Ballkanin, oborrin e Evropës, kundër invazionit barbar osman. Bashkë me ushtritë janë edhe rapsodët e tyre. Serbët me gusla, shqiptarët me lahuta. Këndojnë para betejës për nder të princave të bashkuar ballkanas. Por këndojnë këngë të një armiqësie dhe lufte të vjetër. Serbi këndon me guslë: Ngrehuni se na e morën Kosovën shqiptarët! Shqiptari ja pret me lahutë: Ngrehuni se na sulmoi shkjahu! Princat ballkanas dëgjojnë dhe gajasen së bashku. Gajasen me këtë marrëzi: Bashkëluftëtarë, vëllezër në armë, por armiq në këngë! Por ballkanasit u thyen në Fushë Kosovë. Turma ushtarësh, serbë, shqiptarë, kroatë, boshnjakë, rumunë marrin arratinë dhe kërkojnë shpëtim në trevat dhe dyert e kështjellave të Evropës. Bashkë me ta janë edhe rapsodët. Por edhe atje, para zonjës Evropë, rapsodët vazhdojnë t‘i bien avazit të vjetër. Ngrehuni se na sulmoi shqiptari, gjëmon gusla. Ngrehuni se na sulmoi shkjahu, vringëllin lahuta. Janë vëllezër të një fatkeqësie, vuajnë të njëjtën disfatë, kanë armiq të përbashkët e megjithatë nuk dinë të këndojnë asgjë tjetër përveç se urrejtjes mes tyre. Evropa shtanget. Kish besuar se atë që nuk e kishin arritur dhjetëra fitore mbi fqinjin, mund ta bënte fare mirë një disfatë e përbashkët, triumfi i rrezikshëm i armikut të përbashkët. Evropa donte të dëgjonte një këngë të re. Një këngë miqësie mes dy kombeve. Një këngë që s‘është kënduar ende që nga koha kur shqiptarë dhe serbë, pas disfatës në Fushë Kosovë, kërkonin mbrojtje tek Evropa. A s‘është koha që të këndohet tani kur serbë dhe shqiptarë ndodhen përsëri para dyerve të Evropës. Këtë herë jo si humbës, por si fitimtarë mbi diktaturën lindore të Millosheviçit, tani që nuk janë të lirë vetëm serbët, por edhe kosovarët. Dhe me lirinë fillon një fazë e re e integrimit të popujve. Sepse nuk mund të ketë integrim legjitim pa lirinë dhe vetëvendosjen. Hapi i parë i lirisë është pavarësia e Kosovës. Hapi i dytë që nis nga sot është integrimi me botën e lirisë. Sot kosovarë dhe serbë u ndanë në Ballkan, por do të bashkohen nesër në Evropë dhe do t‘ia thonë me shpresë një kënge të re.

Andrea Stefani

Komente (5 vendosur):

musli ne 19 March, 2008 11:56:00
avatar
KOSOVARIZMI KOMB I RI=(BARAZ)ME ISH-JUGOSLLAV

Koha e krijimit te kombeve,thuaja se sot eshte e harruar,kete e dijme te gjithe,fatekeqesishte tek ne ndodhin si per cudi keto gjera.Qe nuk eshte normale te ndodhin-dhe shpresojme te mos ndodhin.Kshtu gabuan ata Shqipetare te ketyre Trojeve qe ne kohen e ish-jugosllavis e nderruan identitetin e tyre dhe u bene jugosllav,ne kete menyre perfituan leverdi personale,familjare,klanore,partiake etj.Por shpresojme se sot me nuk do veprojne si atehere...Tash edhe pse e Shpallen Mevetesin dhe Ndarjen nga Serbia,por njekohesishte edhe nga Nana jone Shqiperi nuk u bene nje me te-fatekeqesishte?!!Por kjo dukuri qe po degjohet edhe neper media,pastaj neper shtypin kinse publik ketu ne Kosove fatekeqesishte po e impulsojne kete krijim te nje kombi artificial.Qe do ta conte Kosoven dhe Shqipetaret e saj edhe disa vjet te veprojne dhe punojne se koti.Edhe pse nje krijes te tille nuk e kemi arritr te e degjojme ende nga ndonje parti politike cfardo qofte ajo,por se ne media sidomos ato vizuele eshte be nje ndikim qe te thuhet ky term-KOSOVARE.Ne edhe pse jemi te nje pjese tjeter te Shqiperise Natyrore,kemi pa te arsyeshme qe ta ngrisim zerin kunder kesaj dukurie-ju kerkojme falje nese mendoni se e keni mire-por koha do ta tregoj kete si ju thojne vllezrit tuaj ende te roberuar.Si Preshevare,Bujanovas,Medvegjas etj po i lusim vllazerit tane ne Kosoven e Pavarsuar te mos e nderrojne identitetin Kombetare.Te punojne edhe me me ngulm dhe ta bejme realitet Bashkimin Kombetare,askushnuk na ka ndaluar,te jeni te bindur per kete,por sa kemi mbejll edhe aq kemi korre.Sepse se paku 30% e popullates duhet te hyje ne nje lufte qe te imponojnje zgjidhje,apo se paku duhet te kete nje politike teper te forte .Ne si Shqipetare te asaj pjese te Shqiperise ende te pacliruar nga pushtusi, jemi angazhu edhe gjate diteve te nxehta kur eshte Shpall Pavarsia qe te jemi sa me afer.Te i ndihmojme nese e kerkon nevoja,qofte edhe me jeten tone(kete do e tregoj koha sepse nuk mundemi tash te nxjerrim ne pah sekretet).Por fatekeqesishte kemi pare se disa gjera nuk jane si duhet,si p.sh:kemi pare pjestare te njesive te armikut qe jane veshur ne rrobe civile dhe qe jane fut ne Kosove per te protestu.Bile disa prej tyre kemi arrit te i shohim edhe arme,qe i ekspozonin mes vete si shenje moralizimi mes tyre frigacakeve.Pjestaret e tille kane qene te Xhandarmerise,pastaj te njesise parashutiste,pastaj sa kemi pare ka pas edhe kso Car Llazarista, etj.Keto kemi arrit me i pa edhe me sy normal,pos qe disa here i kemi pare edhe nga optikat.Per kete pjestaret e SHPK-se fare nuk jane sjelle si duhet por teper kan qene "demokrat",kan qendru vetem duke u largu.Pos qe KFOR-i ka qene me plotekuptimin e fjales rigoroz dhe strikt ne veprime sic i kishte shpreh edhe me heret.Prandaj po ju flasim me gjuhen e Zemres O Shqiptare kudo qe jeni,O SOT O KURR TE JEMI NJE,NUK KEMI NEVOJ PER ASGJE TJETER POS PER UNITET.VLLAZEN SHQIPETARE JEMI NJE DHE SI MISHI E ASHTI TE PANDASHEM TE QENDROJME-JU LUTEMI.Sepse shume mire e dijme se lufta frontale eshte me e lehta,ne krahasim me llojet e tjera te luftrave.Prandaj mos te mendojme se ka perfundu nje lufte vetem kur jane harruar frontet.Por lufta e Zemres tone(teper e gjere qe eshte-deh gjithecka duhet te pastrojme ne veten tone:qe nga personailteti,gjuha,feja,kultura,etj shume cka kemi te huaj) nuk do te perfundoj deri sa jemi anash RRUGES SE SHENJTIT TONE GJERGJ KASTRIOTI(mos ta mashtrojme veten dhe Atdheun me fraza boshe qe kem dite dhe dijme ende me edhe sot me i dhene).Lufta speciale ne percarjen e popullit tone(te Kosoves)ka fillu ne vitin 2001(pasi ka perfundu lufta e UCPMB-se).Kjo lufte eshte ne percarjen kombetare dhe fetare.Kete e argumentojme edhe me te dhenat e shume rasteve qe kan ndodhur ne Presheve e gjetke,ku e kemi verejt qarte se cili eshte qellimi i Serbise.Mbajeni mend se baza e kordinimit te veprimeve speciale te serbise kunder Kosoves eshte ne Bujanoce dhe Presheve(duke i infiltruar shume te ashtuquajtur ushtare te ish asaj UCPMB-je).Sepse ne kete menyre shume me lehte kane depertuar ne Nacionalistete Kosoves dhe Shqiperise londineze)-kjo eshte per veprimtarin e Beogradit permes politikes percarese.Nje shembull po e them shkurt(pa i dhene emrat e mbiemrat e ketyre njerezve:nga kufiri administrativ mes Kosoves dhe Presheves jane se paku 30 veta qe e sigurojne Serbine kendej ne territor te Kosoves,sa qe thene sakt nuk mundesh te shkosh ne ate drejtim pa ra ne syrin e tyre.Kurse Shkupi(nenselia ne Presheve)dhe baza e dyte kordinative eshte ne Tregun e ri(keto dy seli jane per veprimet speciale ne percarjen fetare).Edhe per kete kemi shume informacione,sa qe disa here per ndonje Shqipetare mund te jene te pabesueshme(por mund te ja vertetojme).Une e kam parashtru nje rast si argument te kesaj lufte speciale politike dhe fetare:kam qene i zene robe nga ushtrija sllave dhe ate ne tradheti(ata qe kan marre pjese neper luftra mund te e imagjinojne)dhe kur me kan pyet se cka je:jam pergjigj Shqipetare!!! ata Frenkistat dhe Pu-ja(qe na paten marre mbi vete pastaj te na trajtonin ata si dijne)kan bertit dhe me ngulm thonin nuk ka Shqipetare,as ktu as ne Kosove,por Kosovare!!!(kam qene i ri dhe nuk e kuptoja kete prapavij-por tash e kuptoj fare mire).Pasatj nje rast po mua qe me ka ndodh ne fshat nga Serbet(policia)ka qene tere sishte fetare(sepse ne te thuhej sipas shkive se Shqipetare nuk ka ne Presheve por"serbskimuslimani(fjale e cituar).Pastajrasti i Dashnim Hajrullahu ne shtepin e tij kur ka shku nje hoxhe i serbise(i fshatit tone)-por i dirigjuar nga UDB-ja ka fillu te kendoj dhe vallzoj ne gjuhe arabe!!!
-Prandaj nuk e shohim te arsyeshme fare qe te sakrifikohemi per nje kombe te ri-falso,sepse mjafte kemi ndryshu ne histori,prej nje pushtusi ne nje tjeter.Prej fese t'pare ne musliman,e valle ç'na mbeti te mos nderrojme,edhe kete gjuhe e kemi stermbush me barbarizma,ashtu edhe kulturen.Vetem ende nuk e ndrruam Kombin-Mos ndodhte kurr kjo...
E krijuat edhe nje krijese te re,por mos e gjymtoni ate me kombe e dreq,sepse atehere do ken Serbet fakte per te ç'rrenjos Ty(Kosovare)nga ky Troll.Sepse u krijove sot si kombe,kurse sllavi erdhe per disa shekuj para teje(e dijme nga historia)ne ballkan.
SHPRESOJME SE KJO DO NDIHMOJ SADO PAK NE TE KUPTUARIT ME TE QART DHE ME TE MIRE TE KOMBIT,FLAMURIT,GJUHES,DHE KESHTU NDOSHTA PAK DO MBETEMI NE RRUGEN E GJERGJ KASTRIOTIT,QE FATEKEQESISHTE DISA GARDA SI E KOSOVES ETJ DISA E KAN MARRE MBI VETE-POR FARE NUK E KAN NDJEKUR:LUFTEN,POLITIKEN,BESEN,FEJEN,ETJ ETJ TE ATIJ TRIMI ME TE MADHE BOTROR,E JO VETEM SHQIPETARE-KETE NUK E THEMI VETEM NE SHQIPETARET E PRESHEVES DHE QYTETEVE TE SAJ,POR E THON DHE E PRANON EDHE BOTA MBARE.
Shpresojme se ne fund do na degjoni kete ankese qe ua beme nga zemrat tona edhe pse shumica jemi te rinje-kem edhe disa pleq(mu ashtu si Keshilli Mbrojtes i Gjergj Kastriotit)qe kemi bisedu dhe jemi ra ne ujdi gjithe.Prandaj na degjoni mor vllezer sado pak qe mos te humbim ne te kesaj pjese te Atdheut(sepse shume me shume rrezikohet ekzistenca e jone nese ju(te krijoni Kosovar kombin).Nese do gaboni ne do te humbim nga faqja e dheut,ju lutemi ta kujtoni Amanetin e Gjergj Kastriotit.
kosovar ne 29 January, 2009 11:35:37
avatar
po therret ramizi vella ku te kam o bore sot po vdesim ne per kosov.ramiz sadiku dhe boro vukmirovic ne landovic si heroj te vendit lavdi,partizani vogel pushken e ka marr
Sokoli ne 15 February, 2009 12:54:01
avatar
Imazhi i shqiptarit-barbar i trashiguem prej grekve antikë, dhe shqiptarit-pirat prej romakëve, ka tri mijë vjet që ri-kthehet në forma të përafërta në tekstet perëndimore. Drejtëpërdrejtë ose tërthorazi definitizimet e fundit janë, anarkik dhe i pacivilizuem në filmin italian "L'America", lyps dhe kriminel në filmin grek "Eternity and * Day", terrorist musliman në përkthimet dhe albanalogjinë amatore të Robert Elsiet.

Ky qarkim i përjetshëm i shqiptarit negativ rezulton prej faktit se ata që shkruajne mbi ne, pë* ne, ose rreth nesh, janë të huaj. Ne nuk kemi kapacitet me folë në emnin tonë. Dikush tjetë* flet pë* ne sikur ne të ishim të pagojë. Negativizimi i hapsinës e kohës shqiptare at'herë ndodh sepse ndërtuesit e imazhit tonë ose nuk na kuptojnë ose kanë interesa anti-shqiptare. Nji stereotipizim i tillë *ërkon destabilizim të menjihershëm të ortodoksinave të tilla anti-shqiptare të cilat margjinalizojnë prototipin pozitiv shqiptar, ndërsa magnifikojnë prototipin negativ shqiptar. Simbas ksajë paradigme, kontributi pozitiv i shqiptarit në civilizimin botnor nuk regjistrohet, ndërsa shqiptari kriminel, gangster, anarkik, pimp, dhe s'fundi terrorist shpërthen në ekranet botnore. Shembuj e fundit gjinden në "The Sopranos", ku shqiptarët gjinden vetem tue shitë droga, në "Casino Royale", ku krimineli kryesor i filmit asht nji “Albanian chess prodigy and mathematical genius”, i quajtun Le Chiffre. Ky personazh i luajtun nga nji skandinavian, e tejkalon çdo normë stigme. Si ka mundsi që ky Le Chiffre me gjithë atë talent të bâhet kriminel dhe të bashkpunojë me terroristët myslimanë kundë* perëndimit? Përgjigja âsht e thjeshtë: Ai âsht shqiptar! Simbas *ëtij filmi, edhe nji gjeni shqiptar i lindun dhe i rritun në mes të Francës mbetet po ai që përshkruan Robert Elsie dhe kaçakët serb në shkarravinat e tyne, kriminel mysliman. Pë* *ëta njerëz negativiteti âsht esenca e paradigmës së tipit shqiptar.

Simbas Robert Elsiet ne jemi nji popull fanatik-islamik, i tretun diku në shkretinat e Ballkanit, nji mbeturinë e Perandorise Osmane, nji përzimje e jevgjve, arabve, turqve dhe ballkanasve-Puerto-Rikanët e Europës. Pë* ma tepë*, historikisht, ne kemi qenë të përvluem me ndërsime terroriste kundë* shkjeve të cilët, historikisht, ai i identifikon me Europën.

Pë* *ëtë arësye ai e ka titullue librin "Visaret e Kombit", "Frontier VVriors". Fjala frontier dmth kufi. Ky kufi asht ai ne mes mylimanëe shqiptarëdhe Eropë kristiane (sllaveve). *ëhtu deformohet epika nga arti i moralit, traditë dhe pëpjekjeve anti-anadollake të Shqipnisë në një ushtje anti-kristiane të myslimanëve terrorista shqiptarë. Robert Elsie, jo vetëm që asht i patalentuem, por ai asht Kriminel i Kulturës Shqiptare. Ai punon e shkruen sikur me qenë i paguem nga persona e organizata të cilët janë të interesuem me krijue nji bazë islamike në Shqipni. Krijimi i *ësaj baze nuk mund të ndodhi pa eliminue kulturën tradicionale europiane të shqiptarëve. *ështu Robert Elsie shkime çdo gjurme autentike shqiptare duke ia vu në krye çallmën e Sulltanit. Me paturpësinë ma të madhe ai hiqet si albanolog, etnolog, historian, përkthyes, kritik letrar, e kushedi çka tjetë*. Ky person, me mungesë të theksueme talenti, dhe me urrejtje të verbën ndaj shqiptarëve, ka nevojë pë* TERAPI, ose therpi, pë* ata që kuptojnë "anglisht".

Me kaq forcë na ofrohet ne shqiptarëve ky imazh negativ saqë edhe ne jemi mësue me prezantimin tonë negativ dhe kemi fillue me u sjellë si të tillë. Ky internalizim i karakterit negativ të shqiptarit ka çue në vet-urrjetje, vet-përccmim, vet-demoralizim dhe përtaci kombëtare. Prandaj ndodhin edhe fenomene të tilla si ai i Himarës ku shqiptarët që kanë internalizue pë*çmim ndaj vetevetit dhe Identitetit shqiptar, duen me marrë një identitet tjetë*, atë grek-ose fenomeni i disa pseudointelektualëve shqiptarë të cilët kryqëzojnë islamin me marksizmin, mandej vetshpallen superpatriotë të kombit. Gjithashtu vërehen shqiptarë, padyshim kryezgavë*, që mburren me gangsterët shqiptarë, me "trimninë" shqiptare, dhe me lidhjet e shqiptarëve me terroristët islamikë.

Ndërsa përsonazhet shqiptare në tregimet e kohës fluktojnë nga statik, në negativ, dhe ndërsa bota nuk u vën randësi *ëtyne personazheve dytsore, krijuesit e ktyne imazheve negative-pseudo-studiuesit, pseudo-albanologët, pseudo-shkrimtarët, dhe pseudo-përkthyesit, e gjejnë marketin e tyne mâ të madh nder ne shqiptarët. Ne jemi blesit mâ të mdhenj të rrenave e stigmave që dâmtojnë personalitetin dhe identitetin tonë.

Nuk domethënë se një studius nuk mundet me hulumtue, kuptue dhe prezantue nji kulturë të ndryshme nga ajo e tij. Të huajt kanë kontribue shumë pë* kulturën tonë. Fjala âsht pë* ata të cilët besojnë se kultura e tyne âsht njisi matëse pë* civilizimin tonë - arrogancë tipike e njeriut mendjeshkurtë*. Ata na studiojnë ne sikur të ishim objekte dhe jo njerëz.

I njajti stereotipizim ndaj nesh pat ndodhë edhe me shkrimtarët antikë, por ata e patën marrë informacionin rreth ilirëve nga tregime detarësh analfabetë ose ushtaresh të gjymtyruem e të traumatizuem prej tmerreve që ata kishin përjetue në luftë, ndërsa shkrimtarët e sotshëm kanë mundësi me i studiue shqiptarët drejtpërdrejt, prandaj edhe nuk u falen negativitetet që po derdhin mbi ne, në veçanti shkrimtareve si Robert Elsie, i cili shumicën e studimeve të tij i ka ba edhe nën direktivat, me librat dhe me fondet e shtetit shqiptar -PPSH. Ai asht nji sharlatan letrar i cili na poshtnon në librat e tij deri në mohim të identitetit, vazhdimësisë e ekzistencës së kulturës iliro-shqiptare.

Etiketat janë si nji virus që i bajnë vend vedit në çdo qelizë të jetës si SIDA. Dhe etiketat anti-shqiptare e kanë ba punën e vet virusale. Nji shembull, KLA! Me *ërkue në google shprehjen terrorist-KLA prezantohesh me 3,060 artikuj të cilët përmbajnë *ëto dy fjalë në të njëjtin artikull. Vetëm përmbajtja e *ëtyne dy fjalëve në të njëjtin artikull asht shqetësuese pavarësisht se çka thotë artikulli. Me *ërkue freedom-KLA gjen vetm 51 përgjigje. Pse? Freedom-KLA asht diçka që shqiptarët do ta kishin shkrue. Pse nuk shkruajmë na pë* vetvetin? Apo nuk kena çka me shkrue! Jena analfabete!

Mungesa e interesit të shqiptarëve ndaj vetvetit ka krijue një zbrazëtinë të cilën e kanë mbushë të huajtë. Robert Elsie asht ba “autoritet shkencor” në përkthimin e artit, gjuhës, letërsisë, mitologjisë, shpirtit e identitetit shqiptar. Si ndodhi kjo? Si ka mundësi që universitetet shqiptare nuk kanë departamente të përkthimit në një kohë që imazhi shqiptar po përzhitet në skenat, ekranet e faqet e librave të botës perëndimore?

Në shekujt e kaluem me qenë analfabet, ka pasë kuptimin e njeriut që nuk ka ditë me shkrue me lexue. Sot me qenë analfabetë d.m.th. mos me pasë potencial me prezentue vetvetin në sytë e botes, mos me qenë pronar i informacionit rreth tejet, me u prezantue në syte e botës prej të tjereve, me qenë memec në mes të Europës.

Na nuk flasim pë* vetvetin dhe *ështu e bajmë të nevojshme që dikush tjetë*, një sharlatan letrar apo shkrimtar mediokë* me shkrue në emnin tonë. Pë* ma tepë* ne edhe gicilohena në shpirt kur një i jashtëm përdhos e korrupton qenien iliro-shqiptare. Ne i adhurojmë të huajt si zota, ndërsa hahemi me njani tjetrin si me qenë të lidhun në zinxhir.
Dr.Ismet HEBIBI,politikan internacional,shkencëtar i mjekësisë dhe shkrimtarë ne 18 March, 2009 09:32:37
avatar
ISMET HEBIBI


* D E M L E GJ E N D * * I


Po pyesin një*ëzit: kush është Adem
Shaban
Jashari
Po pyet bota nga është Adem LEGJENDARI

Zanat e malit si Orët historike
të lavdishme
Kumbojnë e jehojnë mbi bjeshkët
e larta Ilirijane

Adem Shaban Jashari
Adem Shaban Prekazi
Adem Shaban Drenicasi
Adem Shaban Kosovari
ADEM LEGJENDARI
Gjithë Trimat dhe Trimëreshat e Lirisë
Janë Bijë e Bija të mëdhenjë SHQIPTARI!

Po pyet Bota?Ankthi kokë
e shpirtë iu zë
Ku gjëndet kjo farë Kosova!
Çudia e Zotit?Kurrë dëgjuar
s’ kemi pë* te
Athua si duket!?Sa është e madhe?!
çfarë Populli e njerëzish ka,
Në cilin xhep magjistarët
e fshihnin gjer Sot
Si duel në lajmet kryesore VOA,
BBS CNN,....
Lakmi po ia marrim.Paska Besë e Zemë*

Lajm i vërtet apo mit Fantastik?!
Merreni me mend.Vetëm * iu duket
e mundur?!
Burra, Gra,Pleq e Fëmijë në Djepa
Flijohen e Luftojnë kundë*
okupatorët gjenocidal
pë* Liri!
pë* Atdhe!
pë* Pavarësi!

2.

Histori e tillë shkruhet vetëm
nëpë* romane
Ju se dijtkeni?!Eshtë plotsisht
e vërtetë
Pra mbajini mirë n’ mend e mos dyshoni
Që ky vend i lasht
po i nxjerrë në dritë!
si Fjalët
edhe Veprat

Jashtoksorët jo se jo nuk e sollën
nga Marsi
Zjarrin e Dashurisë atdhetare
Ky vend mitesh e legjendarësh
Në planeten Tokë ndodhet.Por historinë ia injoruan mjerisht
Kreshnikërinë epike
dhe lirinë e fjalës

Historia përsëritet e kronistët
i le të çuditur
Ky vend me kaq shumë Trima
Popull aq i shumëvuajtur
dhe stoikisht bujar
Si su zhdukë as asimilua gjë*ë më sot
Nga një lis shumëzohen në dhjetë Lisa

Miliona pyetje vërshojne tokën
Miliona përgjigje mahnisin botën

Miliona pyetje bëhen si rrufe
derdhen si fyshekzjarrë
rilindin e përsiaten si mrekullia
Rrotullohen marramenthi si ringishpill
I lenë gojëhapur të paditurit
I vërbërojnë magjistarët e djallit

Të gjjithë pyesin. Miliona pyetje sfidojnë botën
Ku gjëndet Kosova.Sa është i madh Prekazi.
Kush është vallë komanadanti
Adem Jashari

Po pyesin një*ëzit: athua si dukej
Adem
Shaban
Jashari
Po pyet bota cili Vigan i lashtë
na qenka Adem LEGJENDARI

Zanat e malit si Orët historike
të lavdishme
Kumbojnë e jehojnë mbi bjeshkë
të larta Ilirijane

Adem Shaban Jashari
Adem Shaban Prekazi
Adem Shaban Drenicasi
Adem Shaban Kosovari
ADEM LEGJENDARI
Gjithë Trimat dhe Trimëreshat e Lirisë
Janë Bijë e Bija të mëdhenjë SHQIPTARI!

3.

Pyesin alkimistat memecë
E mbesin pa gjuhë e fjalë shumërrokëshe

Pyesin hedonistët e llastuar
Dhe mbesin pa sy – duke i ra kokës
qosheve

Pyesin femrat zemërgurë e të liga
E mbesin pa dritë dhe pa fëmijë

Pyesin burrat kryeneq e analfabetë
Dhe mbesin pa atdhe e pa liri

Por edhe pyetjet si era
marrin një kahje të re
Si mund të duket ai vend liridashës
Sa shpejt u bë i njohur:si të ishte
Mrekullia e nëntë e Botës
dhe e Çudirave magjike
nga libri i fantazive të Lizës

Mos është vend i gjenive
dhe teknikës sofistike
Toka e bekuar e cila po lindtka Vigaj!

Ku gjëndet. Më thoni ju lutem shumë nëse e dini ku gjëndet
Ku është Kosova?Kush është Drenica?
Si është Prekazi?

Pë* ata që duan ta dijnë.Pë* ata
që do të vijnë
Kosovën , Drenicën dhe Prekazin!
I gjeni në hartën e Europës juglindore
Po deshët më sigurt i *ërkoni
në Zemrën-Trupin-Qenien
Thellë në Shpirtin e Bardhë
të çdo Shqiptari!

*ërshitë e habitë s’ kanë të ndalur
Miliona pyetje duan përgjigje fikse

Kush ishte Adem Jashari.Si dukej
Adem Legjendari

E kuptuan një*ëzit: kush është Adem
Shaban
Jashari
E pranoi bota Viganin, Adem LEGJENDARIN

Zanat e malit si Orët historike
të lavdishme
Kumbojnë e jehojnë mbi bjeshkë
të larta Ilirijane

Adem Shaban Jashari
Adem Shaban Prekazi
Adem Shaban Drenicasi
Adem Shaban Kosovari
ADEM LEGJENDARI
Gjithë Trimat dhe Trimëreshat e Lirisë
Janë Bijë e Bija të mëdhenjë SHQIPTARI!


06.03 2000, Junik.


P.S.* sështë komnet i bukur si Historia e lavdishme dhe tragjike e Popullit Shqiptrë.Të mësojme nga e kaluara e hidhur dhe martire- dhe ti hapin dyert e Parajsës së merituar pë* Popullin dhe te rinjtë tonë!Ua kemi borgj *ëtë- HERONJEVE TE KOMBIT,PRIJSAVE DHE TE DITUREVET , MARTIREVET DHE TE GJITHE TE GJALLEVET.
v54 ne 18 March, 2009 11:02:35
avatar
Musli une kam vetem nje pyetje,se tekstin qe ke shkruar mu duke i xhate ashtu qe siperfasishte e kam lexuar.Ju keni bre kerkese te organe Serbe per vendosjen e bustit te Skenderbeut te cilen organet e cekura e kan lejuar PSE.Tentoni ta vendosni bustin e Adem Jasharit ne Presheve dhe te shofim ado ta lejojn ajo,dhe pastaj shkruaj histori.

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
3.07