Gjykata, "babagjyshi" i Damir Fazliç
Ishte një ditë ideale ajo e 31 dhjetorit, për të bërë atë që bëri Gjykata e Tiranës, ose më saktë gjykatësi Dritan Broci. Shtypshkronjat i kishin fikur makineritë dhe redaksitë e gazetave ishin mbyllur për 5 ditë, ndërsa televizionet nuk transmetuan më shumë se dy edicione lajmesh, pasi në mbrëmje vendin e lajmeve do ta zinin programet festive. Edhe podet e konferencave të politikanëve ishin fshehur ndërkohë pas perdeve, për t‘u nxjerrë në javën e dytë të janarit. Pikërisht në këtë ditë, gjykata i dha fund një procesi gjyqësor mes biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazliç dhe prokurorisë shqiptare, për bllokimin e aseteve të tij në Shqipëri, deri në përfundimin e plotë të hetimeve. Brenda dy ditësh u paraqitën konkluzionet e mbrojtjes, konkluzionet e prokurorisë dhe u dha edhe vendimi i gjykatës, duke i dhënë fund kështu fazës së parë të një prej çështjeve më të debatueshme publikisht dhe politikisht. Edhe pse prokurorët kërkuan të paktën një javë kohë, gjykata vendosi që kjo punë të mbyllej shpejt e shpejt, pasi babagjyshi duhej të ishte goxha zemërgjerë me zotin Fazliç këtë fundviti të trazuar për të në Shqipëri. Gjykata i zhbllokoi të gjitha asetet e tij.
Të paragjykosh një vendim gjykate nuk është korrekte në fakt, dhe shumë probleme tonat vijnë pikërisht ngaqë ne nuk i respektojmë verdiktet, duke filluar nga ai i gjyqtarit në fushën e futbollit, i atij që numëron votat tona dhe ai që të fut në burg. Ndaj dhe komenti që po i bëjmë vendimit të gjykatësit Broci na duket një punë vërtet e vështirë. Por në rastet kur vërejmë se, krejt hapur, ca vendime kërcasin keq me realitetin, atëherë neve na takon t‘ua kujtojmë institucioneve përgjegjëse e superiore se këta gjykatës nuk janë perëndia dhe se vendimet e tyre nuk janë ligje të natyrës që nuk u binden kurrkund vullneteve njerëzore.
Pa marrë për sipër të bëjmë ekspertin, ne do t‘i referohemi vetëm një argumenti që sollën prokurorët, mbi të cilin ata ngritën ndryshime shumë të forta se Fazliç në Shqipëri kishte pastruar para. Edhe më parë ishte bërë publike se Fazliç kishte hapur disa biznese në Shqipëri dhe me ta ai nuk kishte bërë asnjë punë, thjesht i kishte themeluar. Por prokuroria tregoi se me njërin prej këtyre bizneseve, në të cilin nuk kishte asnjë të punësuar dhe nuk kishte shitur asnjë edhe një kokërr vezë, ai kishte bërë 1.7 milionë euro, para me të cilat bleu pasuri të patundshme në Shqipëri. Nuk të duhet ndonjë kualifikim i madh të kuptosh se, kur nga një firmë fantazmë që ka vetëm një adresë zyre, e cila përkon me adresën e një apartamenti ku banojnë njerëz, përfitohen shpejt e shpejt kaq para, ky është një proces larjeje.
Ne vazhdojmë sërish t‘i qëndrojmë idesë se paragjykimi apo komentimi i një vendimi gjyqësor nuk është normal, por vendimi i Gjykatës së Tiranës në ditën e fundit të vitit, na i dha vetë argumentet për të pasur dyshime serioze në vërtetësinë e tij. Avokatët e z. Fazliç kishin paditur dhe hapur një proces gjyqësor ndaj prokurorisë me objekt shfuqizimin e vendimit për ngrirjen e pasurive. Por gjykatësi tregoi një zell edhe më të madh se kaq. Ai u shpreh publikisht në sallën e gjyqit, se z. Fazliç nuk kishte kryer asnjë vepër penale. Gjykatësi shprehet vetëm me vendim dhe vetëm për objektin që ka në shqyrtim, që në rastin konkret ishte çështja e pasurive. Ku e di gjykatësi që Fazliç nuk ka kryer asnjë vepër penale? Përse gjykatësi shprehet publikisht për një tjetër çështje që nuk ishte objekt i shqyrtimit nga ana e tij dhe mbi të gjitha, për një çështje që është ende nën hetim? A ishte ky një paralajmërim për prokurorët e Task Force se edhe hetimi ndaj Fazliç për pastrim parash do të ketë të njëjtin fat me atë të bllokimit të aseteve të tij? Ne kemi të drejtën e Zotit tashmë të ngremë një mijë pikëpyetje të tilla e të dyshojmë seriozisht në atë vendim.
Paralelisht me këtë proces, mediat i kushtuan hapësirë historisë së një gruaje të moshuar, e cila ishte dënuar për kultivim kanabisi. Falë kësaj vëmendjeje ajo arriti të sigurojë disa ditë leje për në shtëpi dhe tashmë mund të përfitojë edhe një falje nga Presidenti i Republikës. Në fakt ajo i përket një grupi grash, të cilat u dolën makinave të policisë përpara dhe morën për sipër "krimin" e burrave dhe djemve, me shpresën se do të kishin më shumë privilegj para drejtësisë. Pikërisht për këtë arsye, personalisht nuk isha dakord që ajo të falet, pasi në fund të fundit ka marrë për sipër një vepër penale dhe ligjet janë një për të gjithë. Por na u zhbë krejtësisht kjo ndjesi ligjore korrekte, kur në të njëjtën ditë kur plaka gërmuqe la burgun për pak ditë për të shkuar te nipërit jetimë e pa bukë, gjykata i lidh duart prokurorisë të hetojë një matrapaz që shet e blen influencë duke bërë para në këtë vend, pa shitur e pa blerë asnjë edhe një lëpirëse apo tullumbace. Duhet të jemi realistë, gjithkush do të bëjë ç‘të mundet për t‘i shpëtuar drejtësisë dhe në këtë kuadër, nuk kemi pse e shigjetojmë zotin Fazliç. Problemi është te gjykata jonë, e cila me një vendim të vetëm na tregon se na duhet shumë, ende shumë rrugë për të bërë që t‘i besojmë vërtet. Për fat të keq ky rast pasoi atë të çështjes "Basha", kur gjykatësja Fatmira Hajdari dha më shumë nga ç‘kishte kërkuar vetë i pandehuri, duke e vënë në teh shqyrtimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (3 vendosur):
Zoti Berisha ka kohe qe ka ngritur tonet e te pelliturit te tij. Fitore, Fitore, Fitore pellet Berisha, por jo ne favor te shqiptareve.
1-Ne takimin e Sigurise Kombetare http://www.youtube.com/watch?v=HacP9jfrXm0 pervec flamurit qe ishte amerikan asgje tjeter nuk nuk eshte amerikane.Tom Rixh nuk eshte amerikan por biznesmen privat ne ate takim. Qellimi i tij eshte fitmi maksimal dhe ndaj ai ndodhej ne ate takim. Flamuri amerikan ne ate takim nuk eshte i ligjshem sepse ai flamur nuk perfaqsonte shtetin amerikan. Ne ate takim perfaqsoheshin ineteresat e biznesit te Tom Rixh dhe te Serbise, ndaj ne ate tavoline duhet te ishte flamuri i firmes se Tom Rixh dhe flamuri i Serbise. Per me tej pervec Tom Rixhit, te tjeret ne ate delegacion fillo nga Fazllici jane serb.
2- Berisha na thote se miku i tij familjar Fazllici eshte investitor qe do t’ja ndroje per faqen Shqiperise. Fazllici nuk ka investuar asnje qindark ne Shqiperi dhe ka bere qindra miliona.
Fazllici nuk ka vendosur asnje tulle ne Shqiperi por nga ana e Berishes i jane falur atij troje shqiptare.
Berisha do ti fal edhe kishes serbe troje shqiptare qe ata te ngrine monumente ne tokat tona.
…
Berisha pellet drejtesi, e sigurt eshte e kunderta.
Berisha pellet zhvillim, e sigurt qeshte e kunderta.
Berisha pellet NATO, e sigurt eshte e kunderta. Perse Berisha nuk e raporton takimin me Putinin.
Berisha pellet Shqiperi por ne mendje ka Serbi dhe Greqi.
Petrit Kola
*.L
MA TEPER SE C'DO NJERI NE SHQIPERI,SI
SHEMBUL NE MIREDITE,"DJALI PAKEZOHET ME
EMRIN;PREG PJET GJON LLESH MARKA FRROKU,
KURSE MUSLIMANET ME FRIGE SE PO PAS TRE
BREZAVE DOLIN KATOLIK,DJALIN E EMRONI
RAMADAN SELIN SHABANI-TASH PO VIM SE
SALI DHE DAMIR JANE KUSHURI TE TRET.
QE EMRAT QE SOT U GJETEN NE ARSHIVAT E
TROPOJES DHE ATO TE BANJALUKE NE BOSNA.
NGA ANA E SALOS;SALI RAM DAMIR FAZLIQ
BERISHA.NGA ANA E DAMIR;DAMIR RAMIQ
SALIH SAFET FAZLOVIQ.PRA KY BURR I
LINDUR NGA PRINDIT BOSHNJAK ME ORIGJIN
NGA VUQIDOLI I TROPOJES EDHE GJYKATA
E PROVOJI SE ESHTE I AFERT ME SALI BERISHEN,KY KA TE DREJT TE BJEJE DHE
SHESI TOKA,PASURI TE TUNDESHME DHE TE PA
TUNDESHME NE SHQIPERI,***** E KISHTE
SERBE,PO EDHE LEKA ZOGU ***** E KA
HUNGAREZE,* ESHTE LEKA ZOGU SHQIPETAR?
PO,EDHE FAZLLIQ ME BERISHEN JANE TE TRET
KUSHURI,NENAT GRA,DHE BABAT MASHKUJ,KETA
JANE GJYGJETARET E SALI BERISHES,KESI
LLOJE GJYGJETARESH KISHTE EDHE ENVER
HOXHA,NGA LART VINTE VENDIMI,GJYGJETARI
VEQ E LEXONTE.* ISHTE GJYGJETAR"ARANIT
CELA NE GJYGJIN E KADRI HAZBIUT? JO,
KURRTHA,PLANI,DENIMI ISHIN PREGADITUR
NGA ENVER HOXHA,PA MARRE PARASYSH SE
KADRI HAZBIU NUK PRENOI KURR,RREZISTOI
CDO LLOJI TORTURE,MASAKRE,POR TE PA
QENURAT NUK I PRENOI KURR,POR NE FUND
ARANIT CELA E DENOI ME PUSHKATIM!
VENDIMI ISHTE MARRE NGA ENVER HOXHA SE
NE PRESIDIUM TE KUVENDIT POPULLOR,KU
KRYETAR ISHTE HAXHI LLESH,ENVERI VET
PROPOZONTE DHE VET VENDOSTE PER LIGJE,
KESHTU NDODHE EDHE SOT ME SALO PORTOPAPA
BERISHA,JOSEFINA TOPALLI ESHTE KRYETARE
POR SALO ESHT "LALA KROS,VET SHKRUJ E
VET VULOS"LIGJI PER DOSJE U APROVUE,PRA
ENVER SOT E ENVER DJE,VETEM EMRI NDYSHON
SALI NGA ENVER,APO ENVER KE SALI,
Vendosni komentin tuaj