Faqja e Pare | Editorial | Guvernatori i Ilinoit, Rod Bllagojeviç mund të japë nesër dorëheqjen

Guvernatori i Ilinoit, Rod Bllagojeviç mund të japë nesër dorëheqjen

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Guvernatori i Ilinoit, Rod Bllagojeviç

Prokuroja e përgjithshme e shtetit të Ilinoit, Lisa Madigan, tha se kishte dëgjuar njoftime të mjeteve të informacionit se guvernatori i këtij shteti, Rod Bllagojeviç mund të japë nesër dorëheqje për shkak të arrestimit të tij nën akuza për korrupsion.

Prokuroja e përgjithshme Madigan i tha sot rrjetit televiz amerikan, NBC se nuk e di nëse zoti Bllagojeviç është duke shqyrtuar  mundësinë e dorëheqjes apo ndoshta dëshiron vetëm të largohet përkohësisht nga zyra e tij.

Zyrtarja e lartë e Ilinoit tha se në qoftë se zoti Bllagojeviç vendos të largohet përkohësisht nga zyra, ai do të vazhdojë të marrë rrogën, duke ia bërë atij të mundur të paguajë avokatët.
Bllagojeviç u arrestua të martën e kaluar nën akuzat federale se kishte kërkuar ryshfet në shkëmbim për emërimin e  një kandidati për të plotësuar vendin që ka lenë bosh Presidenti i zgjedhur, Barack Obama në Senatin amerikan.

Kryeprokurorja Madigan i kërkoi të premtën Gjykatës së Lartë që të shpall guvernatorin Bllagojeviç të paaftë për të kryer detyrën e tij. Ajo tha se beson që shteti i Ilinoit duhet të zhvillojë zgjedhje të posaçme për t’u mundësuar votuesve  të vendosin se kush duhet të zërë vendin e zotit Obama në Senat.

Komente (2 vendosur):

drejtesia ne 15 December, 2008 07:36:27
avatar
po cju duhet me amerikanet, serb apo greke * turk.kur do zhduket mafja shqiptare politike ka rendesi dhe pyetja eshte kur? kur ske shtepine tende ne rregull pse fut hundet ne punet e tjetrit, o shqipo.
Diplomuar për Drejtësi. ne 16 December, 2008 03:12:25
avatar
Ju, personi që keni postuar komentin e datës 15 Dhjetor *ëtu lart e që "vetëquheni" Drejtësia(gjithsesi, pa të drejtë pë* mendimin tim, e mbani *ëtë emë*), qartësisht nuk jeni qytetar në sensin e mirëfilltë të fjalës. Edhe unë sikurse ju, lexova lajmin e mësipërm me titull "Guvernatori i Ilinoit, Rod Bllagojeviç mund të japë nesë* dorëheqjen" dhe nuk shikoj asgjë të keqe që qytetarët të informohen lidhur me *ëtë lajm ashtu sikurse me cdo lajm tjetë*. Mendoj se nëse nuk dëshironi ju të informoheni, shumica dëshiron të informohet. Fundja, ky është edhe qëllimi i medias të japë lajme. Vendi ynë, sigurisht ka probleme, sociale, ekonomike, por besoj se po *ëto probleme i ndeshin edhe vendet fqinje edhe më gjë*ë. Puna e medias konsiston pikërisht që të fusë hundët në punët e tjetrit por edhe tonën(sikurse shpreheni ju, është gabim që media bën punën e saj!?!?). Rrjedhimisht, nga komenti juaj, unë qartazi kuptoj që ju si individ nuk keni minimalisht as konceptet bazë se si mund të formuloni një koment. *ëtë e them pasi nuk jeni bindës në komentin tuaj por paragjykues dhe më duket një luks i tepërt që ju merrni mundimin të shkruani "komente" me nivelin e shkollimit konceptor që ju keni. Do t'ju lutesha që herë tjetë* të mos shkruani fare, pa arritur më parë të paktën një nivel fillestar. Me të arritur *ëtë nivel sigurisht do të ishte më mirë. Nuk e di ndoshta mund ta kem unë gabim që ju gjykoj ju *ështu, por më mirë le të na gjykojnë si juve edhe mua lexuesit dhe komentuesit e *ësaj faqeje. Komenti juaj i mësipërm ka shumë gabime dhe ju si individ bëheni krejtësisht qesharak kur merrni përsipë* të gjykoni cështje të tilla si media shqiptare, drejtësia etj(pë* të cilat individi duhet të kete një nivel) kur dreqi e mori ta themi hapur dhe ju lutem mos t'ju vijë keq, ju keni dhe shumë gabime drejtshkrimore, në drejtëshkrimin e gjuhës sonë (shumë-shumë keq *ështu! Besoj nuk keni qenë nxënës i mirë *ëtë fushë, VETEM KALUES NDOSHTA? Përgjigjen e dini ju më mirë, si keni qenë me nota). Më lejoni t'ju jap miqësisht një *ëshillë, nuk mund të përbëjë argument ofendimi kur ju i drejtoheni njerëzve duke i quajtur ata "Shqipo". Dua t'ju drejtoj edhe një pyetje: Ju cfarë jeni? Woher commen Sie? What country are you from? Nga c'planet vini? Mos e merrni pë* keq, unë asnjëherë nuk jam mësuar të përdor ofeza, por në *ëtë rast mund t'ju them se ju në rastin më të mirë jeni një Idiot dhe në rastin më të keq një Gomar.

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0