Faqja e Pare | Editorial | Tri dosjet dhe fushata

Tri dosjet dhe fushata

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Janë të paktën tre procese hetimore në zhvillim e sipër, të cilat po i shkaktojnë andralla të mëdha shumicës në pushtet. Në renditje kohore, (por jo nga rëndësia), ato janë: Skandali Durrës-Kukës, me të dyshuarin e madh për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë së tenderave sa për fillim, Lulzim Bashën; tragjedia e Gërdecit, me tre pista pothuaj të pavarura hetimore, tre të arrestuar dhe të dyshuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu; skandali i pastrimit të parave nga serbo-boshnjaku Damir Fazlliç.

Në të paktën dy skandalet e fundit, dalin edhe emrat e dy ministrave të tjerë, Aldo Bumçi (ish) e Enkelejd Alibeajt dhe të pjesëtarëve të familjes së afërt të Kryeministrit Berisha. Kurse në rastin e parë, vetë Kryeministri, nëpërmjet zëdhënëses së tij, ka tentuar të mbulojë veprimtarinë e Bashës me atë të të gjithë qeverisë së drejtuar prej tij dhe për më shumë, ka shprehur qartë dhe pa ekuivok, mbështetjen e plotë për ministrin e tij të Jashtëm, të ardhur nga KOP-i i dikurshëm.

Po për rastin e parë, çështja që në optikën e Prokurorisë konsideron fajtor Bashën, është në epilogun e saj. Që do të thotë se ajo është gati të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Pikërisht këtu zë fill dhe mbrojtja që i bëhet Lulzim Bashës. Me të gjitha gjasat, praktike dhe juridike, një proces i tillë do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të vazhdojë disa muaj, të cilët njëkohësisht do të jenë edhe muajt e fushatës elektorale.

Si i tillë, procesi do të jetë detyrimisht – do të shndërrohet si i tillë – një argument i ashpër nga opozita, pikërisht për të dëshmuar arrogancën ndaj fondeve publike që ka shfaqur kjo shumicë gjatë qeverisjes. Kjo e vërtetë e thjeshtë është ajo çka i ndruhet më së shumti shumica, e cila tashmë, përveç rritjes së retorikës së saj patriotike për rëndësinë e rrugës, si argument për pafajësinë e Bashës, po rrit në nivele të jashtëzakonshme dhe trysninë mbi Prokurorinë.

Pak a shumë, në të njëjtat terma kohorë, shtrihen dhe dy çështjet e tjera të nxehta; “Gërdeci” dhe “Fazlliçi”.

Ajo që bashkon dosjen e rrugës me Gërdecin është dhe fakti që gjykimi i tyre mund të bëhet po në muajt e nxehtë të fushatës elektorale. Këtij fati, duket se i afrohet – varësisht afateve – dosja e tretë e nxehtë e Ina Ramës, pastrimi i mundshëm i parave nga Fazlliçi. Çdo hap ndaj mikut të shpallur të Kryeministrit, çdo nuancë fajësie për të, qoftë dhe dërgimi i dosjes në gjyq, do të jenë slogane dhe akuza ndaj shumicës së sotme, në fushatën e pritshme elektorale.

Topi, tashmë, është lëshuar tatëpjetë dhe rrokullisja e tij është e pandalshme, të paktën ligjërisht. Të tri këto dosje janë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën nga filli politik që i bashkon. Si të tilla, ato mund të ndikohen, por dhe të ndikojnë në një mënyrë jashtëzakonisht të fortë, zhvillimet e pritshme politike.

Ajo çka mund të thuhet që sot me siguri, është që edhe e nesërmja e ngjyrave në qeverisje do të ketë grinë e këtyre proceseve të mëdha. Publiku pret përgjigjet për pyetjet: Cilët janë vrasësit e Gërdecit; a janë grabitur fonde publike në rrugën Durrës-Kukës; a është përdorur Shqipëria si lavatriçe parash nga Fazlliçi?

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0