Çështja Fazlliç, Prokuroria sekuestron dokumentet e “Rudnapâ€
Prokuroria e Përgjithshme ka sekuestruar dokumentacionin e kompanisë Rudnap, me perfaqesues Damir Fazllic, nga e cila vendi yne ka blere energji. Lajmi është bërë i ditur sot nga burime pranë institucionit të prokurorisë, sipas të cilëve sekuestrimi i dokumenteve bëhet në kuadër të hetimeve të nisura për çëshjen Damir Fazllic.
Ekspertët i janë drejtuar zyrave të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, ku kanë marrë edhe dokuemtacionin e nevojshëm që pritet të hedhë dritë në hetimet e nisura. Dihet tashmë se përfaqësuesi ligjor i komoanisë importuese të energjisë me ermin Rudnap është biznesmeni Damir Fazllic. Vendi ynë ka blerë energji prej kësaj komoanie me një vlerë prej 34 milionë eurosh, shumë për të cilën opozita ka akuzuar direkt qeverinë për afera korruptive dhe favorizime në tendera.
Sekretari për programin në PS, Andis Harasani ka deklaruar pak kohë më parë se furnizimi i vendit me energji elektrike është vetëm një nga shembujt për të kuptuar, mekanizmin e përdorur për të rrjepur qytetarin dhe për ta privuar atë nga shërbime jetike.
“Berisha premtoi se në 2005 do të garantonte furnizimin me energji elektrike të zonave turistike, se në 2006 do të garantonte furnizimin 24 orë me energji të të gjithë vendit, se në 2007 Shqipëria do të fillonte të eksportonte energji. Dhe çfarë ndodhi? Miqtë e mikut qeveritar Fazlliç, kompania serbe Rudnap në 2006, shiti energji në Shqipëri me 30 deri në 35 për qind më shtrenjtë. Arriti të shesë energji, kur ndryshe nga sa thotë ligji i prokurimeve publike, nuk kishte asnjë eksperiencë të mëparshme në Shqipëri. A thua se konsulenca dhe referencat e shkëlqyera legale të firmosura në zyrën e Argitës, vlenin më shumë se ajo që kërkon ligji”,- tha gjatë një deklarate të muajit tetor Harasani.
Sipas tij, ajo ç’ka mungon në arkën e shtetit, ndodhet në xhepat e miqve dhe të afërmve të kryeministrit. Përfaqësuesi ligjor i kompanisë serbe, Damir Fazllic është nën hetim nga prokuroria për pastrim parash, ndonëse avokatët e tij e kanë kundërshtuar akuzën si të pabazuar. Fazllic ka të regjistruara shumë kompani në Shqipëri, por nuk ka derdhur para për llogari të tatimeve dhe taksave.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (7 vendosur):
Edhe atehere pozdravi nuk ka paguar asnje tatim ,takse.Atehere perse duhet pozdravi Fazlliç te pagoje taksa e detyrime shteterore.Aspak...!Me gjithe keto gjera qe degjojme edhe ky,te pakten per nga 2005 paska kenduar jo mire, por e paska qare fare.Se kemi degjuar ne!? Po ky pozdrav keshtu eshte, qe kendohet per vete dhe per ministra qeverie dhe bile nen-tavoline.Do thoni ju nuk ka asnje te opozites qe e ka degjuar pozdravin Fazlliç!? Duhet te kete patjeter ashtu si dukur ku femije blloku ishin te lire te degjonine pozdravin te visheshin si te donin.
e per popull,por si gjithemone per pozit
emer dhe korupcion,por si me ket qeverisje qe ka shqiperia dhe ket korupcion,ket tradheti si sot nuk ka pase dhe besoi se nuk do ket,kompania
SERBE ROUNDUP E ENERGJIS ME BERISHE E
ME FAZLLIQ,ME ARGITEN,BASHEN,JOSEFINEN,
DHE GJITH BANDEN E VJELEN,E VJEDHEN,
E REPEN SHQIPERIN,GRUPI BERISHIAN ESHTE
NJI QEVERI SLLAVIKE ME PERFAQESUES
DAMIR FAZLIQ,BERISHA DHE APARATI I TIA
SHTETROR MERITOJNE ATE QE MERITON CDO
TRADHETAR.
Deklarate
Kryetari i OMONIA-s zoti Vasil Ballano nepermjet nje letre drejtuar Athines zyrtare i kerkon asaj e ratifikimin e MSA mes Shqiperise dhe BE-se vetem me kushtin ne se Tirana zyrtare do te shpallte zyrtarisht Jugun si zone minoritare dhe greke dhe praktikisht ti jepte asaj autonomi.Partia Shpresa Demokrate deklaron se Shqiperise nuk i kane vdekur gjithe burrat qe ti dalin asaj per Zot dhe t'ja tregojne vendin e merituar si zotit Vasil Bollano por dhe ndihmesve te tij ne pushtet dhe opozite. Partia Shpresa Demokrate i paralajmeron tradhetaret, ne bashki, qeveri, opozite se po i afrohen zones se zjarrit dhe se Partia Shpresa Demokrate do te udheheq Popullin Shqiptar ne pastrimin final te Shqiperise nga keto funderina qe rrezikojne egzistencen e shqiptareve si komb.
Partia Shpresa Demokrate
Vendosni komentin tuaj