Partia Socialiste : Qeveria kerkon kontroll mbi sektorin e telekomunikacionit per korrupsion politik dhe financiar.
Dje Qeveria me një akt të paprecedent për normalitetin administrativ të shtetit, vendosi të shkarkojë të gjithë anëtarët e Entit Rregullator të Telekomunikacionit. Vendimi i qeverisë i hartuar me një stil komunist, i shkarkon anëtarët e entit për “mos ushtrim Përgjegjësie” duke krijuar kështu një vakum në autoritetin mbikëqyrës të sektorit te telekomunikacioneve.
Me këtë akt, qeveria rrëmbeu tashmë edhe formalisht kompetencat e një institucioni publik jo në varësinë e qeverisë. Ky vendim i qeverisë është i paligjshëm.
Vendimi i qeverisë është dëshmi e qartë e dështimit të politikave qeverisëse në sektorin e telekomunikacioneve. Tashmë qeveria kërkon të gjejë fajtorët e këtij dështimi duke shkarkuar në grup anëtarët e entit rregullator. Qeveria dështoi në standardizimin dhe rregullimin e tregut të telekomunikacioneve. Qeveria dështoi në zhdukjen e monopoleve dhe të pozitave dominuese në këtë treg. Qeveria dështoi në politikat e saj për uljen e çmimeve të telefonisë, veçanërisht të asaj celulare. Qeveria dështoi në përmirësimin e shërbimeve të telekomunikimit ndaj qytetarëve. Në këto kushte ne mendojmë se ajo që duhet shkarkuar për mos ushtrim përgjegjësish është qeveria dhe jo zyrtarët mjeranë, që megjithatë janë katapultuar politikisht në drejtim të entit të telekomunikacioneve.
Akti i djeshëm i qeverisë është një moment disekuilibri administrativ dhe politik i saj. Qeveria me këtë akt ka krijuar një vakum institucional, duke i çelë rrugën Ministrit të Transporteve të kryejë detyrat e entit. Nga ana tjetër politikisht qeveria, në këtë vit të fundit të saj, tregon se nuk ka më besim tek askush, as tek të emëruarit prej vetë asaj, në institucionet rregullatore. Humbja e besimit tek sjellja administrative e një institucioni të tillë, siç është enti si dhe marrja e një nisme ligjvënëse për të shndërruar këtë ent në agjenci qeveritare, tregon se qeveria ka një plan shumë të mbrapshtë, sipas të cilit kërkohet me çdo kusht kontrolli politik mbi të gjithë këtë sektor që është nga më fitimprurësit në vend. Më lejoni tu kujtoj deklarimet e Kryeministrit për licensën e katërt GSM, dhe për futjen e frekuencave ËiMax. Në këtë funksion Ministri i Transporteve ka përgatitur një projekt ligj që e shndërron entin në agjensi qeveritare. Pra, tashmë qeveria do të jetë edhe formalisht përgjegjëse për çmimin e telefonave, për shërbimin e internetit, për licensimin e telefonisë celulare, për tarifat e shërbimeve telefonike, madje edhe për frekuencat që përdorin mediat elektronike. Mbyllja e ciklit të administrimit të këtij sektori brenda pushtetit krijon të gjithë terrenin e nevojshëm për korrupsion politik dhe financiar!!!
PSSH e denoncon këtë lëvizje të qeverisë si të rrezikshme për shtetin e të drejtës dhe për zhvillimin e tregut të telekomunikacioneve. Uzurpimi jo i ligjshëm që qeveria po i bën autoritetit mbikëqyrës të tregut të telekomunikimit, krijon premisë për kontroll politik të kësaj pasurie publike të patjetërsueshme por shumë fitim prurëse. Ne i kërkojmë qeverisë të tërheqë vendimin e saj dhe të kthejë në normalitetin e vet administrativ funksionimin e këtij enti, të paktën deri në gjetjen e një zgjidhje më të qëndrueshme sesa uzurpimi i kompetencave në mënyrë të paligjshme. Njëkohësisht i bëjmë thirrje Kuvendit të ndalojë këtë plan të qeverisë për të kontrolluar politikisht këtë sektor të rëndësishëm.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj