Iniciativa e Serbisë në Gjykatën ndërkombëtare nuk do të ketë sukses, thonë liderët vendorë
Autoritetet në Prishtinë vlerësojnë se nisma e Serbisë për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, lidhur me pavarësinë e Kosovës, nuk do të ketë sukses. Kryeministri Hashim Thaçi tha se lëvizjet e fundit të Serbisë janë përpjekje për t’u arsyetuar para opinionin të vet pasi, siç tha ai, Serbia e ka të qartë se pavarësia e Kosovës është punë e kryer dhe nuk do të ketë kthim prapa.
Liderët e Institucioneve janë optimist se iniciativat diplomatike të Serbisë për ta penguar pavarësinë e Kosovës nuk do të kenë sukses. Kryeministri, Hashim Thaçi, tha sot se edhe vet Serbia tashmë e ka të qartë se pavarësia e Kosovës është punë e kryer dhe nuk do të ketë kthim prapa.Sipas kryeministrit kosovar, iniciativa e Serbisë për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, lidhur me pavarësinë e Kosovës është përpjekje për t’u arsyetuar para vetë opinionit serb.
“Serbia është duke i bërë lëvizjet e fundit për t’u arsyetuar kinse para opinionit të vet. Serbia e din se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga 46 shtete të botës. Procesi i pavarësisë do të ketë vetëm njohje dhe avancim dhe integrim, dhe assesi rikthim, ashtu siç pretendon Serbia”, ka theksuar kryeministri Thaçi.
Andaj kryeministri i ka bërë thirrje Serbisë që te heqë dorë nga iniciativat që në fund do të dalin të dështuara dhe të fokusohet më shumë ne përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore ndërshtetërore me Kosovën.
“Ajo duhet të mendojë më tepër se si ta ndihmojë bashkëpunimin tonë ndërfqinjësor dhe ndërshtetëror. Që ne t’ia lehtësojmë njëra tjetrës punën për t’u integruar në BE dhe NATO, e të mos i bëjmë pengesa njëra tjetrës”, ka thënë Thaçi.
Ndërkohë edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka theksuar sot se nëse çështja e Kosovës kalon në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, atëherë gjykata do të jap vendim në favor të Kosovës.
“Kemi besim se Gjykata ndërkombëtare nuk do të merr vendim kundër vullnetit të qytetarëve të Kosovës, pasi i gjithë aktiviteti politik që është zhvilluar në Kosovë, nga shpallja e pavarësisë, është bërë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, dhe, nëse dikush ka qenë që ka vepruar kundër kësaj të drejte ndërkombëtare, atëherë ky është regjimi i Beogradit“, ka thënë Krasniqi.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |
| 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 |
| 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 |
| 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 |
| 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj