Vdekja e Trebickës dhe hetimi i FBI
Kur u botua artikulli i parë i gazetës “New York Times” rreth aferës Delijorgji-Tomei-Pinari-Mediu, zhurma në Shqipëri zgjati vetëm një javë. Pak a shumë si çdo zhurmë tjetër shqiptare. Por kjo nuk mund të ndodhte në SHBA, ku drejtësia vonon, por nuk harron. Investigimi i gazetës “New York Times”, i cili kishte zgjatur më se 6 muaj, u bë shkak për fillimin e hetimeve zyrtare nga FBI-ja, Kongresi Amerikan dhe Pentagoni. Hetime, të cilat akoma vazhdojnë me seriozitet dhe intensitet të pandryshueshëm. Në ato hetime, një vend të rëndësishëm zë edhe një shqiptaro-amerikan, i cili kishte qenë bilbil-fërshëllyesi më i rëndësishëm për gazetën “New York Times” rreth aferës Delijorgji-Tomei-Pinari-Mediu. Por pikërisht ky shqiptaro-amerikan i rëndësishëm për hetimet e përtej Atlantikut u gjet i vdekur në një cep të largët të Shqipërisë, në një skenë që vështirë të krijonte përshtypjen e një aksidenti automobilistik. Emri i tij është Kosta Trebicka. Tashmë i njohur pothuajse nga çdo shqiptar.
Policia dhe Prokuroria shqiptare mund të konkludojnë se Kosta Trebicka vdiq vërtet në mënyrë aksidentale - siç kanë aluduar deri më sot. Ato mund të thonë edhe se Trebica, në fakt, nuk kishte kërcënime për jetën - siç kanë thënë deri më sot. Por FBI-ja amerikane ta do mendja se nuk do kënaqet me kaq. Sepse, sipas gazetës “New York Times” (e cila, me që ra fjala, nuk konsiderohet nga FBI-ja si një letër higjienike), Trebicka është kërcënuar disa herë me jetën për zbulimin e aferës Delijorgji-Tomei-Pinari-Mediu.
Kuptohet që FBI-ja nuk ka juridiksion të hetojë në fshatrat e Korçës, por ajo ka një levë të fuqishme në dorë për ta detyruar qeverinë tonë që ta lejojë të bëjë hetime të pavarura nga ekuivalenti i saj - Policia e Shtetit Shqiptar. Leva e saj është Senati amerikan, i cili është në procesin e ratifikimit të anëtarësimit tonë në NATO. Dhe në hetimet e pavarura që mund të kryej FBI-ja rreth vdekjes së Trebickës, mendja ta do se disa gjëra pak si të çuditshme asaj do i krijojnë dyshime. Si për shembull:
1 - Sado i apasionuar të jesh pas gjuetisë, a mund të shkosh i vetëm, qoftë dhe në një zonë që e njeh mirë?
2 - Zyrtarisht u deklarua se makina e Trebickës bëri një rreth-rrotullim të plotë. Nëse është vërtet kështu, a është e mundur që mjeti të ishte i ndezur? Po kështu, a është e mundur që trupi i viktimës të jetë paralel me makinën? Trupi normalisht duhej të ishte pas makinës, pasi bëhet fjalë për një mjet që pas rreth-rrotullimit vazhdon lëvizjen për inerci.
3 - Një tjetër detaj që shton dyshimet është arma e gjahut. A është e mundur që çiftja të ndodhej 1.5 metra larg kufomës? I bie që i ndjeri ta kishte patur çiften në krah tek ngiste makinën...
4- Kufoma dukej sikur ishte vënë me dorë në mes të rrugës. Në raste të tilla aksidentesh, trupi do kishte përfunduar në një pozicion më të çrregullt.
Nëse do bëhet apo jo një hetim i pavarur i FBI-së rreth vdekjes së Trebickës, mbetet për t’u parë. Gjithashtu, na duhet të presim për të mësuar se në çfarë konkluzioni do mbërrijë FBI-ja pas një hetimi të mundshëm.

Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |
Vlereso artikullin

del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg

Komente (1 vendosur):
Vendosni komentin tuaj