Ngrehu o Ismail Bej nga Varri...!
Normalisht, periudha e veres per boten universitare eshte e qete dhe pa shume sensacione. Trupa mesimore pergatit programet dhe leksionet per sezonin e ardhshem, studentet qe kan marre ndonje lende vere mezi presin perfundimin e saj dhe ne pergjithesi ambienti ne universitet dhe perreth tij eshte pa evente. Kjo eshte dukuri universale ne mbare boten, me perjashtime te rralla kur pedagoget (atje ku jane te sindikalizuar) vendosin ta perdorin muajin gusht per greve ku kercenojne administraten me nderprerje te procesit te ardhshem mesimor. Edhe ne keto raste pritet muaji gusht, pasi efekted jane me eminente per te dy krahet.
Kjo pak a shume ka qene edhe pervoja e deritanishme e universiteteve shqiptare (pa grevat) kur papritur, ne kete fund korriku, nje lajm emetohet nga mediat shqiptare sipas se cilit senati i universitetit “Ismail Qemali”, me propozim te rektorit, ka vendosur t’e heqe emrin e mesiperm per ta zevendesuar kete me emrin e qytetit.
Qe viti 2008 eshte ne rruge e siper per t’u mbajtur mend si viti i ngjarjeve te medha per historine e kombit tone eshte e kuptuhme. Cfare eshte paradoksale, eshte qe paralelisht po “punohet” me te gjitha forcat per ta kthyer kete vit edhe ne vitin e perversiteteve politike, shoqerore, partiake e tash se fundi edhe arsimore. Fusha arsimore nuk kishte nevoje per ndihme ne kete drejtim pasi ish-ministri beri nje pune te pelqyeshme ne drejtim te rrenimit edhe te kesaj fushe ku mendohej se ishte e pamundur te shkonte ne nivelet ku eshte cuar.
Por si duket diletantizmi, paaftesia dhe metodat korruptive te ish-ministrit Pollo paskan zbritur deri ne baze. Ish-ministri mund te rrije i qete ne poltronin e ri pasi pemen qe mbolli, ne formen e rektorit Shaska, po i jep frytet e saj me shpejt se mendohej. Po cilat mund te jen motivet e verteta te ketij akti sa te dyshimte aq edhe provokator.
“I. Qemali nuk ka qene akademik...”
Po e perseris, qe nga burimet e medias (do zoti nuk eshte keshtu), ky ishte argumenti qe u soll nga rektori dhe gjysma e senatit per emrin e kryeministrit te pare dhe simbolit te pavaresise se Shqiperise.
Ne se heqja e emrit te nje personaliteti te madh te historise se kombit tone te le nje shije te keqe, shkaku qe jepet per kete eshte tejet ofendues. Z. Shaska, sjell argumenta si ne kohen e diktatures kur mundohet te perligje veprime te tilla te dyshimta. Sipas nje logjike te tille i bie qe aeroportit te Tiranes t’ia heqim emrin e Nene Terezes pasi ajo nuk ka qene pilote po ashtu edhe qendres spitalore, pasi ajo nuk ishte doktoreshe. Me tutje, nje sheshi ne Paris qe mban emrin e Skenderbeut duhet t’ja heqin emrin pasi ky i fundit nuk ka qene ne Paris dhe nuk ka qene inxhinier.Ose nje shembull me konkret meqenese rektori ka studiuar ne SHBA. Brigham Young, emrin e te cilit mban nje nga univeritetet private me te mira ne Amerike duhet t’ja heqim emrin pasi ai ka qene kovac dhe marangoz para se te behej udheheqes i fese mormone. Me tutje, librarise se Oakland University, ku z. Shaska ka qene pedagog, t’ja heqim emrin “Kriesge Library” dhe po ashtu me dhjetera shkollave e institucioneve qe mbajne kete emer, pasi z. Kriesge ka qene vetem nje tregetar i suksesshem dhe aspak “akademik”. Po ashtu edhe Universiteti UFO ne Tirane duhet te ndrroje emrin pasi nuk ka asnje UFO brenda, Universiteti Amerikan pasi nuk ka amerikane por vetem shqiptare. Do te ishte mire qe para se te sillen argumenta te tilla qesharake, te shihet origjina e emrit, procesin neper te cilin ka kaluar venia e emrit ketij institucioni, dhe pasi ‘senatoret” “vlonjate” qe votuan pro te lexojne perkufizimin e fjales akademik dhe t’i hedhin nje sy aktivitetit dhe kontributit te Ismail Qemalit ne themelet e shtetit shqiptar. Apo ndoshta do te ishte i udhes edhe nje sugjerim tjeter, te terhiqej vendimi i marre deri sa bankat e universitetit “Ismail Qemali” te nxjerrin nje personalitet (akademik ose jo) te nivelit te Ismail Qemalit dhe pastaj ta rishikojne ceshtjen.
Kohe e papershtatshme per nje veprim provokues
Shqiperia po leviz, Shqiperia ka vite qe ka hyre ne kahun e progresit dhe perpjekjet e saj edhe pse i ngjajne nje lindjeje me komplikacione, jane te admirueshme e te dukshme. Nje dukuri vihet re gjate kesaj periudhe, dukuria e te dukurit “modern” e fjalorit te mbarsur me huazime te huaja (mundesisht anglisht a frengjisht) dhe nje turravrap per t’i kthyer shpinen historise, kultures dhe tradites se kahershme te kombit tone. Ketu, penetruesit e ketyre ndodhive kane nga te marrin shembuj, si te rritur nen diktaturen hoxhiste, nuk mund te dalin dot nga qerthulli i teorise materialiste te “mohimit te mohimit”. Rasti i emrit te universitetit eshte vecse nje episod nga e gjithe kjo mani. Disa ngjarje te viteve te fundit kane demonstruar se ajo qe deri me dje ua vishnim te huajve jo vetem qe i kemi shkaktuar vete, pasi kur vjen fjala per prishje ne nuk duam ndihme, por zelli jone s’ka marre fund aty. Kur Kosova deklarohej e pavarur nga presidenti Bush, dikush sajonte vjedhjen e ores se tij, kur Shqiperia ishte nje jave larg pranimit ne NATO, bombat (jo fishekzjarret) shperthenin ne Tirane, kur arsimi ne Shqiperi (vecanerisht ai universitar) po atakohet si i korruptuar dhe i pa-afte te prodhoje studente te niveleve bashkekohore gjendet shkaku: “ Universiteti nuk eshte eficient pasi emri qe mban nuk eshte akademik”. Fraza e famshme e Ciceroit “O tempora o mores” eshte me se e pershtatshme keto dite qe duket sikur prodhojne vetem ngjarje provokuese, aq sa populli i lodhur duket se nuk i bejne me pershtypje emra e mbiemra. Eshte veshtire qe te gjesh nje rast krahasues,me perjashtim te rasteve kur jane hequr emrat e diktatoreve nga institucionet, por kjo eshte nje teme krejt tjeter, por nje emer i tille gjitheperfshires e simbolik, i vendosur pas viteve 1990-te, te hiqet tinezisht dhe me shpjegime cinike eshte nje akt i pamatur,me se pakti.
Ne vend te mbylljes
Do te ishte me te vertete e rrezikshme sikur heqja dhe venia e emrave te institucioneve me te rendesishme te vendit te ishte ne doren e 7 apo 8 vetave. Si e tille ajo do te binte pre e aferave te pista, bajate, interesash te ngushta e korruptive nuk do te ishte cudi qe te shihni emra mediokrish ne fasadat dhe amzat e institucioneve gjithepopullore dhe qe mbahen me parate e taksapaguesve shqiptare:
Keshtu po e le ne fantazine e lexuesit te plotesoje emra institucionesh and universitetesh me emra sipas deshires. Ndonese tingellon pak qesharake, eshte pikerisht ashtu, pasi perpjekja per te zevendesuar emrin e nje prej shqiptareve me te famshem, qe emrin e tij nuk mundi ta fshinte (edhe pse u perpoq) diktatura komuniste, si thashe edhe me lart themeluesin e shtetit shqiptar, Z. Ismail Qemali. Ndoshta ne perpjekje per ta bere Universitetin e Vlores te jete ne perputhje me Karten e Bolonjes, rektori ka lexuar ndonje kerkese te kesaj te fundit qe emrat e univeriteteve te jene uniforme (europiane) dhe te lehte per t’u shqiptuar, dhe si rezultat ka marre hapat e mesiperm. Ne se ishte kjo e fundit, do te ishte me serioze qe rektori t’ia shpjegonte mases se studenteve dhe shqiptareve ne teresi hapur, pasi argumenti “Ismail Qemali nuk ishte akademik” ka nuanca keqdashese. Kjo nuk kerkon as PhD ne matematike dhe as ne ndonje shkence tjeter, kerkon nje “PhD” ne ndershmeri dhe patriotizem, nje “PhD” ne realitet dhe qe per momentin duket se qe te dyja nuk jane specialitete qe ofrohen lehtazi, sidomos ne dhomat ku zhvillon mbledhjet “senati” i Universitetit “Ismail Qemali”
Dua ta mbyll me disa vargje nga nje kenge te vjeter qe kendohej here hapur e here fshehur (per shkak te fjaleve: bej dhe perendim) per kete burre shteti:
Ngrehu o Ismail bej nga varri,
Se t’u mbarua qellimi,
Hidhi syte nga adriatiku,
Dhe shiko nga perendimi....
Por si duket Ismail Qemali edhe sikur te “ngrihej nga varri” s’do te kishte mundesi t’i kuptonte keto ngjarje te cuditshme. Ai do te therriste ne ndihme miqte e tij, Isa Boletinin, Mithat Frasherin, Luigj Gurakuqin, Lef Nosin, Ali Kelcyren dhe te tjere dhe do t’ju kerkonte t’i shpjegonin kete “vendimin” e fundit te senatit. Mendja ma do se asnjeri nuk do te gjente fjale t’ja pershkruante kryetarit kete shkresurine te tyre. Fjaloret e tyre te zhubrosur kishin fjale te tjera, si pershembull patriot, pavaresi, komb, vetmohim, mevehtesi, dhe jo nga keto “jezitlleqet” e sotme te kamufluara nen mbiemra te tipit “akademik”.
nevrus@nazarko.us
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (5 vendosur):
1. Universitetit Politeknik te Tiranes ti jepet titulli At Zef Pllumbi ( per kontributin e tij ne gdhendjen e drurit kur kryente denimin ne burgun e Burrelit)
2.Universiteti i Filologjise Pater Anton Arapi
3.Universiteti Mjekesor i Tiranes Gjergj Fishta
4. Universiteti i Shkodres Jozefina Topalli
5.Universiteti i Korces Ernest Koliqi
6.Riemrimin e sheshit Skenderbej me emrin Xhorxh W. Kastrioti
7.Fakulteti i Gazetarise Nikoll Lesi dhe Aleksander Frangaj
8.Akademia Ushtarake riemerohet nga Akademia Ushtarake Skenderbej ne Akademia Ushtarake Xhorxh W. Kastrioti
9.Spitali i Durresit merr emrin Nard Ndoka
10.Universiteti i Korces merr emrin Jak Noka
11.Shkolla e Marines merr emrin Nar Koka
Ndalohet me vendim te qeverise dhe me Ligj te Parlamentit perdorimi i emrave myslimane ne emerimin e Institucioneve shqiptare. Nuk lejohet perdorimi i emrit Sami Frasheri, Naim Frasheri, Abdyl Frasheri,Ismail Qemali, Qemal Stafa,Ahmet Zogu, Mehmet Shehu, Enver Hoxha, Ismail Kadare,Rexhep Qosja etj etj etj. Lejohet perdorimi vetem i emrit Sali Berisha por duke i hequr i-ne e fundit duke e bere Sal Berisha pasi tingellon si emer perendimor.
PERPARA DREJT EVROPES
Dua te sqaroj se Senati nuk ka te drejte te ndryshoje emrin e universitetit, por vetem propozon dicka te tille. Emri i universiteteve ndryshohet vetem me vendim te qeverise. Gjithashtu, eshte e nevojshme te theksoj se isha i pregatitur per nje reagim te ashper nga opinioni ne Vlore dhe tejembane trojeve shqiptare. Kjo per vete faktin se figura e Ismail Qemalit dhe vepra e tij patriotike eshte madhore dhe e padiskutueshme ne historine e kombit shqiptar. Eshte e rendesishme te kihet parasysh se pergjegjesia morale mbi kete veprim bie plotesisht mbi mua si kryetar i senatit dhe Rektor i Universitetit Ismail Qemali te Vlores. Me poshte dua te paraqis shkurtimisht disa nga arsyet qe motivuan kete propozim.
Universiteti i Vlores nuk eshte as prone imja dhe as e Senatit. Universiteti i Vlores nuk i perket vetem Vlores, por po merr permasat e nje prej universiteteve me te rendesishme te gjithe trojeve shqiptare. Per kete me te drejte ky debat ka marre nje karakter kombetar dhe po diskutohet me shume interes ne gjithe mediat kombetare. Une e mirepres nje diskutim te tille mbarekombetar. Ne te njejten kohe, Universiteti “Ismail Qemali†i Vlores po merr nje karakter gjithmone e me shume nderkombetar. Vetem kete vit ne kemi me qindra kerkesa per studime nga vende si Kina, India, Bangladeshi, Pakistani, vendet e Lindjes se Mesme etj. Ne keto kushte, permiresimi i imazhit te Universitetit eshte synimi yne kryesor. Duke pasur parasysh kete, une ende mendoj se “Universiteti i Vlores†eshte shume here me i marketueshem se sa “Universiteti Ismail Qemaliâ€. Emrat e shkurter jane shume me efektive se sa emrat e gjate. Une dua t’ju sjell si shembuj se universitete si “Oxford Universityâ€, “Cambridge Universityâ€, “University of Michiganâ€, “University of Floridaâ€, “University of California at Berkeleyâ€, “University of California at Los Angelesâ€, etj sot njihen vetem me emrat Oxford, Cambridge, UM, UF, Berkeley, UCLA, etj.
Se dyti, figura dhe vepra e Ismail Qemalit nuk nenvleresohet nga fakti ne se nje universitet ka ose jo emrin e tij. Ndoshta ne do te benim me shume per figuren e Ismail Qemalit sikur te siguronim disa fonde qe disa prej studiuesve tane qe po studiojne figuren e tij te financohen nga shteti dhe universitetet. Universiteti i Vlores po ben dicka ne kete drejtim. Ismail Qemali eshte themeluesi i shtetit shqiptar, por nuk ka ende asnje bust te tij ne kryeqytetin e Shqiperise. Se treti, mendoj se vete Ismail Qemali do te ishte teper i lumtur qe Vlora te dilte ne plan te pare dhe jo Ismail Qemali. Te mos harrojme se Vlora, Shqiperia jane ato me te cilat asnje individ nuk mund te barazpeshohet, ato per te cilat ne duhet te bejme perpjekjet maksimale per te dale ne plan te pare. Historia e Vlores eshte mijravjecare dhe asnje individ nuk mund te jete me i rendesishem se Vlora vete. Ne fund te fundit edhe Ismail Qemali per Vloren u perpoq gjithe jeten.
Ne duhet te dalim jashte mentalitetit ballkanas dhe patriotizmit te fjaleve. Nuk eshte e thene qe ata qe bertasin shume e duan me shume se ne te tjeret Ismail Qemalin. Patriotizmi me i mire eshte puna dhe perkushtimi qe universitetet tona te ecin sa me perpara.
Une jam i hapur per idene qe kjo ceshtje te diskutohet ne Vlore e me gjere. Ndoshta nje vote midis gjithe studenteve dhe pedagogeve te Universitetit do ishte nje zgjidhje e pranueshme.
Ne te njejten kohe une dua te terheq vemendjen e gjithe opinionit ne Vlore dhe mbare Shqiperine se Universiteti yne ka probleme shume te mprehta. Ne jemi universiteti me kushtet me te keqia te infrastuktures ne gjithe Shqiperine. Ne kuadrin e akreditimit te universiteteve nga agjensi te huaja akreditimesh Universiteti yne do te kete probleme te thella. Ne kemi nevoje per ndihme te menjehershme nga pushteti lokal ne Vlore, biznesi vlonjat dhe qeveria per godina te reja dhe toke per nje kampus te ri. Keto jane nevoja urgjente qe rrezikojne ekzistencen e Universitetit ne Vlore dhe atehere nuk do te kishim as “Universiteti Ismail Qemali i Vlores†dhe as “Universitet i Vloresâ€.
Qen bir qeni ste vjen turp .
Po ne gjithe boten nderohen figurat e nje shteti.Kure te permendesh Ismail Qemajlin laja gojen dhe ngritu ne kembe .
Me shume vlere ka Ismail Qemajli se Vlora se vloren e krijoi Ismail Qemajli e jo ti.
Po edhe shqiperine e krijoi ai e jo ti.Po edhe ti dhe ne qe jetojme te lire jetojme ne emer te Ismail Qemajlit.
Jo o klyshe grek serbe ai emer shume shpejt dote kthehet ne vendin e vet.E ju kelyshet serbe se bashku me salen shkoni lehni ne serbi se ne shqiperi nuk dote keni vend.Se ska bir nane qe hjek Ismail Qemajlat se ende ka shqiptare Ismajla Avni Rrustema shqiperia.
Ju servilet zagaret si ti lehni badihava po e dini vendin ku e keni ne tokat shqiptare jo.
Vendosni komentin tuaj