Berisha pa Top
Konflikti Topi-Berisha për dekretet e 5 anëtarëve të Gjykatës së Lartë është puntata e re e konfliktit të vjetër për lirinë ose kapjen e shtetit, është një sekuencë e përplasjes së gjatë mes autoritarizmit populist dhe institucionalizimit liberal. Nga njëra anë është (si gjithmonë në këto 18 vjet) Berisha që gjakon t‘i imponohet me arrogancë institucionit të Presidencës dhe në anën tjetër këtë herë është Presidenti Topi, që ashtu si deri dje Moisiu, duhet të përballet me skizofreninë politike të Kryeministrit. Ky i fundit po këmbëngul të imponojë për Gjykatën e Lartë, siç ka bërë edhe me shumë institucione të tjera, ca juristë të besuar që do t‘i shërbenin për të mbajtur nën kontroll Drejtësinë. Deri këtu nuk ka asgjë të re. Kontrolli dhe sundimi mbi këdo dhe për çdo gjë, ka qenë dhe do të mbetet një konstante e Berishës. E reja është se kontrolli mbi Drejtësinë ka marrë një rëndësi të veçantë për Kryeministrin pas tragjedisë së Gërdecit që ka implikuar mediatikisht jo vetëm njerëz të afërt të tij dhe të familjes, por edhe atë vetë.
Ndaj përleshja do të jetë e ashpër. Sepse është jetike për Berishën që skandali i Gërdecit të mbahet nën kontroll, që vala e tij goditëse të mos marrë me vete edhe klanin e tij politik, por që fajtorët, të kufizohen te ca spaleta kolonelësh apo gjeneralësh. Ndaj Berisha ndeshet dhëmb për dhëmbë me Topin, sepse ky i fundit, ka dekretuar për anëtarë të Gjykatës së Lartë ca figura që nuk japin shanse për shërbim të verbër ndaj partisë në pushtet dhe Kryeministrit. E zemëruar nga dekretet e pavarura presidenciale, propaganda berishiste e akuzon Topin se gjoja ka shkelur një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Aldo Bumçit, deputet dhe ish-ministër i Drejtësisë, Topi kishte detyrim që të konsultohej paraprakisht me mazhorancën (lexo Berishën) për kandidaturat. A mund të pretendohet më hapur se kaq që Presidenti t‘i marrë dorën Berishës për çdo dekretim? A mund të kërkohet më hapur se kaq që Presidenti i Republikës të bëhet një skllav i Kryeministrit?
***
Kriza për dekretet e Gjykatës së Lartë shpalos para opinionit publik gjithë vizionin e Kryeministrit për kapjen e shtetit. Janë aty edhe këmbëngulja e Berishës për të mos pasur një Kryeprokuror konsensual, për të mos pasur një President konsensual e deri tek amendimet e befta të Kushtetutës më 21 prill. Por kriza është edhe pohimi se disa nga këto hallka nuk po funksionojnë sikundër kishte projektuar në kokën e tij Berisha. Krejt ndryshe nga çdo të donte Berisha, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, po këmbëngul për heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut. Krejt nga çdo të donte Berisha, Presidenti i Republikës ka mbështetur vullnetin e Prokurorisë për pavarësi hetimesh lidhur me Gërdecin. Është po Presidenti Topi që në logjikën e shtetit, por jo sikundër do të donte Berisha, i ka dërguar Kuvendit për votim ca kandidatura për Gjykatën e Lartë që nuk i japin shpresë Kryeministrit se do të mund të komandojë vendimet e kësaj Gjykate ose e thënë ndryshe, të komandojë Drejtësinë.
Kjo e ka tërbuar aq shumë Berishën saqë dy ditë më parë, i kërcënoi deputetët e tij se do të dërgonte vendin në zgjedhje të parakohshme, duke e konsideruar votimin e dekreteve të Topit, si një mocion mosbesimi për qeverinë. Një lojë që duket se ka tkurrur disi vullnetet antiberishë të disa deputetëve brenda grupit parlamentar të shumicës, por ama një lojë që Berisha mund ta luajë sot, në sajë të atij votimi absurd që deputetët e PS i bënë amendamenteve të 21 prillit të sugjeruara po nga fanatiku i autoritarizmit, Sali Berisha. Koha provoi edhe njëherë se konsensuset që sugjeron Berisha, janë një thikë e fshehur në shpinë të shtetit dhe pavarësisë së institucioneve të tij. Kohët po tregojnë se Berisha ka një vizion shumë të qartë për atë që do të arrijë. Mjerisht ky nuk është një vizion lirie, por një vizion skllavërimi. Asgjë nuk është e rastit në lëvizjet e tij politike. Kujtojmë se ai kish sugjeruar edhe kundërfirmimin e dekreteve të Presidentit nga ana e Kryeministrit. Shumëkush e cilësoi atë sugjerim si një si një blof për të mundësuar amendimet e tjera kushtetuese. Por nuk rezulton thjesht kështu. Berisha e lakmonte kundërfirmimin e dekreteve dhe është një fat që plani i tij dështoi. Po të kishte ndodhur një gjë e tillë, sot Berisha do ta kishte shumë më të lehtë me dekretet për Gjykatën e Lartë, do ta kishte shumë më të lehtë ta detyronte Presidentin e Republikës të ulej në tavolinën e pazareve politike.
***
Në fakt, akuza e Bumçit se Presidenti Topi kish detyrim të konsultohej me mazhorancën (domethënë me Berishën) për kandidaturat, nuk është gjë tjetër veçse shfaqja e zemërimit me faktin që Presidenti ka ruajtur integritetin institucional dhe nuk ka pranuar të ulet në pazare të tilla. Sot shihet qartë se kur më pak se një vit më parë Berisha pranoi (jo me shumë dëshirë, por si një të keqe më të vogël për të) që Bamir Topi të zgjidhej President, duket që është udhëhequr nga shpresa se do të mund ta keqpërdorte lehtësisht në raste të tilla si ky i sotmi. Berisha e mendonte veten si një Kryeministër me "Top". Por këto llogari nuk po i dalin tamam. Në këtë rast Presidenti Topi, po i tregon Kryeministrit se nuk është më nënkryetari i dikurshëm i PD por Kryetari i Shtetit, se nuk është Topi që e ka kryetar Berishën, por është Berisha që e ka kryetar Topin. Po i tregon me vepra pikërisht atë që dje edhe ish-ministri i tij i Jashtëm dhe deputeti Besnik Mustafaj u përpoq t‘ia shpjegonte me fjalë. Është ky qëndrim i përgjegjshëm i Presidentit (që jep shpresa se Topi ka hyrë në procesin e sublimimit institucional aq të nevojshëm për pavarësinë dhe integritetin e institucionit më të lartë të shtetit), që ka ngjallur tërbimin dhe akuzat e propagandës berishiste.
Dhe vërtet, a e detyron Kushtetuta që Presidenti të konsultohet me Kryeministrin apo mazhorancën për kandidaturat e Gjykatës së Lartë? A ka edhe ndonjë interpretim të Gjykatës Kushtetuese që e detyron një gjë të tillë? Aspak! Sikundër po argumentojnë publikisht edhe ekspertë të fushës, "Kushtetuta dhe ligji nuk e kushtëzojnë dekretin e Presidentit me konsultime paraprake që ai duhet të zhvillojë me Kuvendin ose me parti politike". Konsultimet janë një e drejtë e Presidentit por kurrsesi, një detyrim sikundër shtrembëron edhe deputeti Bumçi. Edhe sipas Kushtetutës, por edhe sipas interpretimeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese për këtë çështje, Presidenti ka të drejtën e dekretimit ndërsa Kuvendi, krejt në besnikëri të parimit të balancës dhe kontrollit ndërinstitucional, ka të drejtë të japë pëlqimin ose jo për këto dekrete nëpërmjet votës së deputetëve. Dhe akuzat se duke mos u konsultuar (lexo, duke mos bërë pazar) Presidenti Topi s‘e ka shkelur Kushtetutën, bëhen nga ata që hapur po dhunojnë Kushtetutën, duke mos votuar dekretet e Presidentit. Është thjesht taktika e hajdutit që për t‘u shpëtuar ndjekësve thërriste: kapeni hajdutin!

Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |
Vlereso artikullin

del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg

Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj