Faqja e Pare | Editorial | Vështirësi në operacionet e shpëtimit në Kinë

Vështirësi në operacionet e shpëtimit në Kinë

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Nga operacionet e shpetimit ne Kine

Trupa të ushtrisë dhe punonjës shpëtimi hasin vështirësi për të mbërritur në zonat në jug-perëndim të Kinës që janë shkatërruar nga një tërmet i fuqishëm.
Më shumë se 20 orë pas katastrofës, shira të rrëmbyeshëm dhe rrugët e prishura në terrene malore në provincën Sishuan pengojnë përpjekjet e autoriteteve për të dërguar ndihma.

Zyrtarisht numri i personave që kanë humbur jetën është gati 12 mijë, por njoftimet bëjnë të ditur se rreth 100 mijë vetë janë shpallur të zhdukur në dy provinca pranë epiqendrës së tërmetit.

Në mesin e viktimave janë edhe qindra fëmijë, për të cilët ka shqetësime se kanë vdekur nën rrënojat e shkollave të shembura.

Një seri lëkundjesh pas tërmetit nxorrën njerëzit nëpër rrugë, përfshi edhe në kryeqendrën e provincës Çengdu.

Kryeministri kinez, Ven Xhibao, ka vizituar disa nga vendet e prekura më rëndë prej tërmetit.

Ai vizitoi një spital në qytetin Duzhijangian, foli me të mbijetuarit dhe më pas shkoi në vendin ku rrënojat e një shkollle kanë lënë të izoluar 900 nxënës.

Ai foli me ndihmën e një autoparlanti për t'i siguruar njerëzit se punonjësit e shpëtimit ishin duke u përpjekur për t'i shpëtuar.

Njëzetmijë policë të armatosur janë dërguar për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit.

Ministria kineze e Shëndetësisë ka bërë thirrje për dhurim gjaku.

Francis Markus, zëdhënësi i Kryqi të Kuq ndërkombëtar në Kinë i tha BBC-së se Kina ishte e zonja për të përballur një krizë të kësaj shkalle:

"Është bërë e qartë që prej fillimit që operacioni ka qënë i shpejtë dhe i menjërheshëm dhe ka patur një mobilizim të shkallës së lartë dhe këtu qëndron edhe forca e Kinës", tha zoti Markus.

Por ai shtoi se shkalla e kësaj krize është përtej asaj që prisnin njerëzit.

Pekini mirëpriti ofertën për ndihmë nga jashtë, përfshirë edhe nga Rusia, vendet e Bashkimit Evropian dhe Japonia.

Kjo e fundit ka premtuar pesëmilion dollarë.

 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Dhjetor, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Vlereso artikullin
0