Kryeministri Berisha lakuriq
"Fabrika e çmontimit të municioneve në Gërdec nuk ishte një bazë ushtarake". Kryeministri Berisha është kujdesur ta theksojë disa herë një gjë të tillë, qysh në fillim të intervistës së tij në emisionin "Hard Talk" të BBC. Si shpjegohet që ju nuk kishit asnjë ide për Gërdecin? - e pyeti, disi me habi, më pas drejtuesja e emisionit. "Sepse si Kryeministër, ligji nuk më lejon të njihem me dislokimin e ushtrisë" - u përgjigj Berisha duke rënë hapur në kontradiktë me atë që sapo kish pohuar tri herë, pra se punishtja e Gërdecit nuk ishte një bazë ushtarake. Është një kundërthënie shumë diskredituese për një Kryeministër që po përpiqet të bindë opinionin publik, se nuk ka pasur asnjë dijeni për infrastrukturën e tërë asaj veprimtarie trafikimi që shkaktoi tragjedinë e paparë në fshatin Gërdec, disa pak kilometra larg kryeqytetit ku ndodhet edhe zyra e tij. Praktikisht, ai ka mashtruar publikisht (para gjithë botës) duke rënë në grackën e gënjeshtrës si një "pinokio" fëminor që nuk e ka mësuar ende se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Dhe po t‘i shtosh këtij infarkti logjik të "doktorit" edhe dokumentet e servirura së fundi nga opozita (që denoncojnë informimin prej kohësh të Kryeministrit mbi Gërdecin) si dhe zërat për përfshirjen edhe të të birit në këtë skandal, pozita e Berishës bëhet tepër e pashpresë. Fillimisht moralisht dhe më pas, edhe politikisht. Sepse nga qëndrimi ose jo nga Berisha në detyrën e Kryeministrit, varet nëse ideja e shtetit ligjor në Shqipëri do të ketë kuptim apo jo, nëse zyrtarët do jenë të barabartë para ligjit për veprimet dhe mosveprimet e tyre apo disa që qëndrojnë shumë lart si Berisha, do të jenë (sikundër thotë Oruelli) "më të barabartë" se të tjerët dhe nuk do t‘i nënshtrohen asnjë përgjegjësie, asnjë ligji, asnjë drejtësie? Qëndrimi i mëtejshëm i Berishës në postin e Kryeministrit është një sfidë për moralin e shtetit dhe paanshmërinë e prokurorisë, ligjit dhe drejtësisë. Shkurt, të mbash edhe më Berishën Kryeministër, do të thotë të nisësh të sakrifikosh shtetin për pushtetin.
***
"Jam i lumtur që ndodhem në programin tuaj" - ka thënë në fillim të intervistës së tij në studion e "Hard Talk" Kryeministri Sali Berisha. Por duket se nuk është larguar fort i lumtur prej andej. I befasuar nga intensiteti i pyetjeve përvëluese të gazetares, Kryeministri nuk ka mundur dot të ruajë koherencën e avokatisë për vetveten. Pyetjet therëse (aspak si ato të butat dhe të porositurat me të cilat është mësuar në studiot e Tiranës), e kanë detyruar të kalojë nga gënjeshtra në gënjeshtër për të rënë më në fund në gropën e një kontradikte të hapur logjike që do turpëronte edhe rrenacakun më të rëndomtë. Ka pasur shqetësim të madh që afera e Gërdecit të mos dalë si një trafik mafioz i realizuar brenda strukturave të ushtrisë. Sepse kjo do të ishte tepër diskredituese për të në momentin kur marrja e ftesës për në NATO duhej të qe rrjedhojë edhe e përsosjes së këtyre strukturave. Prandaj ka deklaruar që fabrika misterioze e Gërdecit nuk ka qenë një bazë ushtarake. Por ky shqetësim për "ushtrinë" duket ka rënë në konflikt me një shqetësim tjetër (pa dyshim edhe më të madh) të Berishës, atë për të shpëtuar pushtetin e vet. Në këtë konflikt shqetësimesh i ka shkarë goja dhe ka thënë për gënjeshtër një... të vërtetë. Ka thënë se si Kryeministër nuk i lejohej me ligj, të njihej me dislokimin e ushtrisë, pra dhe të bazave të saj ushtarake. Por meqenëse vetë Berisha ka pohuar gjithashtu se Gërdeci nuk ishte një bazë ushtarake, atëherë në një silogjizëm të thjeshtë, i bie që Berisha të ketë qenë i informuar për Gërdecin. I bie që Berisha ka gënjyer popullin shqiptar se nuk dinte gjë për Gërdecin. Ka gënjyer deputetët (përfaqësuesit e popullit në Parlament) se nuk dinte gjë për Gërdecin. Ka gënjyer edhe publikun ndërkombëtar (nëpërmjet deklarimeve në BBC) se nuk dinte gjë për Gërdecin. Tashmë e vërteta ka dalë lakuriq, sepse edhe gënjeshtra e Berishës ka dalë lakuriq. Dhe përveç turpit që Kryeministri i tyre gënjen botërisht, mbi shtetin dhe institucionet e tij, mbi prokurorinë, mbi tërë shqiptarët do të binte turpi i mosshikimit të së vërtetës edhe kur ajo hedh valle lakuriq para tyre në formën e një Kryeministri që gënjen.
***
Një verbim i tillë i opinionit dhe i institucioneve është i justifikueshëm vetëm nën diktaturë ku njerëzit dhe institucionet janë të lirë të shohin (si në përrallën e Andersenit Mbreti Lakuriq) vetëm atë që diktatori lejon të shikohet, të shohin rroba të mrekullueshme edhe aty ku ka vetëm një mbret lakuriq, të shohin "ndershmëri" aty ku ka vetëm korrupsion, "devocion publik" aty ku ka vetëm tradhti publike, patriotizëm aty ku ka vetëm tradhtim të interesave të vendit dhe shqiptarëve. Aq shumë tradhti sa foshnjat, fëmijët, pleqtë, burrat dhe gratë humbasin jetën dhe Kryeministri nuk mban përgjegjësi. Në çdo vend normal, edhe sikur e gjitha të ishte vetëm një aksident, vetëm fakti që ndodhi dhe 25 vetë humbën jetën, minimalisht do të shkohej në dorëheqjen e Kryeministrit. Askush nuk mund të jetë më shumë përgjegjës se Kryeministri për katastrofa të tilla. Si nuk ka turp ky politikan të përdorë dy standarde, të jetë i pari për të përvetësuar lavdinë dhe asnjëherë i gatshëm të pranojë përgjegjësinë për dështimin dhe katastrofat (piramidat, Gërdeci)? Si nuk i vjen zor të rendë për të përvetësuar edhe një lavdi që nuk i takon si në rastin e ftesës për në NATO, duke ia veshur vulgarisht meritat vetvetes? Isha unë i pari që kërkova anëtarësimin e Shqipërisë në NATO - tha në të njëjtën intervistë kur për sa i takon përgjegjësisë për katastrofën e Gërdecit, deklaroi - nuk dija gjë! Është merita ime!- kur është fjala për lavdinë dhe "nuk është faji im" kur është fjala për përgjegjësinë. Kjo ka qenë gjithnjë sjellja e Berishës në këto 18 vjet. Kujt i duhen këta liderë, këta "Enverë" që fryhen vetëm me lavdi dhe përgjegjësinë ua u ngarkojnë në shpinë të tjerëve, në rastin konkret, gjeneralëve, shefit të shtabit apo magazinierëve? Dhe nëse kjo maskaradë liderësh të paprekshëm do përsëritet edhe pas tragjedisë së Gërdecit, atëherë kjo do të thotë se autoritarizmi i pushtetit të Berishës është bërë aq i frikshëm për institucionet dhe njerëzit, i ka korruptuar dhe lodhur aq shumë sa ata nuk guxojnë të shikojnë atë që shihet qartë (e jo më ta thonë) se tashmë Berisha ka dalë lakuriq.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (33 vendosur):
GJUHE TE PERSHTATSHME PER SALI BERISHEN,
NJERI ME DY FETYRE,
CDO DITE KA NJI FETYRE,NJI LLOJI SURRATI
NJI LLOJI TJETER BISEDASH,POR KE INATIN E FOLI HAKUN,BERISHA ESHT NJI NDER
MA MANUPOLUS SE CDO KUSH TJETER,NJI DY
FETYRESH,POR FETYREN E VERTET NUK E
E TREGON,AJO ESHT E MASHTRIMEVE,
GENJESHTRAVE,INTRIGAVE,HJEDHE HI NE SY
TE TJERVE PER TE SHPETUE VEDIN,TASH E
PROVOI SE DJE ISHTE KOMUNIST ME TEST
PARTIE NE XHEP,SOT E BEN LIGJIN VET,
SHQIPERIN E QUAN MULTIPARTI,POR VENDOS
E TIA,ASKUSH NUK PYTET VEQ BERISH,KY
ISHTE AMANETI NGA ENVER HOXHA PER NJI
PARTI,DHE KESHTU PO VEPRO.
Ndersa nqs do kisha me e pa *.Stefanin etj. shokt e tij si *.Zheji si perfaqsues i Shoeqnis Qytetare , mdut me than tverteten se jan kthy nShoeqni Katunare ,ne sherbim te I.Metes cfar ironie per vet Qytetarin e ktij veni ,sa turp .
* ju kujtohet nji Fimi kinostudios Shqipnia e Re , ku thuhet "Gelltin diku-dikur ,nji lug-Corb te vjeter e nxjerr zorret gjith Jeten "!
Kjo mduket mjaft e ulet mu per vedi ,sa turp per Qytetarin apo jo Stefani & Co !
Fytyra si jotja ,jane per shqiptaret letra Higjenike qe perdoren vetem ne WC.
Paskan msu dhe talibont me shkrujt !
Ky * vertet suxses per "njerezimin".
Perpara Edi shpeto ket popull Shqiptare.
Atdheu berishes ktij bestie njerezore eshte Paraja dhe krimi, gjyqi eshte gati po pret kriminelin e kombit shqiptar .
Hec Edo e beje gjith Shqipnin si Tirona ,coje atje ku meriton te jet ky komb ,jepi krenarine e mohuar dhe poshteruar ne Ballkan nga injoranti e shpellari berisha ,ndrico ket komb Shqiptare .
kurse rama esht karrierist i pa turpshem
E kjo eshte nji arritje madhe per specien njerezore.
Eshte moment historik per te gjithe kombin tone qe Edi Rama te vij ne pushtet dhe ta drejtoj Shqiperine per nja 20 vjet qe vijne dhe qe t'i * kalojme dhe Greqise e shteteve tjera. Vetem me njerez te punes dhe qe ka tru ecen vendi perpara. Nuk mund te shkojme perpara me nje te semure te tipit RRUMPALLA dhe me karakter islamik duke perfshi edhe te birin qe e ka shpirtin ne IRAN. Asgje s'ben per vendin keta islamista me RRUMPALLEN ne krye per 4 vjet. Fale projekteve te qeveris se Nanos et te tjere majtas (aeroporti, rruga Durres-Kukes, anetaresimi ne NATO)dhe qe i inaguron RRUMPALLA sot, perndryshe vendi do jet ma keq se ne Pakistan. Ti largojme keta monstra nga politika dhe po qe se eshte e mundur ti kthejme ne nje minoritet ne politik qe nje force tjeter e djathte (LZHK, PDK ) te dali ne skene me ide te reja dhe njerez te rij ne te ardhmen. Poste RRUMPALLO-KOMUNISTO-ISLAMISTO Sali Ram RRUMPALLA -MONSTRA ISLAMISTE E IRANIT DHE KONFERENCES ISLAMIKE QE AI PO E ********* SHQIPWERINE PARA E MBRAPSHT.
ok
vetem me thoni dicka cfar te mire kemi par ne si poppull si nga enveri e tek saliu i kemi provuar te gjith
asgje skan ber per ne vetem per veten e vet dhe njerzit e vet skemi shtet skemi politikan keto jan hajduta mafioza qe po ja pin gjakun popullit dit per dit mos harroni jemi dhe popull idiota mos jepni vota po jan genjy me nga 50.0000 lek vjetra per vot esh turpi me i madh per ne shqipetaret jemi shtet me shum vlera shum histori po sdim ta majm shtetin dhe sdim akoma historite e shqiperis sna i njeh njeri ca shteti kemi ne gjysmen e ka greqia shko dhe sala ben kontrat tjeter esh shitur shqiperia sikur je ne tregun e gabelve dhe kap e ble gjona te lira ca bohet kshu mer mjer populli ata do e ken ne kurriz gjithmon ne shqiperi kanjerz po vdesin perbuk marin buk me list skan shtepi vjedhje madhe tradhti e madhe vrasje madhe perse sepse skemi rend skemi qetesi siguri skemi pun asgje jemi ne dor zotit dhe dore emigranteve un qe po flas jam imigrant prej 12 vitesh ne london cme duhet sala e rama etj cfar kan be permua asgje vetem na kan vjedh cdogje qe kam ber ekam ber me djers si gjith un cdo emigrant tjeter ka ndihmu familjet e veta kurr sekam desh ndihmen e shtetit dhe kurr nuk e dua se kute maresh 1 ndihme do pagush shum shtrejt ne shqiperi smer dot i certifikat pa paguar ndonje 10.000 sepse korrupsioni ne qiell ske kute ankohesh sepse jante gjith te lidhur me vjen keq per familjet shqipetare sinqerish ku shikoj lajme ku shoh njerz qe skan buk me ngren etjer me iken mendja po cte bejm skemi gje ne dore shqiperia ka mare fund dita dites po vidhet po shitet mos harroni ne sna kanfut ne europ sepse ku do pastrohen leket ne zemer te europes shqiperia ma mire me na mar naj gjermani e naj shtet tjeter se kshu sic e kan nis kto mjer populli o milet spo flas me shum se mua me me ulur ne tavolin me gjith politikanet shqipetar i mund me pytje i bej qete largohen nga tavolina se jan burracaka hedhin gurin fshehin doren edhe njehr mjer popullishkret me Rrespekt Master
Jam gati ne moshe me ket zotriun Stefani .Por me ju thane te drejten fytyre me bajate ne mesin e 8-9 milion Shqiptarve nuk kam par ndonjeher e as qe do te shoh.
Ky zotriu nuk urren vetem Berishen por ky urren gjenezen , biologjin Shqiptare , ky me shume do te kishte pas qejf qe te ishte Grek apo Serb apo me nje fjale armik i Shqiptarve, sepse ashtu sillet . E sa per Kosovaret , ky Stefanoviq apo Stefanopullos , me me qejf do ti kishte par te hudhur ne det dhe ate sa me larg adriatikut.
Vendosni komentin tuaj