Faqja e Pare | Editorial | Genjeshtaret qe drejtojne shtetin kane ngritur nje shtet genjeshtrash

Genjeshtaret qe drejtojne shtetin kane ngritur nje shtet genjeshtrash

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Ylli Manjani

Zoti Kryeministër gënjeu në përpjekje për të fshehur të vërtetën e hidhur të pasojave të një krimi shtetror, pasoja e të cilit tashmë janë të qarta. Kryeministri gënjeu, sepse nuk pati kurajë të përballet me të vërtetën.

Këtë javë, media provoi qartësisht edhe njëherë se shqiptarët drejtohen nga dy gënjeshtarët më të mëdhenj që u kanë parë sytë, nga Presidenti i Republikës dhe Kryeministri i vendit. Pa pikën e turpit të dy zotërinjtë që kryejnë këto detyra të larta gënjyen paq kur thanë se “nuk dinin gjë për Gërdecin” apo se “nuk i kishte informuar njeri”. 

Dua të theksoj se si zoti Topi ashtu edhe zoti Berisha, për funksionet publike që kryejnë janë nën betim kushtetues.  Ata të dy janë betuar para Kushtetutës së Republikës për besnikëri, për zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve në shërbim të popullit. Të dy zotërinjtë e shkelën betimin dhe Kushtetutën, sepse e gënjyen popullin. 

Nuk ka sesi të bëhet turpi më i madh për kryetarin e shtetit, që të bëjë të paditurin kur për Gërdecin dhe cdo predhë që hyri e doli prej andej informohej në cdo 2 ditë.  Kryetari i shtetit të sotëm është përgjegjës për shkelje të betimit kushtetues të parashikuara në nenin 88.3 e Kushtetutës. 

Akoma më e zezë është panorama e Kryeministrit që u përbetua para Kuvendit dhe gjithë Shqiptarëve se “për Gërdecin mësoi vetëm ditën e ngjarjes tragjike”. Zoti Kryeministër gënjeu në përpjekje për të fshehur të vërtetën e hidhur të pasojave të një krimi shtetror, pasoja e të cilit tashmë janë të qarta. 

Kryeministri gënjeu, sepse nuk pati kurajë të përballet me të vërtetën. Me ligësinë e një gënjeshtari ai nuk veproi për të parandaluar shkeljet sistematike të ligjit që konsumonte Ministria e tij e Mbrojtjes. Shkelje të cilat cuan në atë shpërthim makabër. Po me të njëjtën ligësi kryeministri u përpoq të lante duart nga kjo histori, tamam në kohën kur kërkohen përgjegjës. 

Gënjeshtarët që drejtojnë shtetin, kanë ngritur një shtet gënjeshtrash, sepse gënjeshtra është e ngritur në sistem, që i kundërvihet ligjit dhe të drejtës. Tashmë nuk është cudi që të gjithë në këtë shtet gënjejnë. Duke filluar nga Presidenti e Kryemisnitri e deri tek faturisti i KESH-it, gënjenë. Të gjithë gënjenë me të vetmin motiv VJEDHJEN. Sipas Kodit Penal ata që gënjejnë për të vjedhur quhen MASHTRUES. 

I gjithë ky system gënjeshtrash ka ulur besimin e shtetasve tek shteti i tyre. Jeta, shëndeti e pasuria e cdo shqiptari sot është e pasigurtë nga shteti gënjeshtar i drejtuesve të sotëm. Nuk është cudi që pas pak ditësh të dëgjoni lajme se nuk ka pasur ndonjë herë shpërthim në Gërdec!!! Gënjeshtra nuk ka kufinj!

Në këto kushte, shqiptarët sot i kërkojnë gënjeshtarëve të largohen dhe institucioneve të shtetit të së drejtës të veprojnë. Partia Socialsite e Shqipërisë, nuk mund të mos jetë zëdhënëse dhe përfaqësuese besnike e këtij vullneti popullor që kërkon largimin e gënjeshtarëve. 

Nga ana tjetër, ne i bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë edhe kundër Presidentit dhe Kryeministrit për motivet kriminale të kësaj gënjeshtre kaq të madhe, që synoi të fshehë përgjegjësinë për krimin shtetëror.

Komente (2 vendosur):

Shahin Kolonja ne 10 April, 2008 12:15:47
avatar
Komenti i z. Manjani eshte nje shartese e formimit ideologjik te mbrujtur nga qeverisja Nano (kur ky kryente detyren e sekretarit te pergjithshem te kryeministise) dhe perpjekjeve per t'u futur ne vathen Ramiste. Nuk eshte e veshtire te shihet perpjekja per te gershetuar trajnimin e tij ne fushen e ligjeve me militantizmin komunisto-PS-eist.(Kjo eshte prevalente kur kihet parasysh nevoja per militantizem per t'u perfshire ne listat e "hapura" per deputet ne zgjedhjet e ardhshme)
Suksese ne kete kameleonizem modern z. Manjani.
thoma ne 10 April, 2008 01:54:07
avatar
Cfare lidhje kane perpjekjet e z. Manjani per t'u futur ne listat e hapura dhe te mbyllura te PS me faktet qe ai ngre? * eshte e vertete qe Berisha dhe Topi informoheshin nga Shtabi i Pergjithshem cdo dy dite mbi gjendjen e armatimit, levizjet e armatimeve dhe depot apo ndermarrjet, perfshire ketu edhe Gerdecin? Nese po, ketu qendro zoti Shahin Kolonja.

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2009 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
3.00