Faqja e Pare | Editorial | Kryeministri ne rolin e budallait

Kryeministri ne rolin e budallait

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Berisha

Artikulli investigativ, për korrupsionin me tregtinë e municioneve nga vendet e ish-Lindjes për në Afganistan, brenda të cilit një vend të rëndësishëm zë Shqipëria, është botuar në ballinën e gazetës më të famshme amerikane NYT (The New York Times), "noterizoi" ato që kishim mësuar gjatë këtyre ditëve. Për të kuptuar shkallën e përfshirjes së kryeministrit Sali Berisha në superskandalin e Gërdecit, mjafton të vlerësosh deklaratat e tij, ditë pas dite, që nga çasti i fatkeqësisë e në vazhdim. Në fillim tha se Ministria e Mbrojtjes (MM) kishte vetëm rolin e transportuesit të municioneve, më pas pranoi se vetë ai kishte firmosur një vendim të KM, sipas të cilit, dikasteri përkatës (MM) kishte shumë të drejta të tjera kontrolluese; ditën tjetër tha se emrin Gërdec e kishte dëgjuar për herë të parë në jetën e tij ditën e shpërthimit, më pas pranoi se dikush, nëpërmjet një miku, kishte kërkuar të takohej me të për çështjen tregtisë së armëve; më tej tha se baxhanaku i tij, tashmë i ndjerë, të cilin nuk e paskësh takuar asnjëherë, kishte shkuar atje për bukën e gojës (e kush, baxhanaku i një Kryeministri!), më pas, nga deklaratat e disa ish-punëtorëve, del se baxhanaku kish luajtur rolin e përfaqësuesit - mbikëqyrës të dikujt në atë vend, etj., etj.

***

E vërteta për Gërdecin ndodhet sot në trurin e çdo shqipfolësi. Poeti i madh amerikan Walt Witman, diku në një krijim të tij, ka thënë se "gjërat që kërkon t'i fshehësh, të shfaqen më tepër". Shpesh, kur njeriu zihet ngushtë bën të paditurin, krijon alibi, flet përçart, deri dhe luan rolin e budallait. Në rastin e njerëzve publikë, roli më i vështirë është ai i budallait. Brenda këtij roli duhen përdorur, njëkohësisht, demagogjia, shtirja, hipokrizia, shfajësimi, alibia, falsiteti, gënjeshtra etj., të gjitha këto të marra së bashku të bëjnë, të paktën qesharak dhe të shumtën, të fajshëm. Të bëjnë ta quash gazetën më prestigjioze në botë, NYT, "letër higjienike"!

Sado tjetër të jetë loja politike, ajo nuk mund të funksionojë kaq trashë, përkundër së vërtetës, që dihet publikisht, dhe në një moment kur shoqëria është e tronditur rëndë. Për qytetarët shqiptarë nuk ka shumë rëndësi se çfarë do të jetë përfundimi i hetimeve dhe verdikti i gjykatës (ky do të jetë një proces i gjatë), por se çfarë do të bëhet me politikën dhe cila do të jetë klasa politike që do ta udhëheqë Shqipërinë në vijimësi?

Rasti i Gërdecit duhet të shërbejë si leksion për çdo politikan aktual dhe për çdo njeri që ka ndërmend të merret me politikë. Nuk mund të gjendet ndonjë motiv më i fortë, se ky, për të shërbyer si motiv për rrëzimin e një qeverie, apo ikjen paqësisht të një Kryeministri.

Nuk është "Delijorgji" që ka kapur shtetin, por janë shtetarët që e kanë gjetur "atë" për të realizuar interesa korruptive. Mihail Delijorgji ishte një instrument i përdorur nga ish-pushtetarët e mëparshëm, (kujtojmë se ka qenë presidenti i klubit "Dinamo", pronë e Ministrisë së Mbrojtjes; tregtari më i madh i hekurit etj.) dhe nga pushtetarët e tanishëm; Qëllimi? Për të kapur shtetin e për t'u pasuruar në mënyrë të paligjshme, në përmasa të mëdha. Si i tillë Delijorgji, si person, është ndër më pak të fajshmit në raport me interesat publike, në këtë histori. Ndërsa "Delijorgji" përbën një fenomen në shoqërinë shqiptare.

***

Shqipëria ka përjetuar disa herë momente trazirash, për shkak të politikës, dhe deri më sot nuk është ndëshkuar asnjë politikan i lartë. As për korrupsionin e pas vitit 1992; as për ngjarjet e vitit 1996-1997, kur vendi ra në anarki; as për ngjarjet e vitit 1998, pas grushtit të shtetit; e, as nga të korruptuarit e qeverisjes socialiste nuk u ndëshkua njeri. Shqipëria është vendi ku dënohen vetëm hajdutët e xhepave, dhe kriminelët (e kronikës së zezë), që nuk janë të lidhur me politikën.

Shqiptarët vazhdojnë të mbeten në grackën e konceptimit të të gjithë politikanëve si të korruptuar. Edhe në qofshin të tillë, politikanët duhen detyruar t'i nënshtrohen sistemit, një sistemi që vetvetiu i përjashton të korruptuarit. Për të ardhur këtu, e para gjë që duhet ndëshkuar në Shqipëri është korrupsioni politik, duke filluar që nga korrupsioni me zgjedhjet. Kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet imponimit të një sistemi rregullash që faktorizojnë politikën e re përfaqësuese dhe ndalojnë informalitetin që prodhon korrupsion. Vetëm atëherë qytetarët do të ndjeheshin të sigurt në vendin e tyre, ndërsa pretendentët për burra shteti nuk do të luanin rolet e budallenjve.

Marre nga gazeta Shekulli

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
1.50