Faqja e Pare | Editorial | Ne Gerdec ka ndodhur nje krim i lidhur me korrupsionin shteteror

Ne Gerdec ka ndodhur nje krim i lidhur me korrupsionin shteteror

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Deputetei i PS Fatmir Xhafaj

Në Gërdec nuk ka ndodhur thjesht një ngjarje. Për më tepër nuk ka ndodhur thjesht një vepër penale e lidhur me mosrespektimin e disa rregullave teknike. JO! Në Gërdec ka ndodhur një KRIM i përmasave të jashtëzakonshme. Një krim që në kodin penal cilësohet VRASJE.

Dëshiroj të vlerësoj shumë faktin që bashkë me ne, media realisht e pavarur, gazetarë me guxim, transparencë, profesionalizëm dhe mbi të gjitha, me vullnetin për t´i shërbyer qytetarëve, nëpërmjet një gazetarie investigative profesionale po tregojnë me gisht dhe po shënjojnë fajtorët e dukshëm dhe të padukshëm të tragjedisë së Gërdecit. 

Në Gërdec nuk ka ndodhur thjesht një ngjarje. Për më tepër nuk ka ndodhur thjesht një vepër penale e lidhur me mosrespektimin e disa rregullave teknike. JO! Në Gërdec ka ndodhur një KRIM i përmasave të jashtëzakonshme. Një krim që në kodin penal cilësohet VRASJE. Një vrasje me jo pak por deri tani me 22 jetë njerëzish dhe me dhjetëra të tjerë të dëmtuar rëndë e shumë të plagosur. Një vrasje e lidhur me një korrupsion shtetëror të përmasave të jashtëzakonshme. Një vrasje që duhet të hetohet si një krim për të cilin ka bashkëpunëtorë në cilësinë e organizatorit dhe ekzekutorëve.

Në krye të hierarkisë së kësaj strukture qytetarvrasëse është padyshim kryeministri i vendit. Ai me veprimet apo mosveprimet e tij ka krijuar kushtet ligjore e administrative për krijimin e kësaj tragjedie. Ai me veprimet apo mosveprimet e tij nuk ka marrë masat e nevojshme që të parandalohet një krim i këtyre përmasave. 

Asnjë shqiptar nuk mundet të pranojë dhe besojë se kjo ngjarje erdhi vetëm për shkak se një ministër mbrojtje dhe strukturat  poshtë tij nuk kryen mirë detyrat e tyre. Aq më tepër të pranojë se çdo kush është fajtor, përveç zotit Berisha. Kryeministri po përpiqet të na mbushë mendjen se ai nuk kishte dijeni dhe se një sërë institucionesh kanë dështuar dhe nuk e kanë informuar atë se çfarë po ndodhte në Gërdec, fshat të cilin ai e njohu ditën e tragjedisë etj. të tilla. Ne në emër të shtetasve taksapagues të këtij vendi kemi të drejtë të pyesim :

Përse ju duhet shtetasve të këtij vendi një Kryeministër i tillë nëse ai është i pazoti dhe i paaftë të drejtojë, të kontrollojë në ushtrimin e detyrës makinën shtetërore që ka marrë përsipër nën përgjegjësinë e tij të drejtojë? Përse duhet një Kryeministër i cili firmos një akt ligjor që i hap rrugë një procesi tërësisht korruptiv dhe mbi të gjitha dukshëm krijon pasiguri jete për shtetasit? Përse duhet një Kryeministër i tillë kur funksionarët e tij të lartë shtetëror si psh dora vet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm jo thjesht vizitojnë këtë fabrikë vdekjeje në terren, por edhe e mbështesin atë me mjete shtetërore e nënpunës të shtetit? Në fund të fundit përse duhet një Kryeministër i cili me mosveprimet e tij nuk kontrollon zbatimin e vendimeve që vet miraton e firmos dhe për më tepër kur ka të dhënat e nevojshme që me atë vendim po abuzohet dhe cënohet siguria shtetërore e njerëzore?

Në dritën e të gjitha fakteve të publikuara dhe atyre që presin të dalin ende në dritë, Partia Socialiste konstaton se kryeministri i vendit ka qenë plotësisht i informuar, siç e ka pranuar edhe vetë, të paktën një muaj përpara shpërthimit të tragjedisë. Ai ka qenë i informuar jo pak, por një muaj para ditës së tragjedisë për aferën e pistë që po gatuhej. Siç ai vet ka pranuar në tryezën e tij një muaj më parë ai kishte të gjithë informacionin e nevojshëm që i bënte me dije se emri i tij dhe i të birit ishin të përmendur në këtë aferë, bashkë me emrin e biznesmenit të hekurit me rekorde kriminale dhe të një zyrtari të lartë të ministrisë së mbrojtjes. Kryeministri nuk bëri asnjë lëvizje, përveçse, siç pohon dhe vetë, bisedoi me të birin. Ai nuk i kërkoi SHISH një hetim për parandalimin e çdo situate që do të cënonte sigurinë kombëtare. Ai nuk i kërkoi llogari dhe as informacion ministrit të tij të mbrojtjes dhe shtabit të përgjithshëm për atë ç’ka po ngjiste në Gërdec. Ai nuk i caktoi detyrën dhe as i kërkoi Drejtorisë së tij të Kontrollit të Brendshëm të verifikonte zbatimin e vendimit të qeverisë të firmosur prej tij.

Kryeministri nuk i kërkoi ministrit të brendshëm, i cili ka një trupë permanente të stacionuar në Vorë, nuk kërkoi ndërhyrjen e ministrit të financave për të kontrolluar se çfarë po ndodhte në këtë fabrikë vdekjeje në zonën më të industrializuar të vendit, nuk foli as me ministrin e punës dhe të çështjeve sociale e kështu me radhë. Po atëherë ç’ju duhet taksapaguesve të këtij vendi një Kryeministër që nuk vepron për një informacion të tillë ndërkohë që siç na është mburrur pa hesap për rreth dy vjet rresht ai reagon për çdo lloj letre e sms-je që i dërgojnë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Çfarë e pengoi Kryeministrin tonë të njohur për ushtrimin e pushtetit me dorë të fortë të verifikonte e kontrollonte informacionin përkatës lidhur me aferën e krimit për të cilën përflitej edhe ai e familjarët e tij? Pse i duhet vendit dhe qytetarëve të tij një Kryeministër që me mosveprimet e tij ka përgjegjësi sepse ka lejuar të ndodhë, jo thjesht një kapje e shtetit, jo thjesht një aferë korruptive, por një KRIM që ka marrë plot 22 jetë njerëzish dhe ka dëmtuar dhjetëra e qindra jetë të tjera, ka vënë në pikëpyetje sigurinë e jetës së shtetasve të këtij vendi.

Nën maskën e përpjekjeve për normalizimin e gjendjes, kryeministri po kryen ditë mbas dite një tjetër atentat të rëndë kundër sigurisë kombëtare. Në mënyra nga më të ndryshmet ai po përpiqet të fshihet mbas përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në operacionin e demontimit, dhe pavarësisht ndërhyrjeve përgënjeshtruese nga ambasada amerikane në Tiranë, ai po kërkon të ndajë përgjegjësinë e Tiranës me Uashingtonin. Duke cënuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë aleancën strategjike të vendit me SHBA-në. 

Kryeministri nuk duhet të fshihet pas mazhorancës që ka, por të vetkërkojë heqjen dorë nga imuniteti, të shkojë ne prokurori të japë shpjegime për veprimet dhe mosveprimet e tij dhe njëherësh të japë dorëheqjen. Minimalisht të paktën të ruaj standartin e krijuar sipas tij nga ministrat e qeverisë së tij lidhur me imunitetin dhe dorëheqjen. Në të kundërt Kryeministri ynë do të tregoj edhe njëherë se ai ka standart të ndryshëm për veten. Krejt të ndryshëm nga ai standart i përdorur për Ministrin e tij të Drejtësisë, për Ministrin e Jashtëm dhe tashti së fundit të Ministrit të Mbrojtjes të cilat ai dhe shumë të tjerë i konsideruan si standarte demokracie, lirie dhe përgjegjshmërie që kjo qeveri i aplikoi. Nëse është vërtet kështu a ka Kryeministri ynë të njëjtin qëndrim me këto vlera demokracie, lirie e përgjegjshmërie ligjore? Nëse JO, përse na duhet ky Kryeministër?

Partia Socialiste po ndjek me vëmendje të posaçme hetimin e kësaj tragjedie. Partia Socialiste inkurajon Prokurorinë dhe i kërkon asaj të bashkohet me të vërtetën që tashmë është bërë pronë e publikut i cili ditë mbas dite, në mënyrë logjike, ashtu si dhe ju, po tregon me gisht mishin e huaj dhe kryemetastazën politike dhe korruptive që i ka zënë vendit frymën. Ne presim që hetimi i nisur t’i përcaktojë tragjedisë së ndodhur cilësimin e vërtetë ligjor, t’i gjejë këtij krimi me frymëzim, veprim e mosveprim shtetëror, autorët e vërtetë.

Mënyra e hetimit të kësaj çështjeje dhe adresimi i emrave të fajtorëve tek kryefajtori i vërtetë, është i vetmi shans që organi i akuzës të dëshmojë se varet nga Kushtetuta dhe ligjet e shtetit.   Ne jemi këtu jo për të paragjykuar, as edhe për të ndikuar mbi organin e akuzës, por natyrisht kemi të gjithë përgjegjësinë politike e kushtetuese të vigjilojmë, të kërkojmë e të kontribuojmë për respektimin e kushtetutës e të ligjit në emër të interesave të shtetasve të këtij vendi. Në emër edhe të të gjithë viktimave të pafajshme të Gërdecit jeta e të cilëve u ndërpre në mënyrë tragjike.

Komente (5 vendosur):

NEW JERSEY,USA. ne 24 March, 2008 06:39:29
avatar
TE GJITH JANE FAJTOR,VEQ BERISHA,TOPI,NANO DHE DUKE PERFSHIRE C'DO ANATAR OSE C'DO I PUNSUAR NGA QEVERIA E SALI BERISHES-NE HISTORI TE KAOMBIT KURR MA NE KEJAS POPULLI SHQIPETAR NUK KA QENE,NJI KORRUPSION,
NJI KEQ PERDORIM I PARAPAR NE ATE POPULL,BERIRA THOT; UNE DHE PRESIDENTI
AS QE KEMI DITUR SE KEMI DEPO MUNICIONI
NE VORE,UNE JAME KRYMINISTER,NUK MIRREM ME PUNE USHTARAKE,TOPI ESHT PRESIDENT,
AI NUK NDERHYNE NE USHTRI,NA KEMI PUNE
TJERA,NA UDHEHEQIM BANDAT E KORRUPCIONIT
JU E DINI QE KUR ISHA PRESIDENT U MERSHA
ME NAFT DHE SHITJEN E NAFTES KE
MILLOSHEVIQI,FOTOSI MIRRET NGA GREQIA,
ME NAFJEN JEMI TE GJITH,NA I KEMI PREMTUE POPULLIT SHQIPETAR SE DERI TU
C'VESHIM EKONOMIKISHT,MORALISHT DHE
PSIKOLLOGJISHT NUK JU LESHOJM,JU KENI
BOLL O POPULL;JU A PRUMA LIRIN,HOQA
MUNIZMIN,DHE PRUNA LIRIN E MIZORIS.
MA MIRE JENI TASH,APO NE MUNIZEM,APO
NE 1939 KUR MUSOLINI NA OKUPOJ?SOT
NUK JENI TE OKUPUAR,JO KOMUNIZEM,SOT
KEMI ATE QE SE KISHI KURR-KORRUPCIONIN-

VOTONI PER KUSHTETUTEN
E SALI POTOPAPES.
Gjini ne 24 March, 2008 06:55:49
avatar
Që nga rëna e komunizmit, Shqipëria kurrë nuk ka qenë më e fortë dhe më patriotike sikur tani! Me këtë dua të them se nuk është Sali Berisha, ai i cili shkaktoi tragjedinë që ndodhi.
Ka disa zëra të Qenve dinakë (psh. Edi Rama), të cilët mundohen që këtë tragjedi të ia ngarkojnë Kryeministrit Sali Berisha. Duhet të kemi durim dhe tu dalim në ndihmë viktimave, e mos të akuzojmë njëri tjetrin.
Alma envi ne 24 March, 2008 07:40:50
avatar
Politikanet tane nuk kane burrerine te pranojne qe pak a shume te gjithe ata kane dore ne tragjedine e Gradecit .Ku ishin ata para 15 Marsit. Gerdeci eshte vetem pak kilometra larg Tiranes . Ku ishin perfaqesuesit e partive politike te zones.NE ate zone dihen te gjitha bizneset e hapura. Habitem se asnje politikan nuk pranon hapur <<JEMI TE GJITHE FAJTORE>>. Me vjen shume keq per njerezit qe humben jeten, per femijet e traumatizuar. Eshte tragjike te flasesh per politike.
EURO 08 ne 24 March, 2008 07:53:21
avatar
O SHQIPERIA ASHT VEND I KORROPTUAR dhe vendi me i varfer ne bot aq sa e di une dhe shiqoj ne tv europiane ju jeni disa korrupta dhe hajna po merren more rrugen eeuropes shiqo te para e jo kurr te mbrapa se do te u ik dhe ju treni
nil nilaj ne 24 March, 2008 10:52:00
avatar
O shqipëtar,te gjithve na vjen shum keq per ate qka ka ndodhur.Kurr mos u perseritët.Por nuk duhet te na pushtojn emocionet dhe te behemi bashk me intersa te politikajve.Ata kan interesat e veta dhe shfrytezojn qdo moment per ta luftuar kundershtarin.A mendoni se per Gerdecin nuk kan ditur Opozitaret e Socialistet.Kan ditur fare mir.Ne SHBA me 11 shtator sulmuan terroristet e Bin Ladenit por as kush nuk ber keshtu sulme mbi qeverin dhe mbi udheheqjen.Fajin duhet ta bartin fajtoret e jo te shlyhet fajsia me pergjegjesi.Qeveria duhet te ndaj shperblim per policin dhe njerzit qe japin informacione qe qojn ne zbardhjen e rastit dhe kapjen e fajtorve dhe kryesve.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
1.50