Faqja e Pare | Editorial | Berisha tek Shtabi i Emergjences: Te gjithe rreth meje jane fajtore por jo une!

Berisha tek Shtabi i Emergjences: Te gjithe rreth meje jane fajtore por jo une!

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Berisha tek Shtabi i Emergjences

Në një fjalor të ashpër ndaj institucioneve kryesore të shtetit, të denjë për një kryetar opozite, por jo për një njeri që i ka vetë në dorë frenat e shtetit, kryeministri Berisha e largoi dje përgjegjësinë për tragjedinë e Gërdecit. “Ka patur një dështim të fortë, të një numri të konsiderueshëm institucionesh”, tha ai duke renditur ‘’ministrinë...e Mbrojtjes, ushtrinë, SHISH-in, SHIU-n, tatimet, inspektoriatin e punës dhe prokurorinë’’. Më pas, Berisha shtoi se ai dhe presidenti nuk dinin gjë fare, as se ekzisonte Gërdeci. Pyetja e parë që të vjen ndërmend kur dëgjon qëndrimin e Berishës është se si ka mundësi një kryetar qeverie nuk ka asnjë institucion nën kontroll? Ndërsa, pyetja e fundit: një kryeministër që nuk ka asnjë institucion nën kontroll, a duhet të japë dorëheqjen? Edhe Ponc Pilati do ta kishte zili oratorinë e Berishës dhe mënyrën se si ai tentoi t’i lajë duart dje nga “11 shtatori” – siç e quan ai – duke ia hedhur përgjegjësinë të gjithëve, përveç vetes.
Në shfajësimin e tij, Berisha bëri dje një autogol: një kryeministër që pranon dështimin e institucioneve kryesore të shtetit që drejton, është një kryeministër i dështuar që drejton një qeverisje të dështuar. Pra, që duhet të ikë.
Ditën e parë të tragjedisë, kreu i ekzekutivit deklaroi se në Gërdec është një kompani private dhe se “ministria e Mbrojtjes” ka vetën transportin. Dje, ministria e Mbrojtjes na doli përgjegjësja kryesore për ngjarjen. Eshtë e lehtë tani për kryeministrin ta shndërrojë ushtrinë dhe Mbrojtjen në tabelë qitjeje, është e lehtë për të t’ia ngarkojë Fatmir Mediut barrën e akuzave që në fakt rëndojnë mbi Berishën. Por, Fatmir Mediu në fund të fundit, pati përulësinë që të kryente aktin etik të dorëheqjes. Kryeministri jo vetëm që s’ka ndërmend të bëjë një gjë të tillë, por ja ç’thotë: “Tragjedia dëshmoi se reforma të thella dhe të gjithanshme janë të domosdoshme. Më e rënda është mungesa e informacionit për sigurinë nga institucionet që duhet ta trajtojnë këtë problem”. Kryetari i PD-së nuk bëri gjë tjetër dje veçse paralajmëroi beteja të reja, sinjalizoi luftën personale me drejtorin e SHISH-it, Bahri Shaqiri dhe drejtues të tjerë institucionesh si dhe konfirmoi se energjitë negative nuk do t’i mungojnë kurrë.
Berisha tha dje se nuk dinte asgjë për Gërdecin, por a ka mundësi të mos ketë ditur asgjë, ai, që zbardhi të plotë në parlament, të gjithë aferën që denoncoi biznesmeni Kosta Trebicka? A ka mundësi të mos ketë ditur gjë Berisha, ndërkohë që baxhanaku i tij punonte në Gërdec?
E dreqi e mori, a ka mundësi të mos ketë ditur gjë ai, i cili kërkon të informohet edhe për emërimet dhe shkarkimet e pastrueseve dhe shoferëve militantë në administratë?!
Në fund, kryeministri i quajti dje të dështuar dy institucionet: ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë në kohën kur pas më pak se 2 javësh kërkon të marrë një ftesë nga NATO për anëtarësim në Aleancë. E pse u dashka që vendet e NATO-s të ftojnë në gjirin e saj një shtet, ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e së cilit janë të dështuara? Për të marrë eksperiencë si dështohet një ushtri, një qeverisje, një shtet?
Në fakt, duke pranuar dështimin e një sërë institucionesh, kryeministri Berisha pranoi dështimin e tij personal. Ai foli si shef i opozitës dhe jo si kryeministër. Në fakt, ai i bëri më shumë punë vendit në opozitë se në pushtet.

Komente (9 vendosur):

FAJI ESHT JETIM ne 22 March, 2008 10:36:12
avatar
VETEN NJI GJE NE BOTE,ESHT PA NENE E BABA,"FAJI"
DY NJERZ JANE TE MIRE,NJERI KA VDEKE QE
5000 VJET,DHE TJETRI DO TE LINDI NE TE ARRDHMEN E 5000 VJETVE!
NDALU MORE LUM MADH!UNE SALI BERISHA
JAME I C'FAJSUAR NGA ZOTI,SE JO NGA
POPULLI!SHIQOM NE FOTO,JAME I RRETHUAR NGA NJERZ TE PERENDIS,ME QALLM,BARTH E
GREEN E BLUE,SHEJE I SUNETLLEKUT.
VALLAHU KAME ME JU SHITUE NJI DITE,A E
DINI KUR DESHTA ME E NDRRUE KUSHTETUTEN
KUR ISHA PRESIDENT,JU THASH;VOTONI PER
KUSHTETUTEN TIME!JU THAT JO!PRA TASH
JU SHITOVA.ALLAHU AKBR,HE TURPI TE
MBULOHT O BERIRA(GET UP THINK FOR YOUR
PEOPLE)
gaspri ne 22 March, 2008 01:29:25
avatar
kurre nje i paafte nuk e pranon fajin.posi nuk ka trima ky ven e tia numeroje ne balle.vetem qelloi vasil laci.vetem qelloi avni rustemi vetem qelloi lym kepi pa urdher pa parti.mijera ka vra enveri e nipat e fabrikat enden neper tirane me foristrada e badigarda asnji nuk mer hak.me mijera po vret dhe sala e prap po e mer voten.or lereni politiken po merni hak se po kerkoni gjurmet akoma UJKU ju hengri lejini gjurmet.kush eshte ai budall qe do thote KY e beri masakren!!!!!!populli qe fle vdes po na e pine gjakun me keq se partia
Jim Tafaj ne 22 March, 2008 03:15:15
avatar
Te ndjekesh komentet e Berishes do te thote te perjetosh momentet me komike qe ke [perjetuar ndonjehere. Pasi degjon nje fjali te ndertuar pa asnje rregull te struktures se gjuhes shqipe si psh " Ne , per te cilet ata, qe ... etj." dhe qe nuk mund te kuptohet nga askush, ligjerata vazhdon me mohimin e asaj qe ka thene nje dite perpara dhe me zbulimin e fajtoreve qe kane ndjetur pra karriges se tij dhe ai i ka trajtuar si me te sukseseshmit e kabinetit te tij. Por momenti me komik eshte kur thote " Une dhe Presidenti nuk dime gje" Kjo me kujton nje humor nga e kaluara. Pal Vata kishte ardhur ne Tirane dhe gazetaret po e intervistonin dhe konkretisht e pyeten per ecurine e rruges se Malesisi se Madhe.Pali nuk dinte gje prej gjeje dhe u pergjigj " Une dhe Enveri nuk dime gja, por mos e ka ba Mehmeti me koke te vet" Ha ha ha ha qeshni dhe qani o te mjere per kete qe u drejton. Votoni o Shqiptare si te marre se perseri do te degjoni xhevahire edhe me rrezikeshme se ato qe keni degjuar me pare. Dhe dikush do te thote " Qe cdo popull e meriton qeverine e tij "
Taraku 2 ne 23 March, 2008 05:47:54
avatar
I nderuar Murati shum njeri i dobet dhe i pa identitet,Si duket ju dhe gazeta e ju, deshironi dhe shkruani vetem trillime.Qerdhe e shpifjeve.More i mjer a din nji her te shkruani si duhet.Apo po e shfrytezoni per marketing politik.Sa shkurte pames,me nji fjal HULIGAN I LECKOSUR.Pse nuk shkruan per kete TRAGJEDI QE E KA TRONDITUR RENDE CDO SHQIPETAR.Te shiqojem per te ardhemen e ketyre njerzve fate keq.Si ti ndihmojem e jo te ngriteni pluhur pa nevoje.Si ju dhe keta te mjeret 24 ore lajeme shum njerz CELBESIRA DHE TE DESHTUAR NE JETE.Kthjelli pak,dhe shiqone vehten se kush jeni O TRADHETAR.
SA PO JU PAGUAJEN BOSAT GREK DHE SERB.
VLORA PERLE! ne 24 March, 2008 05:16:08
avatar
Jim Tafaj, ja si te erdhi pergjigjja e atyre qe mbeshtesin kete te cmendur!
Lexo pak Tarak-Torollakun se c'flet!

Kjo qeveri dhe ky kryeminister, do te permenden neper historite boterore, si rasti i vetem kur drejtimin dhe qeverisjen e nje vendi e marrin ne dore, TE CMENDURIT ME KARTELE, BARBARET, DHE TE GJITHE ANTIKAPATET E SPITALEVE!!

Jo vetem kaq, por Shqiperia se shpejti do te hyje ne Librin Guiness per numrin me te madh per 1000 banore, te personave me problemin qe quhet "Mental Disorder"

Jo Jo, s'ka mundesi, ne nje vend tjeter, do ishte ngritur i gjithe populli,dhe do ta kishte djegur te sheshi kete QELBESIRE, po njesoj sic dogjen Causheskun!!!

Vetem kshu shpjegohet qe Sala eshte akoma ne ate karrige!!
Ne ate vend kalon nate per nate djalli, e i shnderron shqiptaret ne qenie mizerje, dhe me emrin e SUPER-DJALLIT ne zemren e tyre, SALI BIRI SHA!!
Genci ne 24 March, 2008 07:32:23
avatar
Të nderuar bashkëatdhetar nga Shqipëria që komunikoni në këtë faqe. Rastësisht më ra rasti të lexoja polemikat e juaja që bëni këtu, dhe të drejtën më vie mua turp për juve se si ja lejoni vetes që të merreni me thash e themet e atyre që hanë e pinë e fitojnë një jetë luksoze. Në vendet tjera një tragjedi si kjo e Gerdecit,ishin mobilizuar të gjithë për të ju ndihmuar atyre që humben edhe të afërmit por edhe pasurit e tyre. E ju keni kohë të manipuloni gjërat, gjëja se juve ju ka mbetur të merreni me prokurori.
Vetëm pak analizoni se kur ndodhën këto fatkeqësi, dy tri javë pas shpalljes së pavarsisë së Kosovës, u bënë trazirat në Mitrovicë, dhe pas pak edhe Gerdeci. Ooooo ju lutem, leni anash inatin mes shqiptarve, se po ju them se gerdeci është një atentat për ta destabilizuar gjendjen në Shqipëri, kështu që të mos ketë mundësi të ftohet për anëtarsim në NATO. leni qeverin, Kryeministrin, presidentin, se ata të mirë janë, siq janë edhe opozita të mirë. Në fund të fundit ata i kemi si pozit si opozit, dhe nuk mundemi ti huazojm nga Italianet apo Greket apo Serbet, duhet ti përkrahim ata që i kemi.Por ruajeni bashkimin dhe të gjithë të luftojm armikun Serbo-Ruso-Grek.
Përshendetje vllazerore

Genci
k,golemi ne 24 March, 2008 08:36:45
avatar
Ketu vetem per tradhetare nuk behet fjale ,sepse tradhetaret e vertete jane keta pushtetare qe po na qeverisin sot.Pse komandanti i Forcave te Armatosura nuk e dinte ,Krye.....misri nuk e dinte ,Misri.. i Mrojtjes nuk e dinte,ti leme shakate menjane Ju lutem te gjitheve qe perpiqen te mbrojne keta kriminele,por edhe ata qe i thurin lavde politikaneve te opozites,Te gjithe jane te korruptuar,me mire do te ishte sikur punishtja e Gerdecit te zhvendosej ne Kuvendin e Shqiperise,dhe fatij e atyre te Pafajshme ta kishin keta krimba qe bejne pasuri dhe jo ligje ne ate Kuvend ,qe i ngjan nje kafeneje llafazanesh fallxhore sesa nje ndetese te Shenjte.Fajin e ka Komandanti i Forcave te Armatosura,Kryeministi qe nuk e paska ditur qe bazhanaku i tij qenka punesuar ne kete punishte vdekjeje ,Ministri i Mrojtjes por edhe gjithe Kuvendi i SHqiperise.Do te ishte me mire te vrisnim mendjen sesi te shpetonim nga keta kriminele dhe jo kush e ka fajin ,sepse qe te gjithe jane fajtore.
ne 24 March, 2008 08:39:58
avatar
k,golemi
po qyshe nuk e ka ditur more.po keta punojne me urdfhra te grekit dhe shkaut.dhenderr i serbit qka menon ai mire per shiperi kja kosove.
Bardh ne 24 March, 2008 08:50:09
avatar
Per mendimin tim, kjo ishte nje tragjedi kombetare dhe qe mund te kete gisht nga jasht nuk perjashtohet mundesija, nuk dua te shfajsoj qeverine por do tja le ne dore drejtesise per te zbuluar te plote tragjedine e gerdecit edhe pse ndodhi. bashkohuni shqiptare ngado qe jeni se vetem keshtu mund te perballojme cdo situate.
nuk eshte koha per fajsime e shfajsime por per unitet kombetar.
rrofte shqiperia shqiptaret dhe miqte tane ngado qe jane.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0