24 ore lajme: Han: Largohem nese nuk do te kete marreveshje Han: Largohem nese nuk do te kete marreveshje ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 18 March, 2008 07:33:00 Eshte shprehur mjaft i shqetesuar per situaten qe po kalon Shqiperia e futbollit, por sidoqofte ruan nje fije shprese dhe beson se dicka do te behet. Por, nese nuk ndodh asgje, atehere dirigjenti Han do te kerkoje nje tjeter orkester per te drejtuar, pasi ketej nga vendi i shqiponjave, simfonite jane shume te zhurmshme. Nje si ai, i mesuar te qendroje mes presioneve nga me te ndryshmet (konfliktet kur drejtonte Persepolisin apo ferkimet e shpeshta me presidentin e federates se Kamerunit), mund ta mbajne edhe ca kohe ne krye te kuqezinjve, me pas gjithcka kuptohet lehte, rruget ndahen, secili drejt nje fati me te mire. Kjo eshte ajo qe mendon edhe trajneri i perfaqesueses kuqezi, Ari Han, i cili do te prese qe ujerat e turbullta te qetesohen, por eshte lehtesisht e kuptueshme qe ne dy raste ai do te ike nga syte kembet: kur ujerat te mos qetesohen me (d.m.th., kur FIFA te jape vendimin e prere te perjashtimit) dhe kur ujerat te kerkojne shume kohe te qetesohen (d.m.th., kur do te nevojitet shume kohe mes bisedimeve dhe tentativave te paqes). Fundja, ai nuk ka perse te qendroje ketu. Para Shqiperise e kerkonte Irlanda, pas kuqezinjve nuk i dihet. Por CV-ja e tij ha buke ne te gjithe boten (ka drejtuar ne Evrope, Azi, Afrike) ndaj Han shprehet fare qarte: "Ne do te qendroj apo jo ne krye te kuqezinjve? Vendimi im do te varet nga marreveshja qe do arrihet".