Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Sporti | Han: Largohem nese nuk do te kete marreveshje

Han: Largohem nese nuk do te kete marreveshje

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Traineri i Kombetares shqiptare

Eshte shprehur mjaft i shqetesuar per situaten qe po kalon Shqiperia e futbollit, por sidoqofte ruan nje fije shprese dhe beson se dicka do te behet. Por, nese nuk ndodh asgje, atehere dirigjenti Han do te kerkoje nje tjeter orkester per te drejtuar, pasi ketej nga vendi i shqiponjave, simfonite jane shume te zhurmshme. Nje si ai, i mesuar te qendroje mes presioneve nga me te ndryshmet (konfliktet kur drejtonte Persepolisin apo ferkimet e shpeshta me presidentin e federates se Kamerunit), mund ta mbajne edhe ca kohe ne krye te kuqezinjve, me pas gjithcka kuptohet lehte, rruget ndahen, secili drejt nje fati me te mire. Kjo eshte ajo qe mendon edhe trajneri i perfaqesueses kuqezi, Ari Han, i cili do te prese qe ujerat e turbullta te qetesohen, por eshte lehtesisht e kuptueshme qe ne dy raste ai do te ike nga syte kembet: kur ujerat te mos qetesohen me (d.m.th., kur FIFA te jape vendimin e prere te perjashtimit) dhe kur ujerat te kerkojne shume kohe te qetesohen (d.m.th., kur do te nevojitet shume kohe mes bisedimeve dhe tentativave te paqes). Fundja, ai nuk ka perse te qendroje ketu. Para Shqiperise e kerkonte Irlanda, pas kuqezinjve nuk i dihet. Por CV-ja e tij ha buke ne te gjithe boten (ka drejtuar ne Evrope, Azi, Afrike) ndaj Han shprehet fare qarte: "Ne do te qendroj apo jo ne krye te kuqezinjve? Vendimi im do te varet nga marreveshja qe do arrihet".

Komente (3 vendosur):

iliri ne 19 March, 2008 11:17:47
avatar
tani kullosni dhite neper stadiume
arben mustafaj ne 20 March, 2008 02:10:32
avatar
E vetmja rruge shpetimi per kombetaren e futbollit qe kryetari i federates shqipetare Armand Duka dhe antaret e tije te bejne doreheqje dhe t'ja u len postin grupit specialist shqipetar te pa implikuar ne biznes perfitimi.Federata shqipetare e futbollit qe aktualisht ndodhet ne krize te thelle,duhet te ndermari dorheqjen si e vetmja dobi per futbollin shqipetar ne tersi .Nuk eshte pare ne asnje vend te botes qe te drejtat esklusive televizive te shiten nga ana e federates per qellim perfitimi personal,aq me keq ku flitet per ekipin tone kombetar te futbollit.Kjo do te thote te shesesh ndjenjat kombetare aq me teper shteterore .Kombetarja nuk eshte klub futbolli i ndonje qyteti qe si private ka qellime perfitimi,por perfaqeson shtetin shqipetar ne harenat nderkombetare .Nje qendrim i pameshirshem i ketij instituzioni, perkon edhe me nderhyrjen e qeverise dhe si konkluzion perjashtimin e shqiperise nga aktivitetet nderkombetare te ekipit ton kombetar te pa hafat nga ana e FIFA-s .Kushdo qe te ishte ne vend te trainerit te ri te kombetares Han do te ishte teper i shqetesuar me kete situat dhe patjeter do te reflektoje per nje zgjidhje te vleshme ne interes te tije.Pra le te fillojne pastrimet ne Federaten e futbollit per dobi te vlerave kombetare te ekipit te futbollit,per ti dhene shqiperise shancet e duhura te nje pefaqesimi me dinjitet ne aktivitetet nderkombetare.
arben ne 20 March, 2008 04:44:39
avatar
E keni degjuar shprefin " te kishim ca qereste" edhe une po e perseris. Po te kishim koka qe me gjithe shpirt do te punonin per futbollin shqiptar do te ishte fat per te gjithe,por ne dore e kane marre llumi i shoqerise shqiptare,qe nuk dine gje tjeter vecse te vjedhin.

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0