Reali dhe Barcelona nje faze e dyte e dobet.
Nje faze dyte per tu harruar nga kryesuesja e kampionatit spanjoll Reali i Madridit dhe ndjekesja e tij Barcelona. Shume pak per ekipe me kaq emer dhe per lojtare super te paguar.Në renditjen e fazës së dytë (9 ndeshje), dy të mëdhatë e Primera Divizionit kanë koleksionuar vetëm katër pikë më shumë se Levante e vendit të fundit “U mund Reali, shpreson Barcelona. Barcelona nuk përfiton nga humbja e Realit”. Këto dy tituj po pushtojnë në më shumë se dy muaj mediat spanjolle për sa i përket Primera Divizionit. Në fund fiton kush bën më shumë pikë, por sigurisht pa e ekzagjeruar. Barcelona dhe Reali i Madridit nga dy skuadra të mëdha, janë kthyer në dy skuadra që mund t’i mundë çdo ekip, qoftë në mes apo në fund të tabelës. Madrilenët janë shtatë pikë larg katalanasve, pavarësisht se skuadra e Bernd Shusterit ka humbur në tri nga pesë ndeshjet e fundit në kampionat, duke koleksionuar 6 pikë nga 15 të mundshme (6 gola të shënuar, shtatë të pësuar). Por Barça ka bërë më keq. Ka marrë vetëm një pikë në tri ndeshjet e fundit, duke koleksionuar një pikë nga nëntë të mundshme (5 gola të shënuar, 8 të pësuar). Editorialistët lokalë kanë lëshuar alarmin, ndërsa tifozët madridistë e kanë për turp të fitojnë një kampionat duke luajtur keq. Pas kurës “post-Galaktikos” të imponuar nga Kapelo, në Madrid të gjithë mendonin se do të vinin kohë të tjera. Por... jo vetëm që nuk po luajnë më mirë (të shtunën në “Riazor” asnjë gjuajtje në portë), por po humbasin edhe më shumë. Gjermani Shuster bashkë me lojtarët e tij është detyruar të dalë për 13 herë kokulur nga stadiumi. Kush ka në zemër ngjyrat blaugrana, duhet të ndjehet edhe më keq. Në Barcelonë të gjithë mendonin se pas titullit të humbur vetëm në javën e fundit sezonin e kaluar, ky vit do të ishte ai i hakmarrjes dhe gjërat do të përmirësoheshin. Të gabosh është njerëzore, por kur përsëritet shumë, të bën keq. Sigurisht që skuadra e Frenk Rajkard është e përgjysmuar nga dëmtimet, por është në garë për të tre trofetë. Në kupën e Mbretit (të enjten gjysmëfinalja e kthimit me Valencian, 1-1 në “Kamp Nou”), në Ligën e Kampionëve (në çerekfinale me Shalken) dhe në Kampionat shpresat janë akoma, por me këto paraqitje edhe tifozi më fanatik dyshon. Në renditjen e fazës së dytë (9 ndeshje), Barcelona e Reali i Madridit janë pothuajse të barabarta me Almerian me 15 pikë (nga 27 te mundshme). Përpara tyre është Sevilja (19), Vijarreal e Getafe (18), Deportivo la Korunja (17). Që të dyja të mëdhatë kanë koleksionuar vetëm katër pikë më shumë se Levante e vendit të fundit. Van Nistelroi nuk shënon që nga 20 janari, edhe pse një pjesë të ndeshjeve nuk e ka luajtur, për shkak të një dëmtimi. Ronaldinjo në tre muaj ka shënuar vetëm 2 gola, ndërsa Henri ka shënuar vetëm dy herë në 2008-ën. Që nga java e 23-të e deri më sot, diferenca e Realit ka variuar në këtë mënyrë: 8, 5, 2, 5, 8, 7. Dhe kjo është një arsye që kampionati spanjoll edhe pse duhen edhe dhjetë javë, është ende i hapur teorikisht. Por të dyja të mëdhatë e Spanjës i ngjajnë pak a shumë një filmi horror, pasi mund të humbasin e të fitojnë me këdo.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (2 vendosur):
Vendosni komentin tuaj