Seksionet
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Perfaqesuasja shqiptare e futbollit ne rrjetin televiziv RTL
Mbledhja e djeshme e Komitetit Ekzekutiv te Federates Shqiptare te Futbollit ka percaktuar kompanine fituese te tenderit per te drejten televizive gjate periudhes 2008 - 31 maj 2010. Keshtu, pas bashkepunimit me SportFIVE, federata ka perzgjedhur rrjetin gjerman si me te pershtatshmin, fale edhe ofertes se mire financiare. RTL Group, momentalisht eshte rrjeti televiziv me i madh evropian.
RTL Group do te jete “pronari” i te drejtes televizive te skuadres sone Kombetare per nje vit e gjysme. Kete e ka percaktuar ne mbledhjen e djeshme Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se, i cili pasi ka shqyrtuar te gjitha propozimet e bera nga kompanite e tjera, ka zgjedhur network-un gjerman si me te pershtatshmin, pasi oferta e tyre dhe emri i madh qe ka RTL Group nuk do te jete vetem nje burim te ardhurash nga paketa televizive, por edhe si nje burim miqesoresh i sigurt. Kjo sepse RTL ka nenkontrate me shume kombetare evropiane dhe, nese SportFIVE arriti te organizoje nje miqesore me Suedine ne Tirane, nga RTL Group pritet me shume, pasi mes skuadrave qe kane pranuar te shesin te drejten televizive te kjo kompani, eshte edhe Kombetarja gjermane.
Partneri i ri i FSHF-se, RTL Group, ka ne perberjen e tij 42 televizione dhe 32 radio, me te cilat transmeton ne cdo vend te Evropes dhe me gjere. Ne kete rast mund te thuhet me plot gojen se zgjedhja ka qene me se e goditur, pasi federata mund te mjele dicka me shume sesa parashihet nga te ardhurat e te drejtes televizive, por njekohesisht duke pasur nje partner te sigurt, i cili do te arrinte te siguronte edhe ndonje takim miqesor plus.
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj