24 ore lajme: Policia nderhyn per te ndare Partizanin me Dinamon. Policia nderhyn per te ndare Partizanin me Dinamon. ================================================================================ Edi Barci on 12 March, 2008 09:07:00 Ka perfunduar me nje sherr jo tradicional takimi i kthimit per kupen e Shqiperise midis Partizanit e Dinamos. Ndeshja perfundoi 0-0 dhe Dinamo kualifikohet fale rezultatit te ndeshjes se pare. Nervozizem, nderhyrje te ashpra, kartone te verdhe e shume te tjera solli ndeshja e djeshme mes Partizanit e Dinamos. Por, nese fjalia e mesiperme pershkruan fare shkurt ate qe ndodhi ne fushen e lojes, ajo qe erdhi pas vershellimes se trefishte te gjyqtarit Janku, ishte nje turp i vertete. Dy skuadra qe nuk e kane aspak problem te shkembejne grushte e shkelma me njera-tjetren e qe sherri behet aq masiv, sa edhe forcat e rendit mezi e ndalin ate. Me pas deklarata, prononcime, kercenime per ngritje padish dhe largimi kokulur i Partizanit dhe kryelarte i Dinamos, ishin epilogu i 90 minutave, por jo i krejt ndeshjes, sepse tani topi do t'i kaloje Komisionit te Disiplines, qe do te kete vertet shume pune. Ka qene sherri mes te kuqit Luan Pinari e dinamovitit Vincetic, qe ka bere te shpertheje meria e mbajtur brenda prej kohesh. Qe ne fushen e lojes, dy lojtaret shkembejne fjale e shkelma me njeri-tjetrin, per te kaluar me pas te duart ne perfundim te saj. Sikur te kishte pritur vetem nje sinjal, eshte Bekim Kuli, i cili shkon te godase Pinarin e me pas Devolli qe ka grushte e shkelma per te gjithe, perfshire edhe trajnerin Daja (inate te vjetra qe kur te dy ishin pjese e Elbasanit). Me keq del Kuli, qe merr goditje nga shume lojtare te Partizanit. Skenat e dhunes zgjasin disa caste dhe gjithcka qetesohet vetem pas nderhyrjes se forcave te rendit. Shenjat e saj shihen edhe ne dhomat e zhveshjes, ku sende te thyera ishin shperndare ne dysheme, perfshire edhe nje motor, i cili me siguri i perkiste ndonje punetori te stadiumit.