Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Sporti | Policia nderhyn per te ndare Partizanin me Dinamon.

Policia nderhyn per te ndare Partizanin me Dinamon.

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Ka perfunduar me nje sherr jo tradicional takimi i kthimit per kupen e Shqiperise midis Partizanit e Dinamos. Ndeshja perfundoi 0-0 dhe Dinamo kualifikohet fale rezultatit te ndeshjes se pare. Nervozizem, nderhyrje te ashpra, kartone te verdhe e shume te tjera solli ndeshja e djeshme mes Partizanit e Dinamos. Por, nese fjalia e mesiperme pershkruan fare shkurt ate qe ndodhi ne fushen e lojes, ajo qe erdhi pas vershellimes se trefishte te gjyqtarit Janku, ishte nje turp i vertete. Dy skuadra qe nuk e kane aspak problem te shkembejne grushte e shkelma me njera-tjetren e qe sherri behet aq masiv, sa edhe forcat e rendit mezi e ndalin ate. Me pas deklarata, prononcime, kercenime per ngritje padish dhe largimi kokulur i Partizanit dhe kryelarte i Dinamos, ishin epilogu i 90 minutave, por jo i krejt ndeshjes, sepse tani topi do t'i kaloje Komisionit te Disiplines, qe do te kete vertet shume pune.
Ka qene sherri mes te kuqit Luan Pinari e dinamovitit Vincetic, qe ka bere te shpertheje meria e mbajtur brenda prej kohesh. Qe ne fushen e lojes, dy lojtaret shkembejne fjale e shkelma me njeri-tjetrin, per te kaluar me pas te duart ne perfundim te saj. Sikur te kishte pritur vetem nje sinjal, eshte Bekim Kuli, i cili shkon te godase Pinarin e me pas Devolli qe ka grushte e shkelma per te gjithe, perfshire edhe trajnerin Daja (inate te vjetra qe kur te dy ishin pjese e Elbasanit). Me keq del Kuli, qe merr goditje nga shume lojtare te Partizanit. Skenat e dhunes zgjasin disa caste dhe gjithcka qetesohet vetem pas nderhyrjes se forcave te rendit. Shenjat e saj shihen edhe ne dhomat e zhveshjes, ku sende te thyera ishin shperndare ne dysheme, perfshire edhe nje motor, i cili me siguri i perkiste ndonje punetori te stadiumit.

Komente (2 vendosur):

Bedriu ne 13 March, 2008 07:55:51
avatar
Shum keq që kjo ndodh tek ne shqiptarët në sport.. Por une e kisha bër ligjin sikur se në përendim, nëse rrafen atëhere ta përjashtojn të gjith ekipin dhe ta denojn me shum(parash) extreme dhe ta prejashtojn atë lejtar që rrafet dhe ta denojn me para ..
dritani ne 13 March, 2008 02:04:10
avatar
sikur nuk e kemi zakon neve kete sidomos mes partizanit dhe dinamos gjithmone kane qene ndeshje klasi

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0