24 ore lajme: Benitez: Katërshja e madhe angleze, ndoshta më e mira në Evropë Benitez: Katërshja e madhe angleze, ndoshta më e mira në Evropë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 12 March, 2008 05:35:00 Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez pas kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ka pohuar se katërshja e madhe e futbollit anglez ndoshta është edhe më e mira në Evropë. Goli i Fernando Torresit në "Gjyzepe Meaca" e ka dërguar Liverpulin deri te fitorja ndaj Interit dhe në çerekfinale të garës elite të futbollit evropian, ku është bashkuar me tri skuadrat tjera angleze, Arsenal, Çelzi dhe Mançester Junajtedi, si dhe me katër skuadrat tjera Shalke, Barcelona, Fenerbahçe dhe Roma. "Kualifikimi i katër skuadrave angleze në çerekfinale të Ligës së Kampionëve tregon se Liga Premiere sigurisht është liga më e fortë në botë, kurse katërshja e madhe ndoshta edhe më e mira në Evropë. Më të vërtet kemi futbollistë të mirë në skuadër, kurse në finale më së shumti do të dëshiroja të kishim përballë një skuadër angleze", ka theksuar Benitez. Goli i Torresit ndaj Interit ishte goli i 26-të në edicionin e tij të parë me këtë skuadër. "Kam besim të madh tek Fernando. Ai ka shënuar tashmë 26 gola në këtë edicion, kurse mendoj se mund të presim ende edhe shumë gola prej tij. Në aspektin mental ai është shumë i fortë dhe përpiqet që të përmirësohet edhe më shumë nga dita në ditë", ka lavdëruar Benitez futbollistin e kombëtares spanjolle, Fernando Torres.