Faqja e Pare | Sporti | Benitez: Katërshja e madhe angleze, ndoshta më e mira në Evropë

Benitez: Katërshja e madhe angleze, ndoshta më e mira në Evropë

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez pas kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ka pohuar se katërshja e madhe e futbollit anglez ndoshta është edhe më e mira në Evropë. Goli i Fernando Torresit në "Gjyzepe Meaca" e ka dërguar Liverpulin deri te fitorja ndaj Interit dhe në çerekfinale të garës elite të futbollit evropian, ku është bashkuar me tri skuadrat tjera angleze, Arsenal, Çelzi dhe Mançester Junajtedi, si dhe me katër skuadrat tjera Shalke, Barcelona, Fenerbahçe dhe Roma. "Kualifikimi i katër skuadrave angleze në çerekfinale të Ligës së Kampionëve tregon se Liga Premiere sigurisht është liga më e fortë në botë, kurse katërshja e madhe ndoshta edhe më e mira në Evropë. Më të vërtet kemi futbollistë të mirë në skuadër, kurse në finale më së shumti do të dëshiroja të kishim përballë një skuadër angleze", ka theksuar Benitez. Goli i Torresit ndaj Interit ishte goli i 26-të në edicionin e tij të parë me këtë skuadër. "Kam besim të madh tek Fernando. Ai ka shënuar tashmë 26 gola në këtë edicion, kurse mendoj se mund të presim ende edhe shumë gola prej tij. Në aspektin mental ai është shumë i fortë dhe përpiqet që të përmirësohet edhe më shumë nga dita në ditë", ka lavdëruar Benitez futbollistin e kombëtares spanjolle, Fernando Torres.

Komente (3 vendosur):

vasfi ne 12 March, 2008 06:49:26
avatar
po eshte e vertete qe liverpooli eshte shkuadra me rezistuse ne evrope
plaku 1943 ne 12 March, 2008 07:26:55
avatar
hehehhe po ti VASFI po normal bre ai interi ska pa dasht me hi ne loj hiq dihet se kush jan LIVERPOOLI ata ska kush se e nal kjo eshte nen kampion edhe 5 her kampion i champions league edhe sivjet pe marrim apet kysmet ja kena me marr na LIVERPOOLI ja man utd edhe arsenali munet deri diku nashta se po lun llopt mir
raifi ne 13 March, 2008 03:45:15
avatar
Me te vertet Liverpulli ka merituar te shkoj me lart ne ligen e kampioneve.Interi ishte me te vertet nje ekip shum i dobt kunder Liverpullit.Liverpullit i deshiroj suksese deri ne finale....

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
5.00