24 ore lajme: Mancini jep doreheqjen nga Interi i Milanos. Mancini jep doreheqjen nga Interi i Milanos. ================================================================================ Edi Barci on 11 March, 2008 11:28:00 E papritur por tashme reale. Roberto Mancini do te lere Interin ne fund te ketij sezoni. Megjithese me kane mbetur edhe 4 vjet kontrate do te terhiqem nga drejtimi i Interit pas dy muajsh a gjysem, pra ne fund te ketij kampionati. Ishin keto fjalet e Roberto Mancinit fill pas disfates me Liverpulin per Champions. Megjithese ai thote se kishte kohe qe e mendonte kete, por prape berja publike pas disfates me Liverpulin te le te kuptosh se kjo duhet te kete qene shtysa kryesore. Kjo eshte nje "bombe" qe shperthen ne shtepine e Interit pas falimentimit te trete rradhazi te Mancinit ne Champions Lige. Massimo Morati, Presidenti i Interit nuk ka dashur te komentoje fjalet e Mancinit i cili ka deklaruar se Presidenti dhe klubi e dine dhe nuk jam zene me ta pas ndeshjes. Edhe lojtaret e Interit kane mbetur te surprizuar nga ky vendim i trainerit te tyre. Bile Kruz thote se Mancini ka thene "ndoshta" do te iki, dhe se keto jane gjera qe thuhen ne te nxehur e siper.