Seksionet
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Kovacic traineri i ri i Flamurtarit te Vlores
Edhe nje stol tjeter i perbysur ne Superligen shqiptare. Per Flamurtarin e Vlores do te jete Sllavko Kovacic, ai qe do te pasoje Memushin. Kroati i njohur ne Shqiperi si ish-ndihmes i trajnerit Oto Baric, kur ky i fundit drejtonte Shqiperine, ishte shume prane firmes me kampionet e Tiranes, pak muaj me pare. Megjithate, tani do te jete ne krye te skuadres bregdetare, te pakten deri ne perfundim te sezonit.
Lajmi i doreheqjes se Eqerem Memushit eshte bere publik nga vete ish-trajneri i Flamurtarit ne nje konference per shtyp. Ai deklaroi se pas diskutimeve te kryera edhe me drejtues te tjere te ekipit, kane rene dakord qe Memushi te mos jete me ne krye te Flamurtarit. Ishte Shpetim Gjika ai qe ka bere me dije se drejtimin e skuadres do ta marre trajneri kroat, Sllavko Kovacic, i cili ka qene edhe zv.trajner i Kombetares shqiptare te futbollit, perkrah Oto Baricit. Kovacic zoteron nje me nje eksperience mjaft te mire si trajner, dhe pritet qe te rrise rezultatet e skuadres.
Ardhja e Sllavko Kovacic ne krye te Flamurtarit mban firmen e nje vlonjati te njohur te fushave te blerta. Eshte Adrian Aliaj, ish-lojtari i Kombetares, i cili jeton ne Kroaci, qe ka mundur te mbylle tratativat. Detajet e kontrates nuk behen te ditura.
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj