Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Sporti | Seria A. Roma ne kryefjale. Parma largon Di Carlo

Seria A. Roma ne kryefjale. Parma largon Di Carlo

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Roma po jep tonin ne Serina A. Eshte kryefjala e cdo gazete sportive dhe jo sportive ne Itali. Eshte ajo qe eleminoi Realin e Madridit nga Champions Lige dhe eshte ajo qe shkoi dhe fitoi ne San Paulo te Napolit me skuadren vendese e cila mundi vetem nje jave me pare Interin kryesues. Keshtu pra Roma kthehet ne shtepi me nje tjeter 2 pikesh shume te cmuar duke pritur ndonje gabim tjeter te mundshem te Interit. Por pas kater javesh pa fituar (ne kampionat dhe Champions) edhe Interi i rikthye fitores po 2-0 me Rexhinen ne Milano. Pas fitores me Rexhinen te shtunen tifozet interiste festuan ne piaca Duomo 100 vjetorin e klubit te tyre me kengen shume urime per ty dhe nje torte gjigande. Edhe Juventusi dhe Milani kete rradhe fituan jashte fushave te tyre, respektivisht ne Genova dhe Empoli duke ruajtur ritmin e kryesuesve. Nga kreu i tabeles vetem Fiorentina nuk mundi te kaloje klasen kete jave duke i hapur edhe me shume oreksin Milanit per vendin e katert. Ajo humbi ne Siena me rezultatin 1-0. Nderkohe pas ketij raundi ne kampionatin italian edhe nje pankine eshte rezuar. Eshte Parma qe ka larguar trainerin e saj Domenico Di Carlo pas rezultateve te dobta dhe vendit qe ajo ze nga fundi i tabel se klasifikimit.Xhani De Biasi dhe Nevio Skala jane dy emrat me te perfolur per te marre ne dorezim Parmen. Por nuk perjashtohet edhe emri i Alberto Xakeronit.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0