Faqja e Pare | Sporti | Beckham në formë të mirë për ndeshjen e 100-të me Anglinë

Beckham në formë të mirë për ndeshjen e 100-të me Anglinë

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Ylli i futbollit David Beckham i dha barazimin ekipit amerikan Galaxy në një ndeshje me Hong Kongun por amerikanët gjithsesi humbën pas ekzekutimit të penalltive.

Beckham tregoi formë të mirë dhe thotë se është gati të luajë për të 100-ën herë për Anglinë edhe pse i dëmtuar paksa gjatë një ndeshjeje për Galaksinë e Los Anxhelosit javën që kaloi në Shangai. Beckham thotë se është i stërvitur për të luajtur mirë edhe disa vjet duke shtuar se standardet e futbollit në Amerikë nuk janë aq të ulta sa ç'mendojnë shumë njerëz. Shansi i Beckhamit për të arritur të luajë ndeshjen e 100-të është miqësorja Angli-Francë më 26 mars.

Trajneri anglez Fabio Capello e la ish kapitenin 32 vjeçar jashtë formacionit për ndeshjen me Zvicrën muajin e kaluar duke thënë se atij i mungon konkurrenca. Beckam ra dakord me vendimin e Capellos në atë kohë por tha në Hong Kong se është gati të luajë.

Beckham tha se të luante 100 herë për Anglinë ishte ëndrra e tij e fëmijërisë. Pritja që Beckham mori në Hong Kong këtë radhë ishte më e ftohtë nga ajo që iu bë kur ai luajti për Real Madridin kundër Hong Kongut në vitin 2003.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0